Olcion Muça, ushtari i cili ditën e djeshme tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në qendër të Lushnjës, tashmë i prangosur nga uniformat blu, kishte vetëm katër muaj që banonte në lagjen “Xhavdet Nepravishta”, ndërkohë që origjina e tij është nga qyteti i Beratit.
Ai punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje, është i martuar dhe me dy fëmijë binjake. Përpara oficerëve të policisë ai ka pranuar krimin duke u justifikuar se kishte nevojë për para. I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, në bankën që tentoi të grabiste, por kërkesa i ishte refuzuar.
Report Tv ka shkuar në banesë ku aktualisht po qëndron bashkëshortja e 25 vjeçarit dhe ka tentuar të komunikojë me të, por kjo e fundit nuk ka pranuar të flasë. Ndërsa komshinjtë ku jeton me qira çifti, shprehen se nuk njohin nga afër autorin e grabitjes, Olcion Muça.
Detaje të tjera për ngjarjen e tentativës së grabitjes së bankës nga ana e Muçës, pritet të zbardhen nga Prokuroria e Lushnjes, pasi ai ka rënë në duart e policisë menjëherë pas ngjarjes.
Komente












Po pse ore qytyk bajg neandërtali...pse ore primitiv shpelle, kështu zgjidhen punët? Unë personalisht në bazë të deklaracionit tim vjetor kur kerkova të merja kredi në bankë të bleja një bmw të re, banka nuk ma dha aq sa e desha unë sepse të ardhurat e mia nuk ishin të mjaftueshme për një makine të tillë , por, më uli në nivel tjetër kredie, kredi më të ulët ku më takonte të merja një golf të ri, makinë për “jorganin” tim, sepse këmbët shtrihen sa ke jorganin se për ndryshe në shtete si këta të ballkanit ku nuk mer vesh I pari te dytin bëhen gjëra kaq të jashteligjshme dhe për këtë këta shtete nuk ngrene koken sepse u ka zënë frymen, trutë dhe bythen bashkë, padrejtesia e allishverishit që lane trashegimi osmanllinjtë. Prandaj ty nuk të paska takuar të maresh atë që kerkoje sepse nuk paske patur të ardhura të mjaftueshme. Mirpo si injorant I paditur ke menduar se banka ta ka bërë kastile... Po pse ore ç pandehe ti se është banka? Bajgë injorante hyr brënda tani dhe kalo ca vite aty.
Përgjigjujot, e di sa na intereson apo jo! po ku e di ti si e ka pas hallin ky djali ore? ore dakort ka bere veprim te papranueshem, po ti qe nis me fyerje e sharje dhe e mbyll po keshtu, ca je ? po ti o PM te te them une, si te duket ? Bankat, nejse spo e ngas me se ca duan e ca meritojne... por mendohu pak dhe shikoje me qetesi, ka gabuar ky djali, i ka ik truri, ka bere veprim te gabuar, faj..po jo ta besh pacavure dhe ti , jorgani jot dhe gjyshja qe fle me ty brenda. meqe e nise dhe e mbylle, ok po ta mbyll dhe une me nje :pafsh e gjetsh si e meriton e si e ke shpirtin!