TIRANE- Shoferi i autoblindit të policisë së Beratit, që u sulmua me armë të kalibrave të ndryshëm në masakrën e Urës Vajgurore, ku mbetën të vdekur 4 punonjës të policisë dhe roja i vilës së Protoduarve, tregon pas 16 vitesh momentet e tmerit në “luftën”, që është zhvilluar në zonë, menjëherë pas largimit të Fatos Nanos. Gjyshi Malaj, ka treguar në muajin shtator 2013 para një noteri të gjithë ngjarjen e vitit 1997, si dhe debatet që ka pasur me kolegët e tij të ndjerë, lidhur me futjen e blindit në zonën, ku po kryhej shkëmbim zjarri mes dy bandave më të famshme të Urës-Vajgurore.
“Kam pas dijeni se në Vilën e Musa Protoduarit ishin të punësuar disa shkodranë ku unë kam njohur shtetasin Fran Marashi, rreth dy-tre muaj para kësaj ngjarje, dhe me sa kam pas dijeni ka qënë shofer i Musa Protoduarit. Ditën e krimit kur kaluam në Ura-Vajgore nuk e kam parë dhe nuk me ka rënë në sy Fran Marashi”-tregon Gjyshi Malaj. Në rrefimi i tij, të cilin “Shqiptarja.com” e zotëron të plotë tregohet Malaj tregon se mes plumbave kanë hyrë me një autoblindë, e cila nuk përballonte plumbat blindshpues dhe predhat anti tank. Vetë ai kishte mundur të dilte për një moment nga blindi që goditej nga katër anët dhe është larguar i tmeruar. Kjo dëshmi por edhe dy deklarime të tjera të personave që kanë qënë në vendgjarje, kanë vënë në lëvizje Fran Marashin, për rikthimin në gjykim të dosjes së tij, me qëllim zhvillimin e procesit gjyqësor në prani të vetë të akuzuarit.
Rrëfimi i plotë
Në Tiranë më datë 23.09.2013,në Dhomën e Noterisë Tirane,me seli në Bulevardin “Gjergj Fishta” Kulla nr.2 Tiranë, para noteres F. K. u paraqit personalisht shtetasi Gjyshi Malaj, lindur dhe banues në Urën Vajgurore Berat,me dokument identiteti me nr.personale 025356xxx. Deklaruesi u paraqit dhe kërkoi që me vullnetin e tij të lirë dhe të plotë të bëjë këtë deklarat si me poshtë vijon: Ka qënë data 17.06.1997 dhe unë kam pas detyrën e shoferit rezerve të blindit të policisë të Drejtorisë së Qarkut Berat. Ishte fushat elektorale për zgjedhjet e pushtetit qëndror,dhe në Berat erdhi ish-kryetari i PS Fatos Nano për takim me zgjedhësit.
Rreth orës 12:00 unë bashkë me shokët Ylli Dhamo ,Thimi Tanku, Shkelqim Selfo, Ilir Bani, Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Naim Gjerovani dhe Asllan Selami me sa më kujtohet, bashkë me disa makina të policisë të tjera shoqëronim eskortën e kryetarit të PS Fatos Nano. Ky shoqërim u bë në aksin e rrugës Berat-Tiranë, deri sa kaluam Urën-Vajgurore, urdhër i cili na ishte dhënë nga drejtuesit të Drejtorisë së Policisë Berat. Dua të theksoj se atë ditë situata në Urën-Vajgurore dukesh e qetë, por për shkak se shteti ishte akoma i paorganizuar, rezultat i ngjarjeve të Marsit të atij viti të falimentimit të firmave piramidale, është fakt i njohur botërisht që në Mars të po këtiij viti gjithë armatimi dhe municionet e ushtrisë dhe policise kishin rënë në duart e popullatës civile....
Atë ditë përcollëm eksortën e Nanos dhe kaluam edhe Urën-Vajgurore, dhe kam pas dijeni se në vilën e Musa Protoduarit ishin të punësuar disa shkodranë ku unë kam njohur shtetasin Fran Marashi, rreth dy-tre muaj para kësaj date, dhe më sa kam pas dijeni ka qënë shofer i Musa Protoduarit. Kur kaluam atë ditë unë nuk e kam parë dhe nuk më ka rënë në sy Fran Marashi, dhe të njëjtin fakt po e them se edhe në mëngjes kur kam ikur në këmbë në punë nuk e kam parë Fran Marashin atë ditë....
Nq kthim nga Ura-Vajgurore pamë që kishin dalë mbi taraca persona të armatosur me armë të ndryshme, dhe përsëri nuk e kam parë Fran Marashin. Blindi kaloi Urën-Vajgurore në drejtim të rrugës nacionale për Berat dhe personat e armatosur në taracë nuk qëlluan. Pasi blindi kaloi rreth 300 m për Berat, dëgjuam krisma armësh dhe në fakt kishte filluar përplasja me armë tek Ura-Vajgurore. Ne u kthyem në drejtim të Urës për të neutralizuar situatën,madje gjatë ketij kthimi unë debatova me shokët e mi të blindit,që të mos ktheheshim pasi situata ishte si në luftë të vërtetë dhe ky mjet nuk mund të ndërhynte midis forcave kundërshtare,dhe nuk ishte mjet që i rezistonte as plumbave blind shpues dhe as antitankut,fakt të cilin e dinim të gjithë. Megjithatë shokët nuk më dëgjuan dhe sidomos i ndjeri Asllan Selami, të cilin e kisha ngjitur në blind dhe debatova më shumë....
Kur u afruam afër vilës së Protuduarëve duke parë se predhat dhe armët ishin drejtuar duke qëlluar në blind, në këtë situtë unë jam hedhur nga blindi dhe kamë ikur i tmerruar për atë “luftë” që po ndodhte. Dua të shtoj se kur ishim pranë vilës së Protuduarve, nuk e kam parë shtetasin Fran Marashi. Më vonë mua më kanë thirrur në Tiranë kur është bërë gjyqi dhe unë i jam përgjigjur gjykatës dhe kam dhënë dëshmi për ngjarjen, dhe dua të theksoj që për Fran Marashin, nuk më ka pyetur as gjykata,as prokurori dhe asnje avokat në proces gjyqësor. Më vonë,duke qënë se ngjarja ishte shumë publike dhe në këtë ngjarja u vranë shokët e mi polic, kam rënë në dijeni se Fran Marashi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e policëve të blindit.
Tre arratisje për rrihapjen e çështjes
Që nga momenti i ekstradimit në 2007 nga Italia, Fran Marashi i ka kërkuar organeve të drejtësisë Shqiptare, rihapjen e çështjes dhe rigjykimin në prani tij. Po në fakt një kërkesë e tillë është refuzuar. Për të tërhequr vëmëndjen Marashi ka mundur të arratiset dy herë dhe një herë ka mbetur në tentativë arratisje nga burgu, ku sapo është kapur nga policia, ka deklaruar se ska dashur ti bëjë askujt keq, por vetëm të tërheqë vëmëndjen për rihapjen e dosjes së tij. Momentalisht kërkesa e Fran Marashit, ndodhet në listë pritje në Gjykatën e Lartë.

Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com