Dëshmia tronditëse e të penduarit Tafani: Për vrasjen e Çajup Selimit u dhanë 50 mijë euro! Laerti vrau kushëririn për reputacion! Fridmani kërkoi falje, na u lut të mos e vrisnim

Dëshmia tronditëse e të penduarit Tafani: Për vrasjen e Çajup Selimit u dhanë 50 mijë euro!  Laerti vrau kushëririn për reputacion! Fridmani kërkoi falje, na u lut të mos e vrisnim

1695900541_fridmanxhaferraj.jpg

Vrasja e Fridman Xhaferajt, në 2 qershor 2023 në Korçë, është një nga krimet më të rënda të kryera nga Laert Haxhiu dhe banda e tij me bazë veprimi në Lushnjë, Pogradec dhe Korçë.

Fridmani, sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, për djegien e një makine në Lushnjë, porosi që ishte dhënë nga kushëriri i tij, Laert Haxhiu. Xhaferaj dhe Haxhiu, nuk ishin thjesht dy të njohur në Lushnjë, por ata janë kushërinj mes njëri-tjetrin.

Pas vrasjes me një plumb pistolete, Fridmani, është hedhur në ujërat e një rezervuari në Korçë, dhe trupi i tij i pajetë u gjet pas 12 ditë.

Gazetari Elton Qyno zbardh dosjen hetimore të prokurorisë së Elbasanit, e cila nga mesdita e djeshme ka çuar materialin voluminoz në gjykatën e Elbasanit, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 13 personat e arrestuar.

Në material, jepet një tablo e qartë e aktivitetit kriminal të kryer gjatë viteve 2021 deri në vitin 2023.

Për këtë periudhë kohe, ka folur Artan Tafani i arrestuar më 23 shtator 2023 dhe Report Tv solli Videon ekskluzive e momentit kur iu vunë prangat. Ai ka treguar të gjitha krimet që ka kryer me Laert Haxhiun dhe anëtarët e grupit të tij. Në rrëfimin e Artan Tafanit thuhet se brenda 24 orëve grupi i Laert Haxhiut ka kryer dy vrasje. Njërën në Tepelënë, duke ekzekutuar në derë të shtëpisë tregtarin Çajup Selimin dhe tjetrën në Korçë, duke vrarë me plumb në kokë dhe më pas hedhur në rezervuarin e Gjançit, trupin e Fridman Xhaferaj.

Bashkëpunëtori i prokurorisë së Elbasanit, ka treguar krime nga data 1 qershor 2021 deri në momentin e grabitjes së “Tele.Co” në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ai u zbulua.

“…në 1 qershor 2021 në Tepelenë, unë së bashku me Laert Haxhiun, Erisiano Abedinin, Lulzim Spahinë, Ligor Romaçkën dhe Bujar Abedinin, kemi ekzekutuar në shkallët e një pallati, Çajup Selimin. Porosinë për këtë vrasje e kishte marrë, Laert Haxhiu, ku me sa mbaj mend shuma ishte paguar 50 mijë euro. Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini, ishin njerëzit që na mbanin në kontakt për sa i përket informacioneve për lëvizjen e Çajupit. Vrasjen zgjodhëm ta kryenim natën, kur Çajupi të kthehej në shtëpinë e tij që e kishte në pallat…”, ka treguar Artan Tafani.

Më tej ky i fundit ka rrëfyer se pas vrasjes së Çajupit,  Laert Haxhiu, Lulzim Spahiu dhe Ligor Romaçka nga Korça, kanë udhëtuar nga Tepelena në drejtim të Lushnjës, e mandej nga Lushnja në drejtim të Korçës. I gjithë udhëtimi është kryer natën, me qëllim për të vrarë në 2 qershor 2021, Fridman Xhaferaj, i cili disa ditë më parë kishte shkuar në Pogradec dhe Korçë me qëllimin largimin në Greqi. Para hetuesve, Aleksandër Xhaferaj, vëllai i viktimës ka deklaruar se:

“…në datën 24 Maj 2021, së bashku me vëllanë tim Fridmanin ka ardhur në shtëpi një person me emrin Kristi Bixheku, që drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të zezë me targa AA 980, ndërsa dy shkronjat e fundit nuk i mbaj mend. Bixheku, na ka marë mua dhe Fridmanin dhe së bashku kemi shkuar në Elbasan, dhe aty jemi takuar me Lulzim Arapin. Mbasi kemi konsumuar kafe, jemi ndarë ku unë dhe Kristi jemi kthyer në Lushnjë, ndërsa Lulzimi dhe Fridmani, kanë shkuar në drejtim të Korçës. Kur kemi shkuar në Lushnjë, Kristi Bixheku, ka paguar një shumë prej 22.000 lekë, pasi i ka prerë biletën për të shkuar në Greqi…”.

Më pas drejt Korçës, është nisur dhe Kristi Bixheku dhe të tre së bashku, Fridmani, Lulzimi dhe Kristi, kanë qëndruar në datat në datat 25, 26 dhe 27 Maj 2021 në ambientet e hotel “Dea” në Korçë, gjë e cila është konfirmuar jo vetëm nga verifikimi i regjistrave të këtij hoteli por edhe nga dëshmitë e punonjësve.

 Për bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafani, vrasja e Fridman Xhaferaj, ka qenë më e rënda dhe shtazarakja. Kjo vrasje ka lënë shenja tek ai, duke besuar se Laert Haxhiu, tashmë ishte kthyer në bishë, një njeri me paranoja që ishte i gatshëm të vriste këdo nga grupi i tij, nëse dyshonte se mund ta tradhtonte.

Vrasja e tij në Korçë, është kryer vetëm, sepse Xhaferaj në një moment e kishte kërcënuar kushëririn e tij Laertin, se nëse ky i fundit nuk e ndihmonte për ta nxjerrë nga burgu i Peqinit, Fridmani do fillonte të fliste në polici dhe prokurori, për vendodhjen e të kërkuarit Laert Haxhiu dhe krimet e tij.

 “…kërcënimi apo shantazhimi se Fridmani do fliste në burg, nëse Laerti nuk e ndihmonte, nuk është pritur mirë nga Haxhiu. Këtë mesazh, Fridmani ja kishte çuar këshëririt të tij, përmes avokatit që shkonte çdo muaj e takonte në burg. Avokati ia ka përcjellë Laert Haxhiut dhe që në këtë moment, ai ka filluar të dyshojë mbi besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e Fridmanit. Në këtë moment Laerti, ka filluar të bëjë plane dhe të flasë për ndëshkimin e tradhtarëve, ndërsa shprehej se kushëriri i tij,i kishte ulur reputacionin…Fridmani kishte rënë në burg për djegien e një makine”-tregon bashkëpunëtori i prokurorisë.

Përmes lidhjeve të tij, Laert Haxhiu arrin të ndryshojë në gjykatën e Lushnjës, masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Fridman Xhaferaj. ,Pas daljes së Fridmanit nga burgu, Laert Haxhiu filloi të vërë dalë nga dalë në zbatim planin për vrasjen e tij.

Në këtë vrasje kanë marrë pjesë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka (Golja), Mariglen Topuzi, Bledar Berberi, vëllai i “Koros” dhe Idriz Manej nga Shkodra me nofkën “Gjyshko”.

Sipas të penduarit, vrasja është kryer në një vend tjetër, ndërsa trupi i pajetë është hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

“…Fridman Xhaferaj, para se të vritej është rrahur… Laerti së bashku me ne, i kërkonim llogari nëse kishte folur dhe pse kishte shantazhuar dhe kërcënuar nga brenda burgut. E kemi goditur disa herë. Kur e vramë ai kishte rënë në gjunjë, ndërsa dy persona e tërhiqnin nga të dy krahët. Fridmani, pa pistoletat dhe filloi të ushtronte forcë për t’u larguar, por s’mund të lëvizte se dy veta e mbanin me forcë nga krahët. Ai i ka kërkuar falje Laertit, është përgjëruar dhe lutur të mos e vrisnin, në këtë moment është qëlluar me plumb pas koke. Për shkak se Fridmani ka lëvizur kokën shumë shpejt, plumbi i ka shkaktuar një të çarë, por i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Me makinë e kemi transportuar në Gjanç, ku trupin e pajetë e hodhën në rezervuar…”, ka treguar Artan Tafani.

12 ditë pas vrasjes së Fridman Xhaferaj, uji i rezervuarit nxori në sipërfaqe trupin e pajetë të 25-vjeçarit. Kalimtarët e rastit njoftuan policinë, e cila nisi hetimet.

Për këtë ngjarje në vitin 2021, u arrestua Lulzim Spahija dhe Kristi Bixheku, të cilët ende dhe sot vijojnë të jenë në burgun e Drenovës.

Gjashtë persona akuzohen për vrasjen  Çajup Selimit në Tepelenë të ndodhur më 1 qershor 2021. Autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisiano Abenidini, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka, Bujar Abedini.

Për vrasjen me paramendim të Fridman Xhaferaj akuzohen  Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi),Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar  Berberi,   Idriz Manej.


Lajmi kryesor:

Zbërthehet i penduari Artan Tafani: Ushtarit të Aldo Bares i bëmë kurth, e vramë pas grackës se do i gjenim disa doza me heroinë


G.MO/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë