Zbërthehet i penduari Artan Tafani: Ushtarit të Aldo Bares i bëmë kurth, e vramë pas grackës se do i gjenim disa doza me heroinë

Gazetari Elton Qyno ka siguruar pjesë nga dosja e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani anëtari i bandës famëkeqe të Lushnjës me kryetar Laert Haxhiun.

Rrëfimet e të penduarit të dosjes “Kurrës mos Harro”, me 6 vrasje të zbardhura, 12 të arrestuar dhe 4 në kërkim, Artan Tafani kanë hedhur dritë se si vepronte Laert Haxhiu, kreu i bandës që nisi si vetëgjyqësi për krimet që i ishin bërë në familje, dhe përfundoi duke vrarë edhe miqtë e tij

Nga qëllimi për të marrë hak, ndaj padrejtësive të familjes së tij, Laert Haxhiu, kreu i një bande me 15 anëtarë, sipas rrëfimit të të penduarit Artan Tafani, u shndërrua në një bishë që po eliminonte miqtë. Në dosjen e operacionit “Kurrë mos Harro, si rezultat i të cilit, 12 vetë u arrestuan, 4 në kërkim, 6 vrasje u zbardhën,  Tafani midis të tjerash ka treguar detaje se si e vranë në 2 qershor Fridman Xhaferajt, i cili ishte jo thjesht shokë por kushërinj me Laertin. Vendimi për ta eleminiuar,  Haxhiu e mori kur avokati i Fridmanit, i cili ndodhej në burg për djegien e një makine, i dha mesazhin për ta liruar, ndryshe do fliste me policinë

Tafani-  “…Kërcënimi apo shantazhimi se Fridmani do fliste në burg, nëse Laerti nuk e ndihmonte, nuk është pritur mirë. Këtë mesazh, Fridmani ja kishte çuar këshëririt të tij, përmes avokatit që shkonte çdo muaj e takonte në burg. Në këtë moment Laerti, ka filluar të bëjë plane dhe të flasë për ndëshkimin e tradhtarëve, ndërsa shprehej se kushëriri i tij, i kishte ulur reputacionin sepse kishte rënë në burg për djegien e një makine

Në dosje thuhet se përmes lidhjeve të tij, Laert Haxhiu arrin të ndryshojë në gjykatën e Lushnjës, masën e sigurisë për Fridman, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Pas daljes së tij nga burgu, Haxhiu filloi të vërë në zbatim planin për vrasjen j, në të cilën morën pjesë; Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka (Golja), Mariglen Topuzi, Bledar Berberi, vëllai i “Koros” dhe Idriz Manej nga Shkodra me nofkën “Gjyshko”. Tafani thotë se vrasja u bë në një vend tjetër, kurse trupi u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

12 ditë pas vrasjes, uji i rezervuarit nxori në sipërfaqe trupin e pajetë të 25-vjeçarit. Për këtë ngjarje në vitin 2021, u arrestua Lulzim Spahija dhe Kristi Bixheku, të cilët ende dhe sot vijojnë të jenë në burgun e Drenovës. Një natë më parë, grupi i Lushnjës kishte vrarë Çajup Selimin në Tepelenë.

“…në 1 qershor 2021 në Tepelenë, unë së bashku me Laert Haxhiun, Erisiano Abedinin, Lulzim Spahinë, Ligor Romaçkën dhe Bujar Abedinin, kemi ekzekutuar në shkallët e një pallati, Çajup Selimin. Porosinë për këtë vrasje e kishte marë, Laert Haxhiu, ku me sa mbaj mend shuma ishte paguar 50 mijë euro. Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini, ishin njerëzit që na mbanin në kontakt për sa i përket informacioneve për lëvizjen e Çajupit. Vrasjen zgjodhëm ta kryenim natën, kur Çajupi të kthehej në shtëpinë e tij që e kishte në pallat…”, ka treguar Artan Tafani.

Një tjetër vrasje e rrëfyer nga i penduari Tafani, që kur ishte fëmijë në 97-n i vranë babain para syve në Stan -Karbunarë, është ajo e Alban Semakun, alias Elton Mermali, i njohur edhe “Kinezi”, që për grupin e Laert Haxhiut, ishte ushtar i bandës së Aldo Bares.  Mermali në vitin 1998, kishte marë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë. Dhe për ta vrarë këtë person që sapo kishte dalë nga burgu, sipas Tafanit, u bë një plan mashtrimi, pasi e dinin që ai kishte varësi nga droga.

Tafani - “…pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua.. e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Ka hipur vetë në makinë dhe kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një lumi jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina.. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pas koke, dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Trupin e tij e lam  aty mes ferrave…”-

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Dëshmia tronditëse e të penduarit Tafani: Për vrasjen e Çajup Selimit u dhanë 50 mijë euro! Laerti vrau kushëririn për reputacion! Fridmani kërkoi falje, na u lut të mos e vrisnim

1695900541_fridmanxhaferraj.jpg

Vrasja e Fridman Xhaferajt, në 2 qershor 2023 në Korçë, është një nga krimet më të rënda të kryera nga Laert Haxhiu dhe banda e tij me bazë veprimi në Lushnjë, Pogradec dhe Korçë.

Fridmani, sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, për djegien e një makine në Lushnjë, porosi që ishte dhënë nga kushëriri i tij, Laert Haxhiu. Xhaferaj dhe Haxhiu, nuk ishin thjesht dy të njohur në Lushnjë, por ata janë kushërinj mes njëri-tjetrin.

Pas vrasjes me një plumb pistolete, Fridmani, është hedhur në ujërat e një rezervuari në Korçë, dhe trupi i tij i pajetë u gjet pas 12 ditë.

Gazetari Elton Qyno zbardh dosjen hetimore të prokurorisë së Elbasanit, e cila nga mesdita e djeshme ka çuar materialin voluminoz në gjykatën e Elbasanit, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 13 personat e arrestuar.

Në material, jepet një tablo e qartë e aktivitetit kriminal të kryer gjatë viteve 2021 deri në vitin 2023.

Për këtë periudhë kohe, ka folur Artan Tafani i arrestuar më 23 shtator 2023 dhe Report Tv solli Videon ekskluzive e momentit kur iu vunë prangat. Ai ka treguar të gjitha krimet që ka kryer me Laert Haxhiun dhe anëtarët e grupit të tij. Në rrëfimin e Artan Tafanit thuhet se brenda 24 orëve grupi i Laert Haxhiut ka kryer dy vrasje. Njërën në Tepelënë, duke ekzekutuar në derë të shtëpisë tregtarin Çajup Selimin dhe tjetrën në Korçë, duke vrarë me plumb në kokë dhe më pas hedhur në rezervuarin e Gjançit, trupin e Fridman Xhaferaj.

Bashkëpunëtori i prokurorisë së Elbasanit, ka treguar krime nga data 1 qershor 2021 deri në momentin e grabitjes së “Tele.Co” në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ai u zbulua.

“…në 1 qershor 2021 në Tepelenë, unë së bashku me Laert Haxhiun, Erisiano Abedinin, Lulzim Spahinë, Ligor Romaçkën dhe Bujar Abedinin, kemi ekzekutuar në shkallët e një pallati, Çajup Selimin. Porosinë për këtë vrasje e kishte marrë, Laert Haxhiu, ku me sa mbaj mend shuma ishte paguar 50 mijë euro. Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini, ishin njerëzit që na mbanin në kontakt për sa i përket informacioneve për lëvizjen e Çajupit. Vrasjen zgjodhëm ta kryenim natën, kur Çajupi të kthehej në shtëpinë e tij që e kishte në pallat…”, ka treguar Artan Tafani.

Më tej ky i fundit ka rrëfyer se pas vrasjes së Çajupit,  Laert Haxhiu, Lulzim Spahiu dhe Ligor Romaçka nga Korça, kanë udhëtuar nga Tepelena në drejtim të Lushnjës, e mandej nga Lushnja në drejtim të Korçës. I gjithë udhëtimi është kryer natën, me qëllim për të vrarë në 2 qershor 2021, Fridman Xhaferaj, i cili disa ditë më parë kishte shkuar në Pogradec dhe Korçë me qëllimin largimin në Greqi. Para hetuesve, Aleksandër Xhaferaj, vëllai i viktimës ka deklaruar se:

“…në datën 24 Maj 2021, së bashku me vëllanë tim Fridmanin ka ardhur në shtëpi një person me emrin Kristi Bixheku, që drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të zezë me targa AA 980, ndërsa dy shkronjat e fundit nuk i mbaj mend. Bixheku, na ka marë mua dhe Fridmanin dhe së bashku kemi shkuar në Elbasan, dhe aty jemi takuar me Lulzim Arapin. Mbasi kemi konsumuar kafe, jemi ndarë ku unë dhe Kristi jemi kthyer në Lushnjë, ndërsa Lulzimi dhe Fridmani, kanë shkuar në drejtim të Korçës. Kur kemi shkuar në Lushnjë, Kristi Bixheku, ka paguar një shumë prej 22.000 lekë, pasi i ka prerë biletën për të shkuar në Greqi…”.

Më pas drejt Korçës, është nisur dhe Kristi Bixheku dhe të tre së bashku, Fridmani, Lulzimi dhe Kristi, kanë qëndruar në datat në datat 25, 26 dhe 27 Maj 2021 në ambientet e hotel “Dea” në Korçë, gjë e cila është konfirmuar jo vetëm nga verifikimi i regjistrave të këtij hoteli por edhe nga dëshmitë e punonjësve.

 Për bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafani, vrasja e Fridman Xhaferaj, ka qenë më e rënda dhe shtazarakja. Kjo vrasje ka lënë shenja tek ai, duke besuar se Laert Haxhiu, tashmë ishte kthyer në bishë, një njeri me paranoja që ishte i gatshëm të vriste këdo nga grupi i tij, nëse dyshonte se mund ta tradhtonte.

Vrasja e tij në Korçë, është kryer vetëm, sepse Xhaferaj në një moment e kishte kërcënuar kushëririn e tij Laertin, se nëse ky i fundit nuk e ndihmonte për ta nxjerrë nga burgu i Peqinit, Fridmani do fillonte të fliste në polici dhe prokurori, për vendodhjen e të kërkuarit Laert Haxhiu dhe krimet e tij.

 “…kërcënimi apo shantazhimi se Fridmani do fliste në burg, nëse Laerti nuk e ndihmonte, nuk është pritur mirë nga Haxhiu. Këtë mesazh, Fridmani ja kishte çuar këshëririt të tij, përmes avokatit që shkonte çdo muaj e takonte në burg. Avokati ia ka përcjellë Laert Haxhiut dhe që në këtë moment, ai ka filluar të dyshojë mbi besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e Fridmanit. Në këtë moment Laerti, ka filluar të bëjë plane dhe të flasë për ndëshkimin e tradhtarëve, ndërsa shprehej se kushëriri i tij,i kishte ulur reputacionin…Fridmani kishte rënë në burg për djegien e një makine”-tregon bashkëpunëtori i prokurorisë.

Përmes lidhjeve të tij, Laert Haxhiu arrin të ndryshojë në gjykatën e Lushnjës, masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Fridman Xhaferaj. ,Pas daljes së Fridmanit nga burgu, Laert Haxhiu filloi të vërë dalë nga dalë në zbatim planin për vrasjen e tij.

Në këtë vrasje kanë marrë pjesë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka (Golja), Mariglen Topuzi, Bledar Berberi, vëllai i “Koros” dhe Idriz Manej nga Shkodra me nofkën “Gjyshko”.

Sipas të penduarit, vrasja është kryer në një vend tjetër, ndërsa trupi i pajetë është hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

“…Fridman Xhaferaj, para se të vritej është rrahur… Laerti së bashku me ne, i kërkonim llogari nëse kishte folur dhe pse kishte shantazhuar dhe kërcënuar nga brenda burgut. E kemi goditur disa herë. Kur e vramë ai kishte rënë në gjunjë, ndërsa dy persona e tërhiqnin nga të dy krahët. Fridmani, pa pistoletat dhe filloi të ushtronte forcë për t’u larguar, por s’mund të lëvizte se dy veta e mbanin me forcë nga krahët. Ai i ka kërkuar falje Laertit, është përgjëruar dhe lutur të mos e vrisnin, në këtë moment është qëlluar me plumb pas koke. Për shkak se Fridmani ka lëvizur kokën shumë shpejt, plumbi i ka shkaktuar një të çarë, por i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Me makinë e kemi transportuar në Gjanç, ku trupin e pajetë e hodhën në rezervuar…”, ka treguar Artan Tafani.

12 ditë pas vrasjes së Fridman Xhaferaj, uji i rezervuarit nxori në sipërfaqe trupin e pajetë të 25-vjeçarit. Kalimtarët e rastit njoftuan policinë, e cila nisi hetimet.

Për këtë ngjarje në vitin 2021, u arrestua Lulzim Spahija dhe Kristi Bixheku, të cilët ende dhe sot vijojnë të jenë në burgun e Drenovës.

Gjashtë persona akuzohen për vrasjen  Çajup Selimit në Tepelenë të ndodhur më 1 qershor 2021. Autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisiano Abenidini, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka, Bujar Abedini.

Për vrasjen me paramendim të Fridman Xhaferaj akuzohen  Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi),Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar  Berberi,   Idriz Manej.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dash Labi: 30/09/2023 13:41

    Qamil ruaj dhente he te keqen

    Përgjigju
  • xoni: 30/09/2023 13:18

    Pa problem tani qe gjyqtari kriminel Gerd Hoxha un ngrit ne detyre ne Gjykatën e apelit I liron te gjithë....eshte ai I Dan Hutres dhe media asnje lajm per kete maskaradë te Klgj o pika e drejtesise se re!!!

    Përgjigju
  • Turp: 30/09/2023 12:42

    Ca spo lexojm der tani turpe duke vrare dashnoret e mamase e duke vrare kushurinjt e tyre. Pyyyy race e pa bese rsce e flliqur. Djemt marin haken e mamase djemt e mamit jan gango. Gango na lushnja. U bem dhe ne gango me kleviolin e me izetin.

    Përgjigju
  • ADD: 30/09/2023 12:04

    Nxirrni nga burgu atë Bixhekun nëse ska gisht fare në ngjarje. Ja ti shkojn për vizit ati bujkut babës Laertit e tja numurojn në lule e në tule.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja