Dëshmitari i masakrës serbe të Krushës akuzon: Videon e vrasjeve ia dhashë Bashës! Më tha jam i Hagës, s'e mendova se do e manipulonte! Refuzoi të më takonte më pas

KOSOVË- Milaim Bellanica është njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit. Por, ndryshe nga të tjerët, Milaimi mori guximin që të gjironte ngjarjen makabre me shpresën se në të ardhmen do të përdorën kundër Serbisë.

Gjatë marsit të 99-ës, me kamerën e tij arriti t’i gjiroj 30 viktima të djegura e masakruara në pesë lokacione të ndryshe të fshatit, po ashtu dëshmi të ushtarëve që tregonin se synonin që në Krushë të Madhe të shkaktonin 500 viktima. Por, këto xhirime asnjëherë nuk përfunduan aty ku duhet. Gjatë qëndrimit në Kukës, një ekip i rrjetit televiziv britanik, BBC-së kishin rënë në kontakt me të, ku kishin transmetuar vetëm 2 minuta nga xhirimet.

Si rrjedhojë, atë e kishte takuar Lulëzim Basha i cili i kishte kërkuar materialin.

"Lulzim Basha është prezantuar që unë jam punëtor i gjyqit të Hagës, këtë dëshmi më mirë truhen te ne sesa ti, dhe unë atë besim e kisha se ata e rruajnë më mirë, nuk e mendova se do e manipilojë", tha ai.

Ai tregon se pas luftës është takuar vetëm një herë me të me qëllimin e vetëm që t’i siguronte dëshmitë.

"Një herë jam takuar drejtpërsëdrejti me të, dy herët e tjera as nuk më kanë lejuar që të hyjë në zyrën e tij. Kur e kam takuar më ka thënë "Po", e thirri Raxhën, vjen Raxha ta jep kasetën dhe je i lirë, as s'më njeh as të njoh, dhe pastaj as më ka thirrë asgjë", tha  Bellanica

Krusha e Madhe mbetet një ndër vendet ku forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kryen një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës. Në këtë masakër makabre u vranë 243 persona, prej të cilëve 63 personave ende nuk u janë gjetur trupat./TCH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 12/11/2020 19:31

    Ky mjeran nuk po e thotë të vërteten se me siguri Luli i ka thën : " Jamë i Sali Berishes " e ky ka besu ! ZUZAR

    Përgjigju
  • Roni: 12/11/2020 18:27

    E keqia e shqiptareve jane vet shqiptaret

    Përgjigju
  • Filoni: 12/11/2020 17:06

    A mër Lul mêr 'patrriot' ty u ka dash me të fut 'Lulin' bythve o krijes e shpifme e tij veni. Ishalla zoti aty ku të dhem mo shumê ta sjelltë.

    Përgjigju
    • dada: 12/11/2020 17:23

      kerkoi Bashes qe te bej be ne xhami dhe shiko a do te tregoj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër