Dëshmitë që fundosën organizatën, zbulohet njëri prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë! Aurel Lazaj 'i penduar' që në 2018-n! U mor në pyetje në Bari

Dëshmitë që fundosën organizatën, zbulohet njëri prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë! Aurel Lazaj 'i penduar' që në 2018-n! U mor në pyetje në Bari

Aurel Lazaj

TIRANË-Zbulohet emri i një prej 4 personave , bashkëpunëtorë të drejtësisë, që kanë bërë të mundur shkatërrimin e organizatës kriminale, me 4 grupe, që kultivonte dhe trafikonte droge nga Shqipëria për në Itali dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Njëri prej tyre është Aurel Lazaj, i cili ka qenë për të njëjtin rrjet bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe ka ccuar prapa hekurave Euron Hotin dhe Malton Lleshajn. Lazaj tregoi të gjithë mekanizmin dhe persona e përfshirë në këtë grup kriminal.

Paraditen e sotme kreu i SPAK vlerësoi rolin e të penduarve në suksesin e operacionit.

"Një e re absolute e këtij hetimi është kontributi i çmuar i bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të gjithë shtetas shqiptar, deklaratat e të çileve, në lidhje me krimet e kryera në Shqipëri dhe në Itali, janë mbledhur në Bari nga prokurorët e D.I.A-së lokale e të SPAK-ut të Tiranës e pasi janë verifikuar përkatësisht, janë përdorur – në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore – në procedimin penal shqiptar", tha ai.  Ata janë marrë në pyetje nga autoritetet në qytetin e Barit, ku kanë qenë edhe përfaqësues të SPAK.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’ - Gjykata konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’ - Gjykata konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen