TIRANË- “Dritan Lamaj ka pasur probleme me 200 biznese. Ditën e vrasjes unë dhe Arbeni kemi qenë në Laç për të ndjekur një ndeshje futbolli”, kjo është deklarata e vëllait të të akuzuarit për vrasjen e kreykomisar Dritan Lamaj, Mark Frroku në seancën e sotme gjyqësore ndaj të akuzuarit, Arben Frroku.
Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku i cili akuzohet për vrasjen e ish-komisarit të kombinantit Dritan Lamaj dëshmojnë të afërmit e biznesmenit mes tyre dhe vëllai i tij, deputetit Mark Frrok.
Në dëshminë e tij Marku tha para trupës gjyqësore se ish-shefi komisariatiti të Kombinatit ka patur probleme me 200 biznese, e jo vetëm me ta por edhe me qytetarë.
Sipas dëshmisë së tij, deputeti Mark Frroku pranoi të ketë patur njohje me ish-shefin e policisë, por akuza për vrasje që bëhet ndaj vëllait të tij është e pabazë.
“E kam njohur Lamajn si shef Komisariati Nr. 6”, ka dëshmuar vëllai i të akuzuarit, duke vijuar se, “ditën e vrasjes së Lamajt, ne ishim në Laç, ku luante Tërbuni”.
Po ashtu Frroku tha se ka qenë shefi i policisë së Kombinatit që ka shoqëruar vëllain e tij Arbenit pa asnjë arsye, dhe nisi konfliktin me ta.
Ndër të tjera, Mark Frroku hodhi akuza dhe mbi blutë e Tiranës, ku sipas tij kontrolli në banesën i është bërë pa mandat duke ushtruar terror mbi të dhe familjarët, paçka se i vëllai i tij nuk ndodhej në banesë por ishte nisur për në Greqi.
Ndër familjarët e tjerë që dëshmuan para turpit gjykues janë dhe djali i biznesmenit Arben Frroku, Grand Frroku, kushëriri i tij Jak Jaku dhe Edmon Vlashaj.
Pas dëshmisë së 4 familjarëve të të dyshuarit, seanca është shtyrë për t’u zhvilluar javën e ardhshme ku do të thirren të dëshmojnë 8 të afërm të tjerë të Arben Frrokut.
Ndërkohë, javën e kaluar dëshmuan familjarët e të ndjerit, që deklaruan se Lamaj ishte kërcënuar me jetën e të motrës dhe të vajzës së tij.
Shefi i Komisariatit Nr.6 në Kombinat, Dritan Lamaj u ekzekutua me 12 plumba pranë shtëpisë së tij në zonën e "Vasil Shantos", mbrëmjen e 24 shkurtit të vitit të kaluar.
Si autor i ekzekutimit, u dyshua biznesmeni Arben Frroku, i cili u arrestua në Selanik brenda 24 orëve pas ngjarjes.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.9%
-
Jo
19%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 1392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hodhi në erë automjetin e Preng Gjinit në 2020-ën, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë
18 Maj, 16:58
-
Zyrtare/ FK Ballkani kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, Ilir Daja shkruan historinë në futboll
18 Maj, 16:58
-
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
18 Maj, 16:57
-
SPAK 'zbërthen' aleancat e grupeve kriminale/ Durim Bami u lidh me Leonard Dukën me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt
18 Maj, 16:55
-
Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat
18 Maj, 16:33
-
VIDEO/ Supergol në ndeshjen e lamtumirës, Marco Reus shënon në sfidën e fundit me Dortmund në Bundesligë
18 Maj, 16:31
-
SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi
18 Maj, 16:30
-
Tradita vazhdon! Festivali Folklorik "Sofra Konispolate" mbahet në Konispol dhe mbledh dhjetëra artistë
18 Maj, 16:25
-
Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani
18 Maj, 16:17
-
Emigrantët shqiptarë protestë simbolike në Milano: Duam të votojmë në 2025! Protestë dhe në Hagë
18 Maj, 16:00
-
Lewandowski mbetet pa trofe, 'Topi i Artë' për vitin 2020 nuk do të jepet
18 Maj, 15:52
-
Drejtonte aktivitetin e narkotikëve dhe të lojërave të fatit, Report Tv siguron foton e ish-drejtorit të DVP Lezhë, Henerigert Mitri
18 Maj, 15:45