Dështimi i triumviratit të Lulzim Bashës në tri qarqet e mëdha

Dështimi i triumviratit të Lulzim Bashës në tri qarqet e mëdha

Lulzim Basha nuk vendosi njerëz që të kishin një simbiolikë me territorin me komunitetin, por emëroi të deleguar në tre qarqet e rëndësishme të vendit, siç janë Elbasani, Durrësi dhe Korça.Dërgoi atje, njerëzit e afërt në drejtimin e PD-së: Gazment Bardhin, Edi Palokën dhe Edmond Spahon.

Të tre këto “musketjerë” të kryetarit të PD-së pësuan një fiasko elektorale, pasi jo vetëm humbën në të tre qarqet, por patën siguruar edhe një rezultat të dobët individualisht.

Gazment Bardhi ka pësuar një disfatë të vërtëtë në Elbasan, ku PS e Taulant Ballës atje, për pak nuk i ka marrë manfatin e 9-të, kurse vetë Bardhi ishte nga më pak të votuarit.

Edhe pse thirri në fushatë thuajse të gjithë shpurën e ushtarakëve e policëve që rrijnë pranë Sali Berishës, një prej të cilëve shkaktoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit.Pikërisht kjo vrasje dhe sjellja e Gazmend Bardhit ka qenë thelbi i disfatës së tij.Partia Demokratike në Elbasan është një forcë që jo thjesht nuk u votua, por u refuzua.

Në Bashkinë Elbasan, PS-ja ka marrë gati 10 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, e në qytet brenda më shumë se 4 mijë vota më shumë, çka është një rezultat domethënës, pas ngjarjes tragjike.

Ndërkaq, në të gjithë Bashkitë e Elbasanit, PD-ja ka patur humbje të ndjeshme, madje edhe në Peqin ku rinxori Dash Sulën për të rikuperuar situatën.I cili duhet thënë ka marrë më shumë vota se Gaz Bardhi.

Pse ndodhi kjo: për dy arsye.

Bardhi se përfaqësoi në asnjë moment Elbasanin dhe në momentet kur pati një problem të rëndë reagoi si alien dhe trajtoi një qytetar 24 karatësh të kthyer në kufomë, si një njeri të keq.Në Durrës ndërkohë, Edi Paloka u dërgua si udhëheqës i partisë, por që Durrësin nuk e kishte mbuluar kurrë.

Dërgohej atje pasi Basha nuk tentoi të duelojë me Edi Ramën, që ishte realisht udhëheqësi i qarkut dhe që garonte për vendin e 8-të.Humbi ndjeshëm në Bashkinë Durrës, Shijak, dhe në Bashkinë Krujë.

I vetmi vend ku PD ka fituar në Durrës, është qyteti i Krujës ku ka një elektorat besnik të PD-së prej 30 vitesh, i cili ka një lidhje organike me 22 marsin 1992 dhe këtë herë e votoi PD-në si pjesë e kësaj lidhje.

Por që realisht Edi Paloka jo vetëm nuk e përfaqësoi Durrësin, por as tentoi të nxjerrë një skuadër elitë për këtë qark.

Ai dhe Ferdinand Xhaferri, si një relike e kohës më të keqe të opozitës, më shumë u bënë meme.

Ashtu edhe Edmond Spaho në qarkun Korçë, ku arriti vetëm një barazim në Devoll dhe humbi në qytet, Maliq, Pogradec e Kolonjë.

Në 2015, PD mori Bashkinë e Pogradecit, por që sot e humbi.

Me këto figura PD ka humbur garën politike, pasi i besoi njerëzve nga Tirana që të drejtonin fushatën në 3 nga qarqet më të rëndësishme në vend.

Të cilët realisht pësuan fiasko edhe në garën individuale.

Enkelejd Alibeaj në Fier, si për Bashkinë në 2015, edhe sot ka luftuar të rrisë votat, pasi ai Qark është i majtë.

Dhe ja ka arritur, megjithëse e vështirë, duke mundësuar që PS të mos e marrë deputetin e 10, siç ka ndodhur në vitin 2017. /TemA

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK