Dështimi me negociatat/ Zbulohet 'plani B' i Serbisë për Ballkanin deri në integrimin në BE

Dështimi me negociatat/ Zbulohet 'plani B' i Serbisë për Ballkanin deri në integrimin në BE

Dy javë më parë liderët e BE-së vendosën që të mos hapin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vetos së Francës. Pas dështimit të BE-së, Rusia ftoi dy vendet e Ballkanit në Bashkimin Euroazian, ndërkohë që mediat serbe kanë zbuluar një plan të Beogradit pas firmosjes së minishengenit Ballkanit.

'Tanjug' shkruan se Serbia ka një “plan B” nëse dështon anëtarësimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Tanjug” thotë se teksa nga BE dalin informacione se mund të ketë një partneritet të veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor në vend të anëtarësimit, ky plan është hartuar tanimë nga Serbia.

Gjithmonë sipas “Tanjug”, plani për bashkëpunimin rajonal të zgjeruar u hartua në insistimin e presidentit serb. Ky do të ishte modeli i një bashkimi ekonomik të vendeve brenda rajonit, për të bashkëpunuar me BE-në derisa të arrihet anëtarësimi i plotë nga secili vend.

“Ballkani Perëndimor duhet të lidhet më mirë. Do të ishte model i një bashkimi ekonomik, në të cilin të gjitha vendet të bashkëpunojnë, forcojnë tregjet e tyre ekonomikisht dhe, kur të vijë koha për t’u anëtarësuar në BE, hyni në BE si vende të forta ekonomikisht”, thotë një burim për “Kurir”. Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, sipas medias serbe mbështeti idenë e Vuçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë