'Dështoi eliminimi i Trump, por jo atentati, eksperti në '5 Pyetjet': Shërbimet e sigurisë ceduan! Evakuimi ishte shumë i ngadaltë

Atentati i dështuar ndaj ish presidentit Donald Trump u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’. Mbetet ende mister se si Shërbimi i Sigurisë nuk e parandaloi ngjarjen e rëndë që për pak sa nuk i mori jetën ish presidentit, megjithatë la pasoja pasi një person mbeti i vrarë nga të shtënat.

Gjithashtu në studio u diskutua e ardhmja e Amerikës dhe BE-së me një rikthim të mundshmë të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gazetari Flamur Vezaj nga SHBA dha më shumë detaje nga ngjarja dhe ajo çka vijuar më tej.

'Të gjitha mediat janë foksuar tek atentati ndaj Trump. Vetëm pak milimetra e kanë shpëtuar. Vetëm një moment kur ka lëviz kokën në të majtë, kanë shpëtuar duke marrë plumbin në veshin e djathtë. Më pas plumbi shkoi në tubim. Duke plagosur dy dhe vrarë një. Këto dy ditë gjithçka po zihet. Kongresmenët kanë ngritur zërin për të ulur tensionin. Të gjithë kërkojnë unifikimin e kombit. Për pak mimnuta pritet të filloj Konventa republikanëve Milluoki. Pas ngjarjes presidenti Trump, u surprizova me mënyrën si reagoi Trump.

Si duket është trajnuar si duhet të reagojë. Veprimet kanë ngritur debate. Si ka mundësi që një njeri që merr një plumb bërtet: fighting, fighting, USA! USA! Ka debate të ndryshme. Trump falënderoi shërbimin sekret. Pavarësisht disa analizave e kanë dështuar një pjesë të forcave të sigurisë. Të dy krahët kanë deklaruar, Biden i ka uruar shërim. Ka ndërprerë pushimet dhe i ka kërkuar kombit unifikim, ka kërkuar të mos ketë deklarata abuzuese. Mbrëmë deklaroi se ka ndryshuar komplet fjalimin për të mbajtur sot.'

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi se Shërbimi i Sigurisë dështoi në mbrojtjen ndaj ish presidentit Trump.

'Shërbimet e sigurisë ceduan. Janë 4 elementë mbrojtja trupore, ata më shumë përqafohen sa e mbrojnë. Janë me antiplumb por koka është e ekspozuar. Ka disa forma mbrojte. Evakuimi është shumë i ngadaltë. Koha për ta çuar ka qenë vonesë e pajustifkuar. E paimagjinueshme që objekti ku ishte atentatori ishte jashtë perimetrit të sigurisë.

Kur organizohet shërbimi i sigurisë janë dhe ushtria, policia. Ky objekt, në të gjitha rastet kontrollohen lartësitë. Që mund të jenë objekt qitjeje. Kqyret vendi dhe ndërtohet skena e mbrojtjes. Arma që ka përdorur, efektiviteti është deri 800 metra. Dështoi eliminimi i Trump, por jo atentati. Ai qëlloi 7 apo 8 herë. Kemi goditje në vesh në trup. Janë 9 presidentë të shpëtuar nga atentatet, 4 presidentë të vrarë. Ish presidenti, masat e sigurisë janë të përhershme, presidentit dhe bashkëshortit dhe fëmijëve deri 16 vjeç.

Ai ka qenë i përgatitur. Di të marri vijën e shënimit, si ka mundësi që nuk vihet re? Janë njoftuar forcat e policisë që po lëviz dikush i armatosur.'

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledjon Krisafi u shpreh se vetë Trump e ka nxitur gjuhën e urretjes që në 2016.

'Ka futur këtë frymë të keqe në SHBA. Rrjetet e të djathtëve ekstreme në SHBA akuzonin demokratët për atentatin, frymën e ashpër e ka futur Donald Trump. E ka futur idenë e politikës që njëri fiton të gjitha tjetri i humbet. Nëse bëhet president do shohim një president edhe më të egër, më të ashpër.'

Ndërsa analisti Lavdrim Lita theksoi se Trump ka pasur shumë ndalesa në mandatin e tij të parë nga aparate të DASH që nuk e lejuan të bënte reforma. Sipas tij, Trump është racional dhe jo populist siç mendohet gjërësisht.

'Po del sikur Trump është populist. Është racional. Ka bërë gjëra në jetë pa qenë në politikë. Gjatë mandatit të parë, aparatet e DASH i kanë bërë stërkëmbesha sa të duash duke ia ndaluar vrullin e reformave. Një nga arsyet për rikthimin është për të vijuar reformat. Ka një rezistencë brenda sistemit amerikan. Edhe dyshimi ndaj atentatit, i bëhet rezistencë për të marrë presidencën. Kam qenë në 2017 në Kaliforni, kam hapur CNN e brendshëm është Zëri i Popullit në Amerikën , një urretje ndaj Trump dhe konservatorëve në Amerikë. Nuk e dimë si funksionojnë mediat amerikane në rivalitetin ndaj njëri tjetri. Ka shumë urretje, do t’ia bëjnë jetën të vështirë nga dita e atentatit deri në nëntor.'
 

Gazetarja Esmeralda Mulaj shikon si të çuditshme që një shtet i fuqishëm si Amerika nuk ka kandidatë të rinj për zgjedhjet presidenciale.

'Gjithë ajo Amerikën dhe nuk kanë dy kandidatë normal. Edhe republikanët, Trump nuk ka ndarë vetëm Amerikën por edhe republikanët. Janë të indinjuar me kandidatin për zv president që ka zgjedhur për t’i dhënë atë dimension që ka Amerikan sot. Të njëjtën gjë edhe demokratët. Nuk kanë një kandidat më të ri se Joe Biden, me gjithë respektin për të. Nuk mund të ngelet në dorë të dy personave njëri 78 dhe tjetri 81 vjeç. Frustrimi që kanë me dy kandidatët sjell edhe përplasjen poshtë. Ka polarizim me Amerikën', tha Mulaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Spahiu: Gjykata e SHBA sot goditi prokurorin Smith, që akuzoi Trump dhe arrestoi Thaçin

Gjykata Federale e Floridës i dha të drejtën Donald Trump të kandidojë për zgjedhjet e nëntorit, duke rrëzuar kërkesën e prokurort special Jack Smith që ndër të tjera ka dërguar në Hagë, Hashim Thaçin. Këtë gjë e bëri të ditur në '5 Pyetjet', juristi Kreshnik Spahiu.

'Opinioni ishte mbartur me teorinë që një vendim gjykatë do ja heqi të drejtën Trump. Sot një gjykatë federale  në Florida ka pranuar kërkesën e Trump për pushuar çështjen, një akuzë për Trump që përdorte dokumenta të klasifikuara në shtëpinë e tij në Mar a Lago. Akuza ishte që i përdorte privatisht për të goditur kundërshtarët politikë. Gjyqtarja federale ka delegjitimuar prokurorin special. Dhe ky është Jack Smith, që ngriti akuzën nga Hashim Thaçi. Që mendohet se është përdorur nga konjukturat anti-Trump në Europë. kur kishte përplasje edhe në kohën për marrëveshjen Serb Kosovës. Thaçi u arrestua nga Jack Smith konsiderohet si i përdorur politikisht për të eliminuar elitën kosovare që njihej si pro amerikane.'

Ora 22:04
Spahiu: Pasi Trump të zgjidhet President, Hashim Thaçi do shpallet i pafajshëm nga Haga

Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi për Ilir Babaramon në 5 Pyetjej se sot u pushua çështja ndaj Donald Trump duke u legjitmuar prokurori special që kishte ngritur këtë çështje. Prokurori ëhstë i njëjti që ka ngritur akuzën ndaj Hashim Thaçit. Sipas Spahiut pas zgjedhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK-së do lihen të lirë. 

'Opinioni ishte mbartur me teorinë që një vendim gjykatë do ja heqi të drejtën Trump. Sot një gjykatë federale  në Florida ka pranuar kërkesën e Trump për pushuar çështjen, një akuzë për Trump që përdorte dokumenta të klasifikuara në shtëpinë e tij në Mar a Lago. Akuza ishte që i përdorte privatisht për të goditur kundërshtarët politikë. Gjyqtarja federale ka delegjitimuar prokurorin special. Dhe ky është Jack Smith, që ngriti akuzën nga Hashim Thaçi. Që mendohet se është përdorur nga konjukturat anti-Trump në Europë. kur kishte përplasje edhe në kohën për marrëveshjen Serb Kosovës. Thaçi u arrestua nga Jack Smith konsiderohet si i përdorur politikisht për të eliminuar elitën kosovare që njihej si pro amerikane.

Kjo i ka dhënë goditje prokurorit Jack Smith. Lihet shteg i hapur që statusi i prokurorit të goditet. Ardhja e Trump në shtëpi të Bardhë nënkupton që pas një kohë grupi i ish UÇK do dalin e të kthehen të pafajshëm në Kosovës. Shënoje këtë sepse gjërat lidhen politikisht. Trump ka treguar se devijon nga politika tradicionale amerikane. BE është në panik nga ardhja e Trump. Edhe për çështje ekonomike. Trump në strategjinë e tij vendos tatimin për mallrat e importit nga BE që kap 2 trilion euro. Sigurisht përplasja diplomatike njihet.

Albin Kurti ka gabuar shumë duke bërë fushatë të njëanshme me votoni Biden. Edhe Edi Rama gaboi duke thënë si fatkeqësi ardhjen e Trump. Këto janë gabime për amator politik si Kurti dhe Rama. Mirë të ishin të baraslarguar. Demokratët janë më pro çështjes shqiptare në Ballkan. Gjykata dha dritën jeshile për kandidimin e Trump.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë