Sulmuesi i Burnley-t, shqiptari Armando Broja, është në shënjestrën e Al Jazira-s në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Klub që në mes të gushtit transferoi Kristjan Asllanin nga Interi në formë huazimi.
Më herët gjasat ishin të mëdha që Armando Broja, i cili po merr shumë pak minuta këtë sezon, të transferohej te PAOK. Megjithatë, duke qenë se merkato në Greqi përfundoi të hënën në mbrëmje, marrëveshja ishte e pamundur për t’u arritur. Kjo edhe për faktin se klubi anglez, që janarin e kaluar pagoi 20 milionë euro për sulmuesin shqiptar, nuk është i kënaqur vetëm me formulën e huazimit, por kërkon blerje përfundimtare.
Edhe klubi Al Jazira, kryesues i ligës "UAE Pro League", e ka Brojën në listën e ngushtë të sulmuesve të mundshëm në merkato, raporton 'Sky Sport' në Angli. Nëse ata vendosin ta konkretizojnë interesimin e tyre dhe lojtari mbetet i disponueshëm kanë kohë deri më 28 shtator për të arritur një marrëveshje me Burnley-n.
Para mbylljes së merkatos në gjermani edhe klubi i Bundesligës, Schalke, shfaqi interes për ta marrë Brojën në huazim dhe për të mbuluar pagën e tij, por kjo përpjekje u refuzua nga Burnley. Vera ka qenë shumë e trazuar për Brojën, pasi fillimisht është përfolur për një transferim të mundshëm në Itali, por 25-vjeçari refuzoi pasi kërkonte të qëndronte në Angli. Fillimi i sezonit me Burnley-n e ka lëkundur atë, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.







Komente
Komento