Armando Broja mund të kalojë së shpejti në Serie A të futbollit italian. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Lazio ka rifilluar kontaktet për sulmuesin shqiptar të Burnleyt, i cili ra në Championship sezonin e kaluar.

Drejtuesit e klubit bardhekaltër po kërkojnë t’i sigurojnë trajnerit Gennaro Gattuso një qendërsulmues sa më shpejt dhe Broja është rikthyer në krye të listës së dëshirave. Drejtori sportiv, Angelo Fabiani, e kishte ndjekur edhe më parë 24-vjeçarin shqiptar, ndërsa këtë herë marrëveshja shihet si më e realizueshme.

Sipas medias italiane, Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e Brojës në formë huazimi, madje edhe pa detyrim blerje, çka e bën operacionin financiarisht të favorshëm për Lazion.

Ndërkohë, klubi kryeqytetas po punon edhe për përforcimin e repartit të mbrojtjes me talentin danez Noah Markmann, ndërsa për mesfushën janë në diskutim emrat e Marco Brescianinit dhe Giovanni Fabbian. Fiorentina është e hapur për huazimin e Brescianinit pa detyrim blerje, me këtë të fundit që konsiderohet favorit për t'iu bashkuar Lazios.