Në vetëm 7 minuta, nga një prej portave hyrëse e aeroportit "Nënë Tereza" e cila përdoret për futjen e autoboteve të naftës, e deri në pistën e avionëve në Rinas, 3 grabitës të armatosur kanë arritur të marrin mbi 995 mijë euro dhe të largohen pa u pikasur nga forcat e sigurisë së kompanisë private ICTS.
Prej orësh të tëra, Policia e Shtetit po kryen një operacion masiv por nuk ka arritur në gjurmët e autorëve të cilët pas grabitjes kanë djegur dhe automjetin. Kjo ngjarje ndodhi mesditën e kësaj të enjte rreth orës 14:45 minuta, vetëm 24 orë pasi aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas shtoi masat e sigurisë pas shpërthimeve terroriste në aeroportin "Ataturk" të Stambollit në Turqi, që i morën jetën 42 personave.
Policia shoqëroi në ambientet e komisariatit të Rinasit 7 efektivë të policisë private "Nazeri 2000" të cilën u ndaluan për të dëshmuar mbi ngjarjen dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal me akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Autorët braktisën automjetin në vendin e quajtur Fushë- Prezë ku edhe i vunë flakën për të humbur gjurmët.
Paratë ishin të bankave të nivelit të dytë në Tiranë dhe me destinacion jashtë vendit ndërsa grabitja ka ndodhur sapo ato po futeshin në bagazhin e avionit që ndodhej në pistë. Autorët kishin hapur portën e aeroportit, e cila përdoret për futjen e autoboteve të naftës dhe duke përfituar edhe nga mungesa e vëmendjes së kompanisë së sigurimit, kanë përfituar që në qetësi të plotë të grabisin shumën rekord të parave, mbi 3 milionë euro.
Kjo nuk është hera e parë që eskortat e transportimit të parave të bankave bien pre e grabitjes. Një vit më parë pre e grabitjes ra eskorta e "Rogat Security", ku në aksin rrugor Tiranë-Rinas iu bë pritë nga maskat të armatosur, të cilët u morën 3.8 milion euro dhe të vetmit persona të penalizuar ishin rojet private.
Ndërsa 1 vit e gjysmë më parë, në shkurt të vitit 2015, disa persona të armatosur grabitën filialin e "Union Bank" në Tiranë, duke marrë nën kërcënimin e armëve rreth 3.5 milionë euro.
Report Tv ka mësuar se skema e grabitjes ka qenë e mirëplanifikuar dhe personat kanë hyrë me makinë brenda rrethimit të aeroportit, pasi më herët kishin hequr shulin e portës, teksa policët privat po dërgonin paratë në avion dhe me shpejtësi janë larguar duke thyer derën e rrethimit të jashtëm të aeroportit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima në këtë grabitje ndërsa mësohet se është qëlluar disa herë me armë në pistë nga grabitësit e armatosur.

(Porta e sigurisë nga ku kanë hyrë grabitësit në aeroportin Nënë Tereza)

(Me rreth të kuq, dëmtimet në porten e sigurisë së aeroportit nga ku u futën grabitësit)

(Policia ka sekuestruar makinën e Nazeri 2000 e cila po transportonte paratë)

(Postblloku i ngritur nga policia pas grabitjes)

(Vendi ku është gjetur makina e djegur, dyshohet e grabitësve)
Foto të tjera..
Dinamika/ Si ka ndodhur grabitja?
Katër persona të armatosur kanë hyrë në pistën e ulje-ngritjes së avionëve në aeroportin "Nënë Tereza". Fillimisht grabitësit kanë hequr shulin e portës hyrëse për në sektorin Cargo, ku hyjnë e dalin autobotet e naftës dhe më pas kanë kryer grabitjen në pistën e aeroportit. Shifra e grabitur mendohet të jetë mbi 3 milionë euro, sasi e konsiderueshme kjo që transportohej nga banka e nivelit të dytë në kryeqytet për jashtë shtetit.
Avioni i linjës udhëtonte drejt Italisë dhe kishte rreth 150 persona të cilët do të udhëtonin në drejtim të shtetit fqinj. Pikërisht nga ky avion janë marrë katër thasë me para. Mësohet se ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër nga grabitësit për të trembur policët privatë. Avioni me të cilët do të transportoheshin paratë ndodhet ende në pistë, pasi udhëtimi është ndërprerë menjëherë pas grabitjes.
Që nga ky moment është vendosur një alarm i kuq në aeroportin "Nënë Tereza", ku prej dy ditësh ka masa të shtuara sigurie, ndërsa fare lehtë hapet porta e pistës jugore dhe kryhet një nga grabitjet më spektakolare që ishte parë deri tani, e denjë për filmat aksion.
Ka dyshime se i njëjti grup grabitësish është i përfshirë edhe në vjedhjen e të tjera të parave të bankave. Rreth një vit e gjysmë më parë, u grabit Union Bank pranë Stacionit të Trenit ku u morën në kërcënimin e armëve rreth 3 milionë euro. Ndërsa në 4 dhjetor të vitit 2015, një automjeti të shoqërisë private “Rogat Security" iu grabitën 3.5 milionë euro, nga disa persona të armatosur në Qafë-Kashar.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
"Policia e Tiranës është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.
Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.
Nisur nga informacioni paraprak, raportohet se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.
Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona.
Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë.
Rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin.
Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.
Gjatë ndjekies së autorëve policia ka gjetur të djegur mjetin tip "Benz", që dyshohet se u përdor nga autorët.
Policia e Shtetit po vijon ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.
Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.
Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plote të ngjarjes", thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.
Ora 19:10 Automjeti i grabitësve merret për ekspertizë
Automjeti i përdorur për grabitjen e 3 milionë euro në aeroportin "Nënë Tereza" është transportuar nga grupi hetimor, për ekspertizë të mëtejshme. Mësohet se grupi hetimor nuk ka gjetur gjurmë të grabitësve dhe për këtë është dashur këqyrja e imtësishme e tij, gjë që do të mundësonte edhe gjetjen e provave.
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Dinamika/ Si ka ndodhur grabitja?

FOTO