I ashpër ka qenë reagimi i Presidentit amerikan Donald Trump pas dështimit të negociatave me Iranin në Islamabad, Pakistan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkroi se shkak i dështimit të negociatave ishte 'kokëfortësia' e Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor, Trump paralajmëroi se Marina e SHBA-së do të bllokojë Ngushticën e Hormuzit dhe nuk do të lejojë kalimin e asnjë anijeje, veçanërisht të atyre që i paguajnë taksa Iranit.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se ushtria amerikane do të punojë edhe për demilitarizimin e zonës nga minat e mundshme të vendosura nga Irani dhe do të krijojë kushtet që në të ardhmen atje të ketë kalim të lirshëm të anijeve të naftës.
Nga ana tjetër, Rojet Revolucionare iraniane kërcënojnë se do t’i bllokojnë armiqtë në një “vorbull vdekjeprurëse” në Ngushticën e Hormuzit.
Më herët zëvendëspresidenti JD Vance tha se SHBA-të dhe Irani, pas bisedimeve maratonë, nuk kanë arritur një marrëveshje për paqe në Pakistan. Kjo bëri që delegacioni amerikan të kthehen në shtëpi pa marrëveshje, pas shpresës së madhe të ngritur në publik.
“Ne largohemi nga këtu me një propozim shumë të thjeshtë, një mënyrë mirëkuptimi që ky është oferta jonë përfundimtare dhe më e mirë. Do të shohim nëse iranianët e pranojnë atë”, tha Vance pas 21 orëve bisedime.
Vance tha se gjatë diskutimeve kishin folur disa herë me presidentin Donald Trump. Ai shtoi se ekipi i tij nuk arriti ta bënte Iranin të konfirmonte se nuk do të kërkojë një armë bërthamore, as mjetet që do t’i mundësonin ta arrinte shpejt një të tillë. Ai e përshkroi këtë si një qëllim thelbësor të Presidentit Trump dhe shprehu zhgënjim.
Sipas palës iraniane, bisedimet u zhvilluan në “një atmosferë të mbushur me mosbesim, dyshim dhe pasiguri”, pas më shumë se 40 ditësh “lufte të imponuar” dhe jo shumë kohë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi. ““Nuk duhej të kishim pritur që në fillim se mund të arrinim një marrëveshje”, u shpreh Teherani.
Në një postim në X, kryeparlamentari iranian Mohammad Ghalibaf u shpreh se delegacioni iranian “paraqiti iniciativa me vizion për të ardhmen, por pala kundërshtare në fund nuk arriti të fitojë besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash”.
Nga ana tjëtër, Izraeli dhe Libani pritet të ulen këtë të martë në Uashington për bisedime direkte, në një përpjekje historike për të ulur tensionet dhe për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje. Ndërkohë Izraeli ka vijuar me sulmet ndaj Libanit, duke 'anashkaluar' Bejrutin. Goditjet po ndodhin në jug të vendit, ku raportohet se vala e sulmeve po shënjestron qëllimisht personelin e kujdesit shëndetësor.
Mes gjithë këtyre tensioneve dhe negociatave të dështuara mes SHBA-së dhe Iranit, ka ardhur një reagim nga Rusia, ku Presidenti Vladimir Putin është vetë-ofruar për ndërmjetësim për zgjidhjen e konfliktit dhe dhënien fund të luftimeve.
Lajm në përditësim…

Donald Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja doganore prej 50 për qind nëse Pekini do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Iranit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.
“Nëse i kapim duke e bërë këtë, do të përballen me një tarifë prej 50 për qind, që është tronditëse”, ka deklaruar Presidenti amerikan, i cili në maj do të jetë në Pekin për një vizitë që e kishte shtyrë pas nisjes së luftës kundër Teheranit, në një intervistë për Fox News.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë reaguar pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se Marina e SHBA-së do të Mbyllë Ngushticën e Hormuzit.
Ata kanë kundërshtuar mbylljen e Ngushticës nga Irani (duke nënkuptuar edhe kundërshtimin për deklaratat e Trump), duke deklaruar se kjo rrugë kyçe detare për naftë dhe gaz “nuk ka qenë kurrë e Iranit për ta mbyllur apo kufizuar”, shkruan BBC.
Sultan Ahmed Al Jaber, ministri i industrisë i EBA dhe drejtues i kompanisë shtetërore të naftës në Abu Dhabi, tha në rrjetet sociale: “Çdo përpjekje për ta bërë këtë, nuk është një çështje rajonale; është ndërprerja e një arterie jetike ekonomike globale dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të çdo kombi”.
Që kur SHBA dhe Izraeli nisën veprime ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, Teherani ka kërcënuar se do t’ia “vërë flakën” anijeve nëse përpiqen ta përdorin këtë rrugë ujore. Kjo ka sjellë një ndalim pothuajse të plotë të qarkullimit të anijeve cisternë të naftës dhe i ka rritur çmimet globale të naftës e gazit.
Al Jaber tha: “Vendosja e një precedenti të tillë është e paligjshme, e rrezikshme dhe e papranueshme. Bota thjesht nuk mund ta përballojë dhe nuk duhet ta lejojë”.

Media shtetërore iraniane tha se vendi ka vendosur forca speciale të Marinës përgjatë bregdetit jugor të vendit, duke sinjalizuar përgatitje për një pushtim të mundshëm tokësor nga forcat amerikane pas dështimit të bisedimeve të paqes në Pakistan.
Ëall Street Journal raportoi se Rrjeti shtetëror i lajmeve Student News Network i Iranit publikoi imazhe të ushtarëve me veshje kamuflazh, të rreshtuar pranë një bregu ranor për të "kundërshtuar çdo infiltrim të mundshëm të armikut në territorin e vendit".
Uashingtoni ka urdhëruar vendosjen e mijëra marinsave dhe parashutistëve në Lindjen e Mesme, duke planifikuar edhe vendosje të trupave të tjerë pas fillimit të armëpushimit dyjavor me Iranin.
Edhe pse Presidenti Trump nuk ka deklaruar plane për të dërguar trupa tokësore, ky personel do t'u jepte Shteteve të Bashkuara mundësi të mëdha për sulme tokësore ose inkursione, gjë që ka nxitur përgatitje në Iran, i cili në javët e fundit ka forcuar mbrojtjen e tij ajrore, ka vendosur mina dhe ka ndërtuar bunkerë në ishuj përgjatë bregdetit të tij.

Avioni Air Force 2, me të cilin udhëtonte J.D. Vance, është nisur nga Baza Ajrore Ramstein në Gjermani, ku ishte ndaluar për furnizim me karburant, dhe tani është rrugës për në Uashington.
Asnjë anëtar i ekipit negociator, as Steve Witkoff dhe as Jared Kushner, nuk ka mbetur në Islamabad pas dështimit të bisedimeve me Iranin.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance do të mbërrijë në kryeqytetin e SHBA-së pas rreth gjashtë orësh.

Rusia po tenton të marrë një rol kyç në krizën e Lindjes së Mesme. Presidenti Vladimir Putin i ka ofruar Iranit ndërmjetësim për të arritur një marrëveshje me SHBA dhe Izraelin.
Sipas Kremlinit, gjatë një telefonate me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, Putin ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike.
“Putin theksoi se Rusia është e gatshme të lehtësojë përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftimin e Kremlinit

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se negociatat në Pakistan dështuan pasi Irani nuk ra dakord që të mos kishte armë bërthamore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se për të gjitha pikat e tjera në negociata u ra dakord.
Trump bën të ditur se që nga ky moment, Marina e SHBA-ve do të bllokojë çdo anije që do të tentojë të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit, veçanërisht ato anije që i kanë paguar taksë Iranit.
Ai shtoi se Irani nuk do të mund të përfitojë taksa të paligjshme në Ngushticën e Hormuzit. Trump tha se për shkak se Irani nuk ka hequr dorë nga armët bërthamore, vendi është përballur me shkatërrim dhe vdekjen e liderëve kryesorë. Sipas Shefit të Shtëpisë së Bardhë, Marina e SHBA-së do të punojë gjithashtu për heqjen e minave që mund të jenë vendosur nga Irani në Ngushticën e Hormuzit.
Postimi i Trump në rrjetet sociale:
Pra, ja ku e keni, takimi shkoi mirë, shumica e pikave u ranë dakord, por e vetmja pikë që kishte vërtet rëndësi, Armët BËRTHAMORE, nuk u arrit. Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do të fillojë procesin e BLLLOKIMIT të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Në një moment, do të arrijmë në një bazë “TË GJITHË LEJOHEN TË HYJNË, TË GJITHË LEJOHEN TË DALIN”, por Irani nuk ka lejuar që kjo të ndodhë duke thënë thjesht: “Mund të ketë një minë diku atje,” për të cilën askush nuk di gjë, përveç tyre. KJO ËSHTË SHANTAZH BOTËROR, dhe udhëheqësit e vendeve, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të shantazhohen kurrë. Unë kam udhëzuar gjithashtu Marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që ka paguar një tarifë ndaj Iranit. Askush që paguan një tarifë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur. Ne gjithashtu do të fillojmë të shkatërrojmë minat që iranianët kanë vendosur në ngushticë. Çdo iranian që qëllon ndaj nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të SHKATËRROHET PLOTËSISHT! Irani e di, më mirë se kushdo, si ta PËRFUNDOJË këtë situatë që tashmë ka shkatërruar vendin e tyre. Marina e tyre nuk ekziston më, Forcat e tyre Ajrore nuk ekzistojnë më, mbrojtja kundërajrore dhe radarët e tyre janë të padobishëm, Khomeini dhe shumica e “udhëheqësve” të tyre janë të vdekur, e gjitha për shkak të ambicies së tyre bërthamore. Bllokada do të fillojë së shpejti. Vende të tjera do të përfshihen në këtë bllokadë. Iranit nuk do t’i lejohet të përfitojë nga ky akt i paligjshëm SHANTAZHI. Ata duan para dhe, më e rëndësishmja, duan armë bërthamore. Gjithashtu dhe, në momentin e duhur, ne jemi plotësisht “GATI PËR VEPRIM,” dhe ushtria jonë do të përfundojë atë pak që ka mbetur nga Irani!
President DONALD J. TRUMP

Izraeli dhe Libani pritet të ulen këtë të martë në Uashington për bisedime direkte, në një përpjekje historike për të ulur tensionet dhe për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje.
Takimi do të mbahet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ky takim vjen ndërsa Amerika kërkon edhe armëpushim mes palëve. Në tryezë do të jenë ambasadorët Yechiel Leiter, Nada Hamadeh dhe Michel Issa. Presioni nga administrata e Donald Trumpit ndaj Benjamin Netanyahut është rritur, me kërkesë që Izraeli të zbusë operacionet kundër Hezbollahut dhe të japë sinjal për armëpushim.
Megjithatë, Izraeli nuk pranon të ndalë luftimet, duke argumentuar se sulmet me raketa nga Hezbollahu e bëjnë këtë hap të nxituar. Madje, mediat raportojnë për një telefonatë të tensionuar mes Trump dhe Netanyahut, ku është ngritur shqetësimi se Amerika mund të shpallë vetë një armëpushim.
Netanyahu ka sinjalizuar hapje për negociata, por pa ndalur goditjet.
Ndërkohë, luftimet vazhdojnë në terren me sulme nga të dyja palët dhe thirrje nga lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, që Libani të mos bëjë lëshime.
Mediat raportojnë se 300 persona u vranë në Bejrut nga sulmet ajrore izraelite në ditën që u njoftua marrëveshja e armëpushimit me Iranin,

Pas reagimeve pas bombardimit vdekjeprurës të Bejrutit, Izraeli i ka kursyer kryeqytetit libanez sulmet e tij të fundit. Por për jugun e Libanit, nuk ka asnjë ndryshim.
Më shumë ndihmësmjekë janë vrarë dhe sipas Minstrisë së Shëndetësisë, mund të jetë një qasje e Izraelit për të shënjestruar punonjësit e shëndetësisë, gjë që mund të përbëjë krim lufte.
Izraeli më herët ka pretenduar se ambulancat po përdoren për qëllime ushtarake, por nuk ka paraqitur kurrë asnjë provë.
Një e pesta e popullsisë së Libanit është zhvendosur.
Trupat izraelite që kanë hyrë në territor vazhdojnë të operojnë brenda Libanit për të krijuar atë që zyrtarët në Izrael e përshkruajnë si një zonë sigurie.

Esmail Baghaei thotë se nuk pritej kurrë që SHBA-ja dhe Irani të arrinin menjëherë në një marrëveshje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shton se bisedimet u zhvilluan në “një atmosferë të mbushur me mosbesim, dyshim dhe pasiguri”, pas më shumë se 40 ditësh “lufte të imponuar” dhe jo shumë kohë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi.
“Nuk duhej të kishim pritur që në fillim se mund të arrinim një marrëveshje në një seancë të vetme. Nuk mendoj se dikush kishte pritshmëri të tilla”, u shpreh ai duke shtuar se megjithatë, “diplomacia nuk mbaron kurrë.”
Në një postim në X, kryeparlamentari iranian Mohammad Ghalibaf shprehet se delegacioni iranian “paraqiti iniciativa me vizion për të ardhmen, por pala kundërshtare në fund nuk arriti të fitojë besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash”.
Ghalibaf vazhdon: “Nuk do të ndalojmë për asnjë moment përpjekjet tona për të konsoliduar arritjet e 40 ditëve të mbrojtjes kombëtare të Iranit.” Ai shton se bisedimet ishin “intensive” dhe falënderon Pakistanin për lehtësimin e tyre.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit ka publikuar një deklaratë pas përfundimit të bisedimeve të paqes, duke u bërë thirrje të dyja palëve se është “e domosdoshme që palët të vazhdojnë të respektojnë angazhimin e tyre për armëpushim”.
“Shpresojmë që të dyja palët të vazhdojnë me frymë pozitive për të arritur paqe të qëndrueshme dhe mirëqenie për të gjithë rajonin dhe më gjerë,” thuhet në postimin në X.
Postimi përfundon me deklaratën se Pakistani do të vazhdojë të luajë një rol në lehtësimin e dialogut mes dy palëve “në ditët në vijim”.
.jpg)
Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e ka quajtur zhgënjyese mungesën e një marrëveshjeje mes SHBA dhe Iranit.
Në një intervistë për Sky News, ai tha se dështimi i bisedimeve në Islamabad nuk do të thotë fundi i gjithçkaje.
“Diplomacia dështon derisa të ketë sukses. Edhe nëse këto bisedime nuk janë mbyllur me sukses, kjo nuk do të thotë që s’ka kuptim të vazhdohet të provohet”, u shpreh Streeting.

Tre çështje të nxehta kanë bllokuar marrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad. Bëhet fjalë për kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit, stokun iranian të uraniumit shumë të pasuruar dhe miliardat e dollarëve të ngrirë jashtë vendit.
Kështu shkruan “New York Times”, duke cituar dy zyrtarë iranianë që, sipas gazetës, janë në dijeni të drejtpërdrejtë të negociatave.
Sipas burimeve, delegacioni amerikan i drejtuar nga zëvendëspresidenti James David Vance ka kërkuar rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar. Por Teherani nuk ka pranuar të heqë dorë nga kjo kartë strategjike pa u arritur më parë një marrëveshje përfundimtare paqeje.
Një tjetër nyje e fortë ka qenë dosja bërthamore. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin që Irani të dorëzojë ose të shesë të gjithë rezervën e tij prej 408 kilogramësh uranium shumë të pasuruar. Pikërisht këtu, sipas raportimit, nuk është gjetur asnjë kompromis.
Po aq e pazgjidhur ka mbetur edhe kërkesa iraniane për zhbllokimin e rreth 27 miliardë dollarëve fonde të ngrira jashtë vendit. Krahas kësaj, Teherani ka kërkuar edhe dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga bombardimet, kushte që Uashingtoni i ka rrëzuar.

JD Vance iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me kapacitetet bërthamore të Iranit.
“Fakti i thjeshtë është se ne duhet të shohim një angazhim të qartë se ata nuk do të kërkojnë një armë bërthamore dhe nuk do të kërkojnë mjetet që do t’u mundësonin ta arrinin shpejt një të tillë”, tha zëvendëspresidenti amerikan.
Ai e përshkroi këtë si “qëllimin kryesor” të Trumpit.
Ai gjithashtu tha se ka folur shumë herë me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, gjatë orëve të bisedimeve. “Nuk e di sa herë kemi folur me të, ndoshta gjashtë herë, ndoshta një duzinë herë gjatë 21 orëve të fundit.”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se SHBA-të i kanë bërë të qarta “vijat e kuqe”, ndërsa Irani “nuk ka rënë dakord me kushtet tona”.
“Thjesht nuk arritëm në një situatë ku iranianët do të pranonin kushtet tona,” shtoi ai. “Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje”, tha ai duke theksuar se bisedimet zgjatën 21 orë.
Vance shtoi se SHBA-të shkuan në bisedime me fleksibilitet dhe “me mirëbesim”, por ishte për të ardhur keq që të dyja palët nuk arritën një marrëveshje.
“Ne largohemi nga këtu me një propozim shumë të thjeshtë, një mënyrë mirëkuptimi që kjo është oferta jonë përfundimtare dhe më e mirë. Do të shohim nëse iranianët e pranojnë atë.”
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, dha një deklaratë mbi statusin e bisedimeve të paqes me SHBA-të.
Në një postim në rrjetet sociale, Baqaei i përshkruan bisedimet si “intensive”, por thotë se suksesi i negociatave në vazhdim “varet nga serioziteti dhe vullneti i mirë i palës tjetër”.
Baqaei gjithashtu i bën thirrje Uashingtonit të përmbahet nga “kërkesa të tepruara dhe të padrejta” dhe të pranojë “të drejtat dhe interesat legjitime” të Iranit.
Ndër temat që ai thotë se po diskutohen janë Ngushtica e Hormuzit, programi bërthamor i Iranit dhe “përfundimi i plotë i luftës në Iran”.
Komente











HORMUZI DO BEHET VIETNAMI I DYTE I SHBA.....
PërgjigjuTmerri i tmerrit eshte qe shteti fashist i themeluar ne 1948 sulmon qellimisht ambulancat dhe personelin mjeksor qe nuk ka asnje lidhje me luften njesoj siç benin nazistat por ndoshta edhe keta te fundit ishin me njerzor
PërgjigjuDerisa bota fashiste i lejon Trapit te veproj si ja don qejfi ose dote zhytemi ne luften e 3 boterore ose dote jetojm ne varferi dhe kjo ndodhe ku nji Evrope e dobet qe nuk guxon tja tregoj dhembet kety Kanceri,ma mire dote ham nji here ne dite ma pak dhe mos jetojme nen dominimin e kesa kafshe nuk dua te them se ky eshte njeri.
PërgjigjuPo për ça biseduan këta të Trampit, kë shtet po sulmon Irani, se Trampi do ti sulmoi të gjithë vëndet Arabe.
Përgjigju