Ditën e sotme, për herë të parë në Peru është shpallur gruaja e parë që mban postin e Presidentes, Dina Boluarte, e cila u betua pas shkarkimit dhe arrestimit të Pedro Castillo Terrones, i cili u përpoq që të organizonte një grusht shteti.
Boluarte, e cila ishte nënkryetare e Castillo-s, u betua "për Zotin, atdheun dhe Kushtetutën" dhe u zotua të mbronte sovranitetin kombëtar dhe të respektonte dhe zbatonte Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Përpara se të bëhem politikane, unë jam një qytetare peruane dhe një nënë, e cila është plotësisht e vetëdijshme për përgjegjësinë e lartë që historia vendos mbi supet e mia”, tha Boluarte përpara se të pranonte se ajo që kishte bërë kandidati i saj ishte një grusht shteti, e cila bëri thirrje për "një proces të gjerë dialogu midis të gjitha forcave politike kombëtare".
Boluarte, 60-vjeç, tha se do të qeverisë deri në korrik të vitit 2026, kur do të kishte përfunduar presidenca e Castillo, raportojnë mediat e huaja.
Në ceremoninë e mbajtur në dhomën legjislative morën pjesë kongresmenë dhe autoritete të tjera të larta të fuqive shtetërore dhe të Forcave të Armatosura, të cilët u duartrokitën pasi deklaruan se do të respektonin trashëgiminë kushtetuese në vend kur Kryetari i Kongresit José Williams njoftoi se për shkak të shkarkimit të Castillo-s u aktivizua trashëgimia presidenciale.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese e akuzoi Pedro Castillo Terrones për fillimin e një grushti shteti, ndërsa SHBA-ja bëri thirrje me forcë që Castillo të anulonte vendimin e tij.
Policia dhe forcat e armatosura të Perusë lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë se respektonin rendin kushtetues.
Peruja ka kaluar një periudhë të vështirë politike, me shumë presidentë të rrëzuar nga detyra vitet e fundit. Në vitin 2020, ajo kishte tre presidentë brenda pesë ditëve.