Pasuria duket se ka qenë shkaku që çifti më i përfolur kohët e fundit i mediave rozë, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, të mos e zgjidhnin divorcin me marrëveshje tek noteri, por të përfundojnë në gjykatë në seancë gjyqësore, të cilat mesa duket do të zgjasin për një kohë të gjatë.

Këngëtarja dhe aktori janë përfolur për pasuri miliona euro të vëna gjatë kohës së bashkëjetesës mes tyre, nga e cila kanë edhe dy fëmijë në moshe të mitur.

Mësohet se të dy palët nuk kanë rënë dakord, për mënyrën e ndarjes së  pasurisë dhe këtë tashme do ta zgjidhë gjykata, bashkë edhe me divorcin e kërkuar nga të dy.

Pak ditë më parë  Gjykata ua ka kthyer padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit, edhe ky i fundit ka paraqitur padi më vete.

Të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku seanca e parë do te jetë ajo e pajtimit Në rast se nuk pranohet prej tyre vijohet  me kërkesat që kanë për zgjidhjen e martesës.