Dështon për herë të tretë seanca ndaj Klement Balilit, ja aryseja

Dështon për herë të tretë seanca ndaj Klement Balilit, ja aryseja

TIRANE - Ka dështuar për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj të ashtuquajturit 'Eskobari i Ballknait', Klement Balili. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shtyn për në 11 shtator seancën e radhës për të, ndërsa shkak për dështimin e seancës së tretë të Balilit është bërë mosparaqitja e Balilit dhe avokatit të tij, Theodhori Sollokau.

Në ketë gjykim Balili kundërshton dënimin me 12 vjet burg të marrë në Shkallën e Parë të Krimeve.

Klement Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Sipas prokurorisë, Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit, ndërsa autoritetet greke nxorrën përfshirjen e tij në trafikimin e një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Max: 29/07/2019 12:31

    Te keqen e buzqeshjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen