Dështon qeveria "Festa e Midhjes"
zbukuron Sarandën

Dështon qeveria zbukuron Sarandën">
Ashtu siç nuk ishte parashikuar, me qindra qytetarë dhe të ftuar nga fqinji jugor mbushën dje qytetin e Sarandës në ditën e parë të “festës së midhjes”. Ceremonitë festive të organizuara nga bashkia e Sarandës nisën zyrtarishtë dje pasdite në 18.30, kur u çel edhe “festa e midhjes” dhe panairi i kulinarisë në shëtitoren e qytetit bregdetar. Me qindra qytetarë, jo vetëm nga Saranda,. por edhe nga rrethet e tjera të Shqipërisë iu bashkuan nismës së bashkisë, duke krijuar një atmosferë festive në qytetin që pret të nisë pak pak edhe sezonin e ri veror 2012. Surprizë ka qenë ardhja e dhjetra turistëve grekë nga Korfuzi, Igumenica, Janina dhe qytete të tjera greke, që u bashkuan në festën e shqiptarëve. Nisma e marrë nga bashkia e Sarandës do të vazhdojë edhe sot dhe synon që të kthehet në një festë të përvitshme për midhjen, mbretëreshën e liqenit të Butrintit.

Na fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, pasi falenderoi të pranishmit në festime, tha se festa e nisur këtë vit për herë të parë do të kthehet në një traditë për qytetin bregdetar.

SFIDA
Kremtimi për herë të parë i festës së midhjes, ishte jo vetëm një sprovë për bashkinë që pas zgjedhjeve të 8 majit 2011 drejtohet nga PS-ja, por edhe një sfidë ndaj qeverisë. Pak ditë para festës, një agjenci qeveritare tentoi të sabotojë festën e organizuar nga bashkia Sarandë, duke përhapur lajmin, se midhjet janë shumë të rrezikshme për shëndetin.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, tre javët e shkuara, midhjet e lagunës së Butrintit rezultuan me ngarkesë të lartë të bakterit Escherichia Coli dhe biotoksina, që janë mjaft të dëmshme për shëndetin. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka, shkak ishte bërë ndotja e ujërave si pasojë e reshjeve, të cilat kanë rritur nivelin e pranisë së këtyre baktereve. Edhe pse sipas Jukës, analizat e javës së fundit rezultuan brenda standardeve, çka do të thotë se midhjet mund të konsumohen, laguna do të mbetej nën monitorim. Ai u kishte bërë thirrje konsumatorëve të bënin kujdes, ndërsa inspektorët kishin bllokuar një kamion me midhje që vinte drejt Tiranës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota