Tiranë- Dështon në GJKKO zhvillimi i seancës gjyqësore për dosjen ‘Metamorfoza’. 

Shkak u bë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, Oltjon Bistri. 

Në këto kushte, gjykata i cakton avokat kryesisht për seancën e radhës, e cila u la për në datën 13 Shkurt, ora 13:00. 

Të pandehurve u pezullohen gjithashtu edhe afatet e paraburgimit, e kërkuar kjo nga ana e SPAK-ut.