FOTOLAJM/ Militantët braktisin Berishën, firojnë çdo ditë e më shumë! As 20 veta në protestën para bashkisë së Tiranës

FOTOLAJM/ Militantët braktisin Berishën, firojnë çdo ditë e më shumë! As 20 veta në protestën para bashkisë së Tiranës

Protesta sot para bashkisë Tiranë

Tirane- Sali Berishën dhe Partinë Demokratike e kanë braktisur mbështetësit. Edhe në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës një numër i vogël militantësh i janë bashkuar.

Provë se janë shumë pak dhe ata që e dëgjojnë dhe Sali Berishën nga dritarja e shtëpisë ku ndodhet në arrest në kuadër të hetimeve të SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit 'Partizani' .

Refuzim ka dhe për thirrjet e tij për dhunë.

Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn” tha Berisha dje nga dritarja e apartamentit në rrugën "Mustafa Matohiti" në Tiranë ku ndodhet i burgosur prej 30 dhjetorit 2023. 

Siç duket në foto, numri i mbështetësve të PD ka firuar shumë edhe sot aq sa tashmë numërohen vërtet me gishtat e dorës. Nuk janë më shumë se 20 veta. 

Sot ishte protesta e 19-të që PD thërret para Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga më parë, në këtë protestë që zgjati vetëm 30 minuta nuk pati as djegie gomash dhe as tentativa për t’u futur brenda ambienteve të Bashkisë.

Vetëm një militant u pa të qëllonte me vezë.

Përfaqësuesit e opozitës, me Klevis Balliun dhe Tedi Blushin në krye, përsëritën thirrjen për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj të cilin e akuzojnë për inceneratorët dhe dosjen 5D, si dhe kërkojnë lirimin e Sali Berishës. Këtë protestë, kryebashkiaku i Tiranës e ndoqi nga zyra.

 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:58
Opozita sërish sot protestë para Bashkisë së Tiranës, bllokim qarkullimi

Opozita do të mbajë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës ditën e sotme. Protesta pritet të nisë rreth orës 10:00.

Prej orës 09:30 e deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/08/2024 02:08

    Do te doja te intervistonit hedhesin e vezeve,eshte protestuesi me besnik,pas perfaqesuesve standart te opozites.Do te doja te kuptoja cfare e shtyn,pse e ben,pse eshte me besniku e me aktivi nga anonimati?!

    Përgjigju
  • JASHKAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/08/2024 19:23

    Po dhe ata Protestus me nivel tē ulēt arsimor e kuptojn se kush ēshtē Sali Bajga me familjen e tij.

    Përgjigju
  • luli: 01/08/2024 13:54

    Fiks si delet ne vape poshte pemeve. Keto jane bagetite e Sali Berishes. Kete meriton

    Përgjigju
  • tirane: 01/08/2024 13:42

    Ha ha sa gjynah policet ne diell. se ato 5 protestus po rrijne ne hije te pakten

    Përgjigju
  • Rea: 01/08/2024 12:19

    Jam shum i interesuar a ishin sot krriçi Balliut të sigurimit,dhe Krriçi Belind.

    Përgjigju
  • Cubi: 01/08/2024 12:01

    Sa gjynah me dhimet legeni. Atje të rrijë ???? tek shtat penxheret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale