Dështon takimi II në Presidencë
S'ka marrëveshje Rama-Basha

Dështon takimi II në Presidencë<br />S'ka marrëveshje Rama-Basha
Përfundon pa marrëveshje edhe takimi i dytë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha në tryezën e iniciuar nga Nishani në Presidencë.
 
Takimi mes dy liderëve në prani të kreut të shtetit zgjati rreth dy orë, nisi në 19:05 dhe përfundoi në orën në 21:00, por në fund nuk prodhoi asnjë rezultat duke rikthyer të dy palët edhe njëherë në pikën zero.
 
Kryeministri Rama u shpreh se i qëndron ofertës që ka bërë dje për PD, pra 1 zv/kryeministër dhe 3 zv/ministra, e gjithë struktura me mbështetjen e ndërkombëtarëve, por Basha nuk hoqi dorë nga qeveria teknike dhe votimi elektronik.

Basha kërkoi shtyrje të zgjedhjeve me 6 muaj, kohë që sipas tij duhet që të organizohet votimi dhe numërimi elektronik, gjë që nuk është pranuar nga Rama.

Megjithatë të dy konfirmuan se negociatat nuk janë mbyllur dhe mund të zhvillohet një takim i radhës.
 
Takimi i dytë mësohet se u negociua nga ambasadori amerikan Lu, i cili pasdite ishte në kryeministri ndërsa me Bashën ka qenë në kontakt telefonik gjithë paraditen.


Rama:Basha refuzoi ofertën,zgjedhje në 18 qershor
Pas takimit Rama u shpreh për mediat se nuk u arrit asnjë marrëveshje politike, pasi Basha nuk e pranoi ofertën për zv/ kryeministrin dhe zv/ministrat për të monitoruar institucionet e shtetit për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
"Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje, oferta që i kemi bërë Bashës është ajo e ditura për një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve, të shoqëruar nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në rolin e monitoruesve për të adresuar në kohë reale cdo problematikë.

Kryetari i PD nuk e pranoi këtë ofertë, një ofertë tjetër nuk e kemi sepse nuk shohim hapësirë
" deklaroi Rama.
 
Kryeministri u ndal edhe te kërkesa e opozitës për votim elektronik, por që sipas tij mund te realizohet vetem per zgjedhjet e ardhshme lokale.

"Përsa i përket aspektit të kërkesës për votimin elektronik, kam propozuar menjëherë që një ministër politik i zgjedhur nga PD, me njohje për teknologjinë të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm për të realizuar këto avancime teknologjike dhe nëse certifikohen të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme lokale".
 
Pavarësisht refuzimit të ofertës nga PD, Rama u shpreh se vijon i vendosur fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
"Data e zgjedhjeve është 18 qershori, kohë shumë nuk ka, jemi në limite, përpjekja për të bërë gjithçka si qeveri nuk kanë shteruar.
 
Ne kemi kohë që nuk e presim PD, dëshira ime është fitorja të jetë e thellë në zgjedhje me PD brenda.
 
Unë mund ta takoj sërish Bashën por zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor
" deklaroi Rama.

Basha: Qeveri teknike dhe votim elektronik
Kryetari i PD, Lulzim Basha edhe pas takimit të dytë u qëndron dy kushteve; Qeveri teknike dhe eksplorimi i mundësisë që brenda gjashtë muajve të organizohet votimi dhe numërimi elektronik, duke nënkuptuar shtyrjen e zgjedhjeve të 18 Qershorit.
 
Propozimet e ofruara nuk ofrojnë zgjidhje politike, pasi ajo që është ofruar sot, është një proces monitorimi teknik dhe jo një zgjidhje politike.
 
Vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Zgjidhja e ofruar nuk është zgjidhje politike.
 
Propozimi ynë ka qenë i qartë dhe me dy kollona. E para qeveria teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin e drogën dhe e dytë është eksplorimi i mundësisë që brenda gjashtë muajve të organizohet votimi dhe numërimi elektronik
” deklaroi Basha.

[gallery]22102[/gallery]

Oferta e Ramës për Bashën 
Rama zbardhi sot postet në qeveri që i ka lëshuar Bashës gjatë takimit të parë në Presidencë, që u qëndroi edhe në takimin e dytë me qëllim që opozita të monitorojë deri në detaj procesin zgjedhor për të cilin shprehet mosbesues.
 
Një zv/kryeministër, një ministër shteti për Teknologjinë, një zv/ministër Arsimi, një zv/ministër për Punët e Brendshme, një zv/ministër për Drejtësinë, si dhe një zv/Drejtor i Policisë së Shtetit, janë postet për të cilat Rama shprehet se është gati të pranojë në moment emrat që do i propozojë Basha.
 
Rama i bëri thirrje Bashës të tregojë që di të bëjë liderin e të shpëtojë opozitën e të mos pëdoret nga aktorë të jashtëm që duan destabilizim.
 
Në mënyrë kategorike, Rama mohoi se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, ndërsa Basha kërkon me cdo kusht qeveri teknike.

Zhvillimet nga takimi Rama-Basha në Presidencë

21:30 Fjala e plotë, Basha: Qeveri teknike dhe votim elektronik
Takimi i sotëm përsëritje si ai i djeshmi. Rama erdhi me një ofertë e cila në fakt nuk është një ofertë.
 
Mos realizimi i dy probleme të njohura ndërkombëtarisht, droga dhe krimi, përbën moskompromis për zgjidhje.
 
Nëse nuk pranohen se kriminelët janë të veshur me kostum, nëse nuk pranohet fenomeni i drogës, që qytetarët të ndihen të lirë të votojnë, si mund të vihet në zgjedhje.
 
Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, këtë e them unë, opozita, shqiptarët dhe e gjithë bota.
 
Të gjithë e dinë që Shqipëria në 4 vite ka akumuluar një problem të tmerrshëm, të gjithë e njohin problemin e Shqipërisë të kthyer në një Kolumbi të Europës, që e përdor drogën si një instrument të votës dhe asgjësimit të vullnetit të shqiptarëve.
 
Zgjidhja e Ramës nuk është zgjidhje politikë. Monitorimi është detyrë e institucioneve. Pa njohjen e dy problemeve themelore, pa njohjen dhe kërcënimin jetik të zgjedhjeve të lira e të ndershme nuk mund të ketë asnjë premisë për të kërkuar zgjedhje.
 
Vullneti nuk ka munguar asnjë çast nga ne, nga pala tjetër po, pala tjetër nuk e pranon përgjegjësinë, e trajton si krizë partiake, por nuk pranon as problemet që e sollën vendin në këtë krizë.
 
Me paratë e krimit dhe drogës synohet kapja e zgjedhjeve, realizimi i këtyre të vërtetave të mëdha mund të vijë vetëm:
 
Nëse pala tjetër pranon përgjegjësinë dhe është gati të marrë përgjegjësit të dalë i bashkuar kundër krimit jo të konsiderojë si aleatë.
 
Ky realizim do të vijë herët a vonë, populli i cili ka parë t’i vidhet çdo gjë, nuk është më i gatshëm të pranojë vjedhjen e nesërme të zgjedhjeve, por do të jetë i gjithi për të mundësuar votimin dhe nuk mund të kundërshtohet.
 
Kemi qenë në proces negociatave, një proces monitorimi dhe jo në zgjidhje politike.
 
Zgjidhje politike mund të ketë vetëm nëpërmjet dy pikave:  Qeveri teknike me mandat për të zgjedhur për të ndalur influencën e krimit dhe drogës.
 
Eksplorimi i mundësisë që brenda 6 muajve pas marrëveshjeve, të bëhet votimi elektronik.
 
Jemi në proces negociatash dhe nuk bëjmë hamendësime. Rama te propozimi i djeshëm dhe ky është shkaku i dështimit të negociatave. Rama duhet të vijë me një faturë sa më të vogël.


21:10 Fjala e plotë, Rama: Marrëveshje nuk ka, zgjedhje në 18 qershor
"Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje, oferta që i kemi bërë Bashës është ajo e ditura për një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve.
 
Tre zv/ministra të propozuar nga PD, të jenë të shoqëruar nga tre përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në rolin e monitoruesve për të adresuar në kohë reale cdo problematikë dhe ankesë në lidhje me rolin e policisë.
 
Po ashtu edhe në arsim, cdo problem të adresohet dhe të marrë reagim në kohë reale.
 
Këtë gjë as nuk kam pasur kurajon ta pres në ëndrrën më të bukur ne kohen e Berishes, por është dicka që duhet dhe adreson problematikën, ku flitet për përdorim të padrejtë të avantazheve që krijon makina shtetërore.
 
Kjo e gjitha shoqërohet me një rregullore që monitorohet nga zv/kryeministri, që nga nafta dhe të gjitha mjetet shtetërore, deri në përcaktimin e aktiviteteve qeveritare që duhet të bëjë apo kryeministri.
 
Përsa i përket aspektit të kërkesës për votimin elektronik, kam propozuar që menjëherë që një ministër politik i zgjedhur nga PD, me njohje për teknlogjinë të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm për të realizuar këto avancime teknologjike dhe nëse certifikohen të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme lokale.
 
Data e zgjedhjeve është 18 qershori, kohë shumë nuk ka, jemi në limite, përpjekja për të bërë gjithçka si qeveri nuk kanë shteruar.
 
Një ofertë tjetër nuk e kemi sepse nuk shohim hapësirë.

 
A u pranua?
Këtë do ta thotë kryetari i PD, por mund të them jo.
 
A u kanë propozuar ambasadorët një platforme?
Jo! Mua ambasadorët nuk më propozojnë platforma.
 
Deri kur është limiti?
Ne kemi kohë që nuk e presim PD, vazhdojmë punën për qeverisjen e vendit. Dëshira ime është fitorja të jetë e thellë me PD brenda.
 
Basha kërkoi dorëheqjen edhe në këtë takim?
Nuk është e drejtë të komentoj Bashën, ai do të vijë këtu vetë.
 
Takimi nga kush u kërkua?
Nuk ka pikë rëndësie, nuk jemi në situatën kush kërkoi takimin për të vendosur në pozicion kërkuesi njërin apo tjetrin. Unë e kam kërkuar këtë takim prej 2 muajsh.
 
Pozicioni juaj përkrahet nga partnerët?
Nuk komentoj as partnerët as bisedën me Bashën, unë shpjegoj qëndrimin tim.
 
Do u shijonte një fitore pa PD?
Fitoret shijojnë gjithmonë, me apo pa PD nuk e vendos unë
 
Do të takoheni sërish?
Unë mund ta takoj sërish, por zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor
Nuk dua të komentoj pasfolësin tim, unë po shpjegoj qëndrimin tim. Po të kishim marrëveshje do të dilnim bashkë të dy, më shumë se kaq nga ana jonë nuk do të ketë për marrëveshje.
 
Edhe sa do të prisni Bashën?
Unë kam kohë që nuk e pres. 

21:00 Përfundon takimi Rama-Basha në Presidencë

20:45 Basha fjalim në çadër pas takimit në Presidencë

20:40 Burime për Report Tv: Sonte mund të arrihet një marrëveshje mes palëve

20:15 Vazhdon prej mbi një ore takimi Rama-Basha në Presidencë

20:00 Takimin e sotëm mësohet se e ka kërkuar kryeministri Edi Rama

19:05 Zyrtarisht, Rama dhe Basha vetëm me Nishanin, nis takimi/ FOTO



19:03 Mbërrin në takim në Presidencë me makinë edhe Lulzim Basha

19:00 Kryeministri Rama mbërrin në Presidencë në këmbë nga Kryeministria

18:55 Rama dhe Basha nuk do të shoqërohen nga kryetarët e grupeve

 18:50 Rama takime dhe foto me qytetarët në Bulevard
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë

Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë