Dështuan negociatat me Alibeajn, Berisha vijon primaret! Me çfarë do financohen? Vokshi: Shpenzimet janë miminaliste, i mbulojnë degët

Në një kohë kur negociatat mes dy kampeve në PD kanë dështuar, Sali Berisha po vijon procesin e njëanshëm të primareve që do të nxjerrin një kandidat për kryetar bashkie. Anëtarja e Komisionit të Organizmit, Albana Vokshi tha se zgjedhjet në 69 degët e partisë do të mbahen më 4 dhjetor, ndërsa për tre bashkitë e mëdha Elbasan, Tiranë dhe Durrës do të mbahen pak më herët.  

“Data 4 dhjetor, dita kur do zhvillohen primaret, nëse do ketë ndryshim do iu bëhet e ditur”, tha Vokshi.

Ndonëse ende nuk kanë një numër sesa persona kanë aplikuar për t’u futur në primare, anëtarja e komisionit Fatbardha Kadiu shpjegon se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00, ndërsa për bashkitë e tjera të vendit afati është data 8 nëntor.

“Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën lançimin e kandidatëve. Bazuar në nenin 12 të statutit të PD, pika 3, kandidatët kanë tre opsione: mund të vetpropozohen; të propozohen nga anëtarësia; mund të jenë propozime nga vetë Kryesia e Partisë Demokratike”, tha ajo.

Përveç anëtarëve të partisë, në primare do të votojnë edhe simpatiznatët, të cilët kanë kohë të regjistrohen deri në 5 ditë para datës kur do mbahen zgjedhjet.

“Regjistrimi i kandidatëve kryhet nga njësia bazë e PD që është seksioni. Krytari, sekretari apo nënkryetari i seksionit në bashkëpunim me krytarin, sekretarin apo nënkryetarin e grupseksionit bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e simpatizantëve. Formularët janë fletë unike me numër serial, me kondrabiletë. Në momentin e regjistrimit simpatizanti merr kondrabiletën të vulosur në të dyja pjesët e saj. Çdo simpatizant që do të jetë pjesë e përzgjedhjes nga primaret e PD duhet të kontaktojë degën e PD për t’u regjistruar”, tha Ervin Minarolli.

E pyetur se me çfarë parash do të organizohet procesi i primareve, pasi financat e PD-së janë në dorën e grupit të Enklelejd Alibeajt, Vokshi u tha se shpenzimet për organizimin e procesit janë minimaliste dhe janë marrë përsipër nga degët e partive.

“Ne kemi kaluar që në datë 11 dhjetor, disa primare për çdo degë. Nuk janë financa të konsiderueshme, bëhen në seli të PD-së. Çdo anëtar është i ftuar në qendra…Në informacion që unë kam, historinë e zgjedhjeve në katër vite të fundit, shpenzimi është minimal dhe degët e kanë marrë përsipër. Nuk ka financa të konsiderueshme nga ana e PD”, tha Vokshi.

Negociatat mes grupit të Berishës dhe grupit të Alibeajt në PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, dështuan, ndërsa dy grupimet janë më të përçara se kurrë. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, pra Sali Berisha si kryetar i PD. Por Berisha në reagimin e tij paralajmëroi se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim. Ndërsa negociatori i rithemelimit Edi Paloka tha se grupi i Alibeaj ishte i pasinqertë, pasi gjatë bisedimeve vazhdoi të bashkojë votat me Ramën. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë