Desir-Gjosha: Zbatimi i reformës në
drejtësi, domosdoshmëri për integrim
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti në një takim Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Harlem Desir. Në fokus të këtij takimi, ishte Raporti i Komisionit Europian ku Shqipërisë iu dha rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave.
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti në një takim Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Harlem Desir. Në fokus të këtij takimi, ishte Raporti i Komisionit Europian ku Shqipërisë iu dha rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave.
Ministrja Gjosha, duke falenderuar Desir për mbështetjen që Franca i ka dhënë vendit me procesin e integrimit, u shpreh se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me përmbushjen e pesë prioriteteve dhe çdo reforme që i shërben qytetarëve shqiptarë për të ardhmen europiane të vendit.
“Procesi i integrimit për ne është mekanizmi më i mirë, për të ndërtuar një Shqipëri me standarde, ndaj edhe rekomandimin pozitiv e shohim si një tjetër hap në këtë rrugë pa kthim pas. Jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë, por nga ana tjetër të bindur se vetëm përmes këtij procesi mund të arrijmë të konsolidojmë demokracinë dhe të forcojmë shtetin e së drejtës në vendin tonë”, tha Ministrja Gjosha.
Bashkëbiseduesit, diskutuan mbi domosdoshmërinë e zbatimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi përmes ligjit të vettingut, duke e konsideruar thelbësore për vijimësinë e procesit.
Desir, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, veçanërisht miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe inkurajoi qeverinë shqiptare për të vazhduar rrugën e reformave, si e vetmja rrugë për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Desir u shpreh se Franca mbështet perspektivën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit u ndalën tek rëndësia e Procesit të Berlinit për zhvillimin e vendeve që aspirojnë të jenë pjesë e Europës.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
28.1%
-
Jo
67.1%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 7456
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Trafik i rënduar në Bypassin e Vlorës! Radhë kilometrike automjetesh
17 Gusht, 22:55
-
Nuk fshihen më, Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T
17 Gusht, 22:36
-
‘Dhurata’ e pabesueshme e Musk për liderin çeçen, një Tesla Cybertruck e blinduar dhe me mitraloz! Kadyrov: Do ta përdorim në Kiev (VIDEO)
17 Gusht, 22:29
-
Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure
17 Gusht, 22:02
-
Do të bënin çdo gjë për pak ‘famë’, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që ‘vdesin’ për vëmendje
17 Gusht, 21:56
-
Shndrite n’Shirokë’, nis edicioni i parë i festivalit të dritave
17 Gusht, 21:33
-
VIDEO/ Pas të nxehtit përvëlues, Fieri ‘freskohet’ nga reshjet e shiut
17 Gusht, 21:21
-
Penallti në shtesë, Genoa ndal Interin kampion që në javën e parë! Në Francë ka panik, ndeshja ndërpritet për 25 minuta
17 Gusht, 20:50
-
Ndahet nga jeta Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës
17 Gusht, 20:48
-
Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë
17 Gusht, 20:35
-
Lufta në Ukrainë/ Washington Post: Sulmi në Kursk shkatërroi negociatat sekrete midis Moskës dhe Kievit në Doha
17 Gusht, 20:24
-
Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)
17 Gusht, 20:03