/ATSH-AFP/ - Sekretari francez për çështjet evropiane, Harlem Desir deklaroi sot se Maqedonia kishte nevojë për solidaritetin e BE-së për përballimin e fluksit të imigrantëve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë marrë rrugën e Ballkanit për të shkuar në Evropën perëndimore.
"Maqedonia ka nevojë për solidaritetin e BE-së për t'i bërë ballë një urgjence humanitare me dhjetëra mijë, më shumë se 100 000 tashmë, imigrantëve të ardhur nga Greqia që mbërrijnë nga zonat e luftës", deklaroi Desir për shtypin në Shkup.
"BE dhe Komisioni Evropian kanë përgjegjësi për të dhënë mbështetje për Maqedoninë", shtoi Desir.
"Ky vend ka nevojë për ndihmë për t'i bërë ballë kontrollit të kufirit, regjistrimit të imigrantëve dhe, sepse situata sanitare është urgjente për t'u trajtuar", theksoi ai.
Desir kërkoi krijimin në Greqi të qendrave të regjistrimit që do të mundësojnë identifikimin e imigrantëve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtar dhe që do të priten si refugjatë në vendet e BE-së
/Shqiptarja.com