Destinacionet e preferuara për fundvit, Vathi: Kryeson Durrësi, preferohet edhe nga të huajt! Prenotimet e shqiptarëve jashtë janë rritur me 25%

Viti 2023 personifikohet si një ndër vitet turistike më të mira të Shqipërisë, progres i cili po vazhdon ndjeshëm edhe gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Për të dhënë një panoramë të turizmit në Shqipëri, gjatë dhjetorit, si dhe për të treguar destinacionet më të preferuara të shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, por edhe të turistëve të huaj në Shqipëri, i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ishte Besnik Vathi, kreu i Tur-Operatorëve të Shqipërisë.

Fillimisht, Vathi bëri me dije se qyteti më i frekuentuar nga turistët vendas, por dhe të huaj, gjatë këtij dhjetori, është Durrësi. Ai shpjegon se qyteti bregdetar është në avantazh në krahasim me shumë qytete të tjera sepse hotelet atje po shpalosin paketa turistike tunduese, si dhe marrin përsipër organizimin e festimeve tërheqëse në natën e vitit të ri.

“Brenda vendit unë do të thoja se ndër qytetet që ka kryesisht turistë dhe pret turistë është Durrësi, me hotelet e plazhit të cilat organizojnë festën e vitit të ri, jo vetëm në darkën e vitit të ri por edhe qëndrimin në hotele për dy ose tre net. Janë paketa që u janë ofruar të huajve, dhe kryesisht janë bullgarë, të cilët nga viti në vit kanë filluar ta kërkojnë dhe preferojnë të kalojnë Vitin e Ri në Shqipëri, siç thashë në qytetin e Durrësit dhe në hotelet kryesore të plazhit”,- tha Vathi.

Vathi theksoi se numri i shqiptarëve të cilët zgjedhin të kalojnë festat e fundvitit jashtë vendit është rritur ndjeshëm. Sipas tij, rezervimet e bëra nga shqiptarët prekin vende si Dubai, Stambolli, Parisi, por edhe vende të rajonit si Ulqini, Struga apo Selaniku.

“Shqiptarët që udhëtojnë jashtë, këtë vit ka pasur mundësi më të mëdha për arsye të lidhjeve më të shumta të fluturimeve ajrore, me shumë qytete kryesisht në Europë po edhe jashtë Europë. Ka grupe turistësh që kanë prenotuar për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri për ta kaluar në Dubai, në Stamboll, në Paris, në Pragë, në Budapest, Barcelonë, Madrid, në Romë, në Venecie, apo edhe autobus ose mjetet e tyre në rajon, si në Ulqin, në Strugë, në Selanik apo edhe në Sofje edhe Bukuresht”,- theksoi Vathi.

Ndër të tjera, ai deklaroi se numri i shqiptarëve që zgjedhin të festojnë festat e fundvitit jashtë vendit është rritur me rreth 25% në krahasim me vitin 2022.

“Numri i shqiptarëve që kalojnë festat e fundvitit jashtë vendit është me atë rritjen që ka pasur i gjithë viti. Diku me 20-25% në krahasim me vitin e kaluar”,- u shpreh Vathi.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!