Destinacioni juaj në
shëndetësi?! Spitali Amerikan

Destinacioni juaj në<br />shëndetësi?! Spitali Amerikan
Numri i fundit i revistës së mirënjohur mbarëbotërore Men's Health i ka dedikuar një shkrim analitik shërbimit shëndetësor në Europë dhe destinacionit për shumë qytetarë nga vende të ndryshme të botës... Spitalit Amerikan, të parit spital privat shëndetësor në vend dhe të vetmit të specializuar në të gjithë spektrin shëndetësor.

Gazetari i njohur i Men's Health, Will Nicoll shprehet në reportazhin e tij për eksperiencën e kaluar në udhëtimin e tij përgjatë Lindjes së Mesme deri në vendin tonë.
Gazetari Nicoll tregon për takimin me një investitor të huaj nga Dubai që operon në Lindjen e Mesme, i cili shprehet me shumë konfidencë për eksperiencën e tij në Spitalin Amerikan; në fillim dyshimet, mosbesimi i tij për mjekësinë në vendin tonë. I rekomanduar nga Ambasada Amerikane për t’iu drejtuar Spitalit Amerikan për dëmtimin e tij në gju gjatë udhëtimit, ku sot ai është mirënjohës për pritjen, trajtimin dhe shërbimin e kualifikuar dhe dinjitoz shëndetësor.

Nicoll pohon se tani biznesmenë nga industria e naftës, gazetarë, pilotë etj, sot udhëtojnë drejt klinikave europiane për trajtim të specializuar mjekësor dhe pa dyshim mes tyre sot është Spitali Amerikan.

“M’u desh kaq pak, shprehet gazetari Nicoll, për të rendur drejt Spitalit Amerikan, që tashmë do ta inspektoja vetë për të realizuar artikullin tim”. Takimi me mjekët kardiokirurgë Dr. Besnik dhe Dr. Arben Kojqiqi në sallat ku zhvilloheshin disa nga operacionet më të vështira kirurgjikale në zemër ishte mbresëlënës dhe u binda edhe njëherë se Spitali Amerikan zotëron të gjitha kapacitetet për t’u renditur si një nga spitalet që u duhet besuar shëndeti juaj.

"Në më pak se 10 minuta pas ardhjes time në Tiranë, konstatova se çdo përshtypje dhe mendim që kisha dëgjuar dhe krijuar për shërbimin shëndetësor në Shqipëri dhe sidomos për kirurgjinë e zemrës, tanimë nuk kishin kuptim. Jam impresionuar!"

Çmimet më të arsyeshme krahasuar me vendet e tjera në rajon e më gjërë, shpejtësia dhe cilësia në marrjen e shërbimit të duhur mjekësor, ekipi i kompletuar i mjekëve, si dhe kushtet spitalore, aparaturat, teknologjia e bëjnë Spitalin Amerikan destinacionin tuaj në shëndetësi.

Ai vijon se krahasuar me vendet jashtë, standartet e Spitalit Amerikan janë edhe më të larta se në spitalet në Amerikë dhe Angli, janë padiskutim në të njëjtin nivel me klinikat gjermane e më gjërë.

Ndalesa e tij në Shqipëri me një mision për t’u informuar dhe përçuar më shumë për turizmin dhe shërbimin shëndetësor në rajonin tonë, ka shërbyer si një guidë për të gjithë pacientët jo vetëm brenda rajonit tonë por edhe me gjërë që të njohin dhe të zgjedhin si destinacion për shërbime mjekësore të kualifikuara Spitalin Amerikan në Shqipëri.

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.743259315743090.1073741880.151440311591 

spitali amerikan


spitali amerikan


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Gjesti i Bellingham, UEFA e dënon me kusht anglezin! Demiral pezullohet 2 ndeshje, çështja e turkut kthehet diplomatike

Gjesti i Bellingham, UEFA e dënon me kusht anglezin! Demiral pezullohet 2 ndeshje, çështja e turkut kthehet diplomatike