Në ditën ndërkombëtarëve të detarëve, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka uruar ata për punën dhe sakrificën e tyre. Në një postim në Facebook, ministrja Xhaçka shkruan: "Det të qetë dhe erëra të mbara! Mirënjohje detarëve në ditën ndërkombëtare të tyre. Respekt për punën dhe sakrificën edhe për çdo efektiv të Forcës Detare".
25 qershori festohet si "Dita e Detarit"duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrificë të madhe në jetën personale dhe familjeve të tyre.
Dita e Detarit u festua për herë të parë në vitin 2011, duke pasuar kështu themelimin e kësaj dite në qershorin e vitit 2010, në Manila Filipine me anë të një rezolute të pranuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Stërvitjes, Certifikimit dhe Ruajtjes për Detarët. Dita e Detarit tashmë është përfshirë në listën vjetore të kremtimeve të Kombeve të Bashkuara.