Detaje/ Grabitja e postës në Durrës, autorët ende në arrati, mbetet i plagosur efektivi i policisë

DURRËS- Pak ditë pas grabitjes së zyrës postare në Durrës, zbulohen detaje të reja dhe të pa raportuara më parë në lidhje me dy grabitësit.

Një pikë e postës në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar ra pre e grabitjes para 2 ditësh, ku dy persona thyen derën e postës dhe hynë brenda, por nuk arritën të marrin asnjë sasi lekësh. Pas hetimeve nga policia e Durrësit mësohet se vjedhësit janë diktuar në momentin që po largoheshin në drejtim të lagjes 15.

Makina e tyre është gjendur e braktisur në zonën e Spitallës dhe rezulton se ka qenë e vjedhur dhe e denoncuar më parë në polici. Mësohet se autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë gjatë ndjekjes, të cilët kanë arritur të largohen dhe nuk janë identifikuar ende.

Ndërkohë gjatë ndjekjes së autorëve, efektivi Efektivi Julian Kastrati ka mbetur i lënduar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por burimet policore bëjnë me dije se grabitësit veprojnë si grup i organizuar. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?