Thyejnë derën e postës dhe tentojnë ta grabisin, por nuk hapin dot kasafortën, kapen autorët në Durrës/VD

Rikthehen sërish grabitjet në qytetin e Durrësit. Një pikë e postës në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar. Dy persona kanë thyer derën e postës dhe kanë hyrë brenda, por nuk kanë arritur të marrin asnjë lekë.

Report Tv mëson se grabitësit nuk kanë mundur të hapin kasafortën e postës, ndërsa me vendim bordi pikat e postës nuk mbajnë asnjë lek gjendje.

Policia ka kapur menjëherë dy autorët e grabitjes në Spitall, pasi janë regjistruar nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë, personat e kapur nga policia dyshohet të jenë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera, kryesisht nëpër banesa.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!