Detaje nga aksioni 'blic' në Vlorë, Njësia FAST 'blindoi' 4 orë hotelin tek 'Uji i Ftohtë' ku dyshohet se fshiheshin 2 të skeduarit nga SPAK! Asnjë i ndaluar (VIDEO)

Vlore- Ka zgjatur për gati 4 orë operacioni i njësisë së forcave operacionale FAST i nisur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes (9 gusht) dhe që ka vijuar deri në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Operacioni u zhvillua në një prej hoteleve në zonën e Ujit të Ftohtë ku dyshohej se po qëndronin 2 persona të shumëkërkuar

Njësia FAST ka rrethuar menjëherë hotelin dhe ka hyrë në brendësi ku sipas burimeve fshiheshin dy personat e skeduar nga SPAK për shumë ngjarje kriminale.

Aksioni nisi prej orës 23:00 dhe u bllokua rruga prej 90 minutuash nga policia.

Kontrolle jane bërë në disa dhoma të hotelit dhe kryesisht në katin e katërt të tij. Policia e Vlorës e cila mbështeti aksionin e Fast nuk bën me dije personat që ishin në ndjekje nga agjentët.

Ndërkohë burime brenda bluve të Vlorës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa, si persona në dijeni. Policia është treguar tepër e rezervuar lidhur me operacionin ndërsa nuk ka asnjë të ndaluar. 

Ndërkohë në Vlorë Janë shtuar masat dhe patrullimet si dhe shërbimi mbështetës nga FNSH.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo: 10/08/2024 15:15

    Te Yacht Hotel ishin dhe u lajmaruan te ikin

    Përgjigju
    • Elton: 12/08/2024 00:51

      Kush ishte?

    • luli: 11/08/2024 08:58

      Se te belvedere sja u mbajti bytha te shkonin

    • LORA: 10/08/2024 16:42

      Patjeter qe jane lajmeruar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja