Të dhëna të reja kanë dalë nga atentati në Tiranë mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve rezulton se 34-vjeçari Arenc Stafa është shoqëruesi i familjes së pronarit të ‘Pelikan Security’.

Sipas të dhënave dy të miturit rezultojnë kushurinjë të parë me njëri-tjetrin, njëri është djali dhe tjetri nipi i pronarit të 'Pelikan Security' Vesel Demiraj. 

Dy të miturit janë ende në sallën e operimit në spitalin e ‘Traumës’ ku ndodhen në gjendje serioze për jetën.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë/ Atentat 4 personave, dy djemtë e mitur të pronarit të ‘Pelikani Security’ në gjendje të rëndë! Po udhëtonin me 'G Class', autorët i qëlluan në lëvizje (VIDEO)