Figura e Hiqmet Delvinës, nënkryetar i Parlamentit, që lexoi kërkesat e Kodit Civil në dasmën e Mbretit Zog me  Konteshës Geraldine, do të zëvëndësohet nga kryebashkiaku i Tiranës Veliaj.
Dashuria 6- vjeçare e princ Lekës me aktoren Elia Zaharia do kurorëzohet nga Erion Veliaj nesër në orën 11:00.

Martesa e princ Lekës me Elia Zaharian do të sjellë në Tiranë figura të njohua si Simon Xavier Guerrand-Hermès, trashëgimtar i brezit të pestë të familjes që themeloi firmën e njohur të modës në vitin 1837,  anëtar i bordit të Hermès International dhe kryetari i Fondacionit për Paqen Guerrand-Hermès shkruan revista Class,  por edhe familjet mbretërore ku spikat Mbretëresha Sofia e Spanjës. 

Dasma mbretërore do të zhvillohet në mjediset e Rezidencës ku jetojnë aktualisht dhe në Pallatin e Brigadave, Pallatin e dikurshëm Mbretëror.

Redaksia Online  
(B.K/shqiptarja.com)