Detaje nga djegia e makinës në Novosele, zbulohet motivi...qesharak

Detaje nga djegia e makinës në Novosele, zbulohet motivi...qesharak

Makina e djegur në Novoselë

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga djegia e makinës me targa italiane në Novoselë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se pas djegies së kësaj makine nuk fshihet një ngjarje kriminale, por një 61-vjeçar i dehur në timon ka shtypur gazin pa pushim, nga ku ka marrë flakë motori. 

"61- vjeçari duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motorri e si pasojë mjeti është djegur plotësisht", njofton polici. 

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 61-vjeçarit, banues në Vlorë, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale " Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar