Detaje nga plagosja në Ballsh/ I moshuari jetonte me nusen e djalit, i riu iu fut natën në shtëpi! 76 vjeçari e plagosi me thikë atë dhe vëllain që i erdhi në ndihmë

Detaje nga plagosja në Ballsh/ I moshuari jetonte me nusen e djalit, i riu iu fut natën në shtëpi! 76 vjeçari e plagosi me thikë atë dhe vëllain që i erdhi në ndihmë

Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me konfliktin e ndodhur mes fqinjve në Ballsh, ku 76-vjeçari Agur Beqiraj plagosi me mjet prerës (thikë) dy vëllezërit Elis dhe Juli Pashaj. Burime bëjnë me dije se Policia e Mallakastrës është njoftuar nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit, i cili raportoi se ishin paraqitur me plagë në pjesën e krahut dhe kokës dy shtetas.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa pas njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital për të marrë në pyetje dy vëllezërit e plagosur. Pasi u shoqëruan në Polici, dy të rinjtë deklaruan para oficerëve të policisë gjyqësore se ishin konfliktuar me njëri-tjetrin, duke tentuar që të fshihnin rrethanat e ngjarjes.

Duke u nisur nga deklarimet kontradiktore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Policia e Mallakastrës bëri të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Burime bëjnë me dije se familja e dy vëllezërve jeton në katin e parë të një pallati, në lagjen "28 Nëntori" të Ballshit, dhe familja e të moshurit banon një kat më lartë, në katin e dytë, sipër shtëpisë së dy të rinjve të cilët jetojnë me prindërit.

Burime konfidenciale thonë se 26-vjeçari Juli Pashaj është futur gjatë natës në banesën e të moshuarit i cili ka konstatuar të riun brenda shtëpisë. Zhurmat e përplasjes mes të moshuarit dhe 26-vjeçarit i dëgjoi nga kati i parë vëllai i këtij të fundit, i cili i shkoi në ndihmë vëllait të vogël. 

I moshuri dyshohet se ka plagosur me thikë duke tentuar të vrasë dy të rinjtë, teksa ende nuk dihen me saktësi arsyet e futjes së të riut në banesën e 76-vjeçarit gjatë orëve të vona të natës. Mësohet se 76-vjeçari jetonte me bashkëshorten e tij dhe me nusen e djalit së bashku me dy fëmijët e saj, pasi djalin e ka emigrant në Greqi. Edhe pse fqinjët kanë pohuar paraprakisht se i kanë ngacmuar nusen e djalit, nuk përjashtojnë dhe një tentativë për vjedhje.


Lajmi kryesor:

Ballsh/ I moshuari plagos me thikë dy vëllezërit, njëri iu fut gjatë natës në banesë! Dyshohet se i ngacmonin nusen, arrestohen të 3 (EMRAT)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës