'Shpëtimi i Alvinit'/ Babai u rrëmbye nga ISIS: I dhashë 500 € luftëtarit shqiptar dhe shpëtova... LETRA e të birit që zbuloi vendndodhjen

'Shpëtimi i Alvinit'/ Babai u rrëmbye nga ISIS: I dhashë 500 € luftëtarit shqiptar dhe shpëtova... LETRA e të birit që zbuloi vendndodhjen

Sot Alvin Berisha është kthyer në pranë familjes së tij dhe po jeton i lumtur fëmijërinë, por detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i shpëtimit të babait, Afrim Berisha...detaje që na shërbejnë edhe për të kuptuar sakrificat që bën një prind për fëmijën.  Në një intervistë për gjigantin Euronews, Afrimi ka zbuluar se pasi vendosi që të shkonte vetë personalisht në Siri, ai është rrëmbyer nga ISIS, por ka shpëtuar pasi i ka dhënë 500 euro një luftëtari shqiptar.

"Mendoja vetë për Alvinin. Nuk isha i interesuar për asgjë tjetër, e dija rrezikun që më kanosej, por çfarë mund të bëja. Kam ndenjur me javë në Siri, pastaj më kapën ato të ISIS, por shpëtova pasi i dhashë 500 euro një luftëtari shqiptar", tregon babai i Alvinit.

Afrimi arriti të shpëtonte duke u larguar nga Siria, por kjo nuk e ndaloi që të rikthehej çdo vit në kërkim të djalit 11-vjeçar derisa sa mori në dorë letrën që e përcaktonte qartë vendndodhjen e tij.

“Përshëndetje babi, si je? Jam unë, djali yt Jusuf- emri im shqiptar është Alvin. Më mungon babi. Më merr në shtëpi të lutem. Dua të shkoj në shtëpi.

Të dua dhe më mungon.

Djali yt, Alvini,” thuhet në letër.

Letra e Alvinit

Si Alvini janë edhe fëmijë të tjerë në atë kamp. Për Tomaso Della Longa nga Kryqi i Kuq, publikimi i kësaj historie me të gjitha përpjekjet individuale të babait të tij, shërbejnë për fillimin e bisedimeve me qeveritë për riatdhesimin e tyre.

"Ka filluar diskutimi për riatdhesimin e tjerë. Është aq komplekse sa nuk mund të ndodhë sot për nesër", përfundoi ai.

Si përfundoi Alvini në kamp?
Historia e tij e trishtë nis që në moshën 6-vjeçare, kur e ëma braktisi familjen dhe e mori me vete në Siri, mes luftës dhe pasigurisë. Tragjedia do të bëhej edhe më e madhe, kur e ëma do të humbiste jetën së bashku me bashkëshortin e saj. Kur Alvini do të mbeste i vetëm, përpjekjet e të atit që të bëheshin edhe më të mëdha, që të mbërrinte në gjurmët e tij. Në emisionin “Le Iene”, babë e bir u takuan mes lotësh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit