Detaje nga të shtënat në Shijak, autori kishte konflikt me pronarët e biznesit ku punonte i plagosuri

Detaje nga të shtënat në Shijak, autori kishte konflikt me pronarët e biznesit ku punonte i plagosuri

Autobusi pranë vendit të plagosjes

1711112127_autobusi.JPG

Detaje të reja nga plagosja në Shijak paraditen e sotme, ku mbeti i plagosur Enidor Dedja.

Report Tv mëson se ngjarja ndodhi në vendin e punës së Dedjas, një pikë shitjesh për pjesë makinash, por ai nuk ka patur lidhje me konfliktin. Autori Arbër Hoxha i cili tashmë është në kërkim, një natë më parë është konfliktuar me pronarët e dyqanit ku punon Dedja.

Ai ka shkuar mëngjesin e sotëm dhe ka qëlluar me armë, por plumbat nuk kanë kapur pronarët, vëllezërit Domi, por kapën Enidor Dedjan. Ndërkohë bëhet me dije se plumbat kanë kapur edhe xhamat e një autobusi pranë dyqanit i cili për momentin nuk ishte funksional dhe nuk kishte njeri brenda.

Autori i plagosjes u largua më pas nga vendngjarja me një automjet tip 'Ford Fiesta'. Ndërkohë janë proceduar dhe marrë në pyetje dy vëllezërit pronar të biznesit ku ndodhi plagosja në këmbë e Enidor Dedjas.


Lajmi kryesor:

Shijak/ Qëllon drejt dyqanit, plumbat kapin punëtorin, shënjestra ishin pronarët e biznesit! Dyshohet konflikti për një vajzë (EMRAT)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore