Zbulohen detaje të operacionit Tempulli 2’. Mbi 567 kg drogë është sekuestruar dhjetra armë dhe sasi të konsiderueshme lekësh janë sekuestruar.
Gjatë kësaj faze të operacionit “Tempulli 2”, u sekuestruan:
7.5 kilogramë kokainë,560 kilogramë kanabis,një sasi heroine,10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro), informoi drejtori i pergjithshem i policise, Muhamet Rrumbullaku.
Pas ekzekutimit të operacionit ‘Tempulli’ ku u arrestuan 300 persona dhe u goditën 24 grupe kriminale drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaron se u vu re një trend i ri. Trafikantët u larguan nga zonat urbane për shkak të shtimit të forca
“Trafikantët dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike, të gjendur përballë trysnisë së Policisë dhe implementimit të masave shtesë për sigurinë në shkolla, e zhvendosën veprimtarinë e tyre kriminale në rrugica, lagje, lokale dhe zona urbane e rurale, duke bërë pre të rinjtë” tha Rrumbullaku
66 hetime proaktive
Në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, në bazë të provave të siguruara nga 66 procedime proaktive të ndjekura nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, u siguruan 299 masa sigurie dhe 306 vendime kontrolli. Nga ky operacion u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.
"Bazuar në inteligjencën policore, u regjistruan dhe u nisën shumë procedime penale në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë vendin. Gjej rastin të falënderoj Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesit e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë vendin dhe prokurorët e angazhuar direkt për ndjekjen e 66 procedimeve proaktive. Nga ndjekja e këtyre procedimeve me metoda proaktive u siguruan prova për persona dhe grupe kriminale që kryenin veprimtari të sigurimit, furnizimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike" deklaroi drejtori.
Lajmi kryesor: