Vrasja e biznesmenit Hoxha/ Nga thirrjet telefonike tek ekzekutimi në Dajt! Celulari i viktimës u gjet pas lokalizimit me ‘IMSI Catcher’, përfundoi te taksisti që e shiti

Tre thirrje të humbura në celularin e Ruzhdi Hoxhës paraditen e 20 tetorit të bëra nga telefoni i Fredi Rrushit kanë ngritur dyshimet tek hetuesit se ky i fundit është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit të inerteve në Kamëz.

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se Fredi Rrushi e ka telefonuar Hoxhën për t’i kërkuar takim, por ky i fundit e ka shmangur. Rrushi ka insistuar sërish dhe ka artitur të flasë me 43-vjeçarin biznesmen përmes telefonit të një miku të përbashkët me të cilin Ruzhdi Hoxha ishte në tavolinë në lokal.

“Përse s’më përgjigjet?”, - mësohet t’i jetë drejtuar Fredi Rrushi, Ruzhdi Hoxhës. Ndërsa ky i fundit i thotë se nuk e ka dëgjuar telefonin, duke i lënë takim në të njëjtin lokal që ndodhej me shokët, në autostradën Tiranë-Durrës.

Pa e ditur se pas kësaj telefonate ekzistonte një plan për ta elkeminuar fizikisht, Ruzhdi Hoxha e priti në takim. Pasi qëndruan disa minuta nën shoqërinë e përbashkët, Rrushi dhe biznesmeni u shkëputën nga grupi për të vazhduar udhëtimin e fundit drejt Malit të Dajtit në Tiranë.

Por pasi Ruzhdi Hoxha u shpall i zhdukur dhe u denoncua në polici nga familjarët, Fredi Rrushi pranoi që kishte qenë ai personi që e shoqëroi për herë të fundit por gënjeu në dëshmi, duke thënë se e çoi në Mëzez për të takuar një vajzë. Thirrjet me numrin e tij në telefonin e biznesmenit e bënë Fredi Rrushin të dyshuarin kryesor, megjithatë më 26 tetor, ai u arerstua jo si vrasës, por sepse kërkohej nga Italia për trafik droge.

Dy ditë më pas, prokuroria gjurmoi nëpërmjet pajisjes “IMSI Catcher” numrin e telefonit të Ruzhdi Hoxhës, i cili u lokalizua në një dyqan celualrësh në një zonë të kryeqytetit. Numri dhe telefoni ishin tek një shitës i cili ka rrëfyer se e bleu për 1000 lekë nga një taksist që e kishte gjetur në rrugë. Telefoni ishte hedhur në të njëjtin intinerar që Rrushi përshkroi pasi zbrit nga Dajti.

Hetuesit kanë rindërtuar intinerarin e lëvizjes dhe dinamikën e krimit, ku konfirmohet edhe me pamje filmike nga disa biznese se Fredi Rrushi ka udhëtuar sëbashku me Ruzhdi Hoxhën drejt Dajtit. Pasi janë përleshur fizikisht, Fredi Rrushi e ka vrarë me dy plumba dhe është kthyer rreth orës 15:00 më 20 tetor.

Mëngjesin e 21 tetorit, kur ora shënonte 05:00 Rrushi rezulton se ka shkuar sërish në Dajt e këtë herë sipas hetuesve për të fshehur trupin e viktimës të cilin e ka mbuluar me dhe, gurë e shkurre në këtë zonë ku u gjet tre ditë më parë.

Ndaj Fredi Rrushi rëndojnë tre akuza, vrasja me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe zhdukje kufome. Ndërsa vëllai i tij Pajtim Rrushi është arrestuar për moskallëzim krimi e veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të dy të mërkurën do të dalin para gjykatës. Pajtim Rrushi ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë, pasi COVID e kishte lënë me pasoja. 

Të dy, Rruzhdi Hoxha dhe Fredi Rrush, janë përfshirë prej kohësh në aktivitetet kriminale, nga mashtimi, vjedhja dhe kultivimi drogës. Por hetuesit, ende nuk kanë një motiv përse është ekzekutuar biznesmeni, ndërsa vrasësi i tij, vijon të mos pranojë krimin, edhe pas një jave në qeli.

1636368640_1636366840ruzhdihoxha.jpg

Viktima Ruzhdi Hoxha dhe autori Fredi Rushi

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
'200 mijë euro për të djegur makinat e Salillarit', tjetër pistë në hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha

Një tjetër detaj i rëndë mësohet nga ngjarja e rëndë e rrëmbimit dhe më pas vrasjes së 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha në Tiranë. Nga një dëshmi e djalit të viktimës, të publikuar në media, mësohet se ttre ditë pas zhdukjes së të atit ai i ka thënë policisë se në fillim të muajit tetor Ruzhdi Hoxha së bashku me një tjetër person kishin marrë përsipër të digjnin makinat e firmës “Salillari” pasi më parë kishin marrë një pagesë prej 200 mijë eurosh.

Në fund ata nuk kishin mundur që ta kryenin këtë 'porosi' edhe pse Hoxha së bashku me mikun e tij Gj. L., kishin shkuar në ambientet e shoqërisë ‘Salillari’, të cilat ndodheshin në zonën e Marikaj, në afërsi të Vorës”.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas