-
Vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin! Nga gjykimi i shkurtuar do vuajë 10 vite
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u vendos 10 vite burg.
5 Korrik 2023, 15:36 -
Vrau biznesmenin, prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin! Konflikt për borxhet, Ruzhdi Hoxha u gropos në Dajt në 2021
Dy vjet pas ngjarjes së biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i groposur në malin e Dajtit, Prokuroria e Tiranës kërkoi 18 vite burg për autorin e dyshuar Fredi Rrushi. Ky i fundit sipas hetimeve, e ekzekutoi 43-vjeçarin për shkak të konfliteve për borxhet.
4 Korrik 2023, 15:09 -
Ezkekutimi i Ruzhdi Hoxhës, prokuroria e Tiranës mbyll hetimet! Çon në gjykatë me akuzën e vrasjes e fshehjes së kufomës Fredi Rrushin
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe me pas ekzekutimin e Ruzhdi Hoxhës, dhe ka çuar për gjykim të dyshuarin Fredi Rrushi, me akuzën e vrasjes sipas nenit 78 te kodit penal.
7 Shtator 2022, 10:32 -
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli lë në burg të dyshuarin Fredi Rrushi, në 'arrest shtëpie' vëllai i tij
Fredi Rrushi dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi kanë dalë sot para Gjykatës së Apelit të Tiranës, njëri si autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe tjetri si bashkëpunëtor.
7 Dhjetor 2021, 14:51 -
Kronikë
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, ende asnjë gjurmë nga makina dhe arma e krimit! Dyshime se mjeti është çmontuar
Makina tip ‘Volkswagen’ me të cilën dyshohet se biznesmeni Ruzhdi Hoxha është çuar në Malin e Dajtit për t’u ekzekutuar më pas në zonën e Qafë Mollës ende nuk është gjetur nga policia. Edhe pse ka kaluar mbi dy javë nga zbulimi i trupit të pajetë të biznesmenit Hoxha dhe në burg për vrasjen ndodhen dy vëllezërit Rrushi, prokuroria ende nuk ka as makinë e ngjarjes dhe as armen e krimit që të mund të kyç pas ‘hekurave’ dy vëllezërit.
24 Nëntor 2021, 12:13 -
Kronikë
Vranë biznesmenin Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë, lihen në burg dy vëllezërit si autorë të ngjarjes! Ende asnjë motiv për vrasjen, policia në kërkim të makinës me të cilën u krye krimi
Fredi Rrushi dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi janë lënë në Burg nga Gjykata e Tiranës, si autorë të dyshuar për vrasjen e biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë motiv se pse dy vëllezërit e kanë vrarë mikun e tyre, ndërsa autoritetet janë në kërkim të makinës që dyshohet se është kryer krimi.
10 Nëntor 2021, 11:48 -
Kronikë
Vrasja e biznesmenit Hoxha/ Nga thirrjet telefonike tek ekzekutimi në Dajt! Celulari i viktimës u gjet pas lokalizimit me ‘IMSI Catcher’, përfundoi te taksisti që e shiti
Nga tre telefonata pa përgjigje më 20 tetor, tek udhëtimi pa kthim drejt Dajtit dhe hedhja e telefonit të Ruzhdi Hoxhës në rrugë janë provat që çuan hetuesit tek Fredi Rrushi. Prej 1 jave ai është në qeli për vrasjen e shokut të tij biznesmen, edhe pse ende po mban qëndrim mohues. Prokuroria ka sekuestruar pamje filmike që vërtetojnë itinerarin e tyre drejt Dajtit. Nga ana tjetër, vëllai i autorit, Pajtim Rrushi ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë, pasi COVID e kishte lënë me pasoja.
8 Nëntor 2021, 11:16 -
Kronikë
Vrasja e Ruzhdi Hoxhës në Qafë Mollë, biznesmeni u dhunua dhe me pas u ekzekutua me 2 plumba nga shoku i tij! Në pranga edhe vëllai i autorit, bashkëpunoi në krim
Biznesmeni Ruzhdi Hoxha pasi është rrëmbyer është dhunuar fizikisht dhe më pas është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë. Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit. Në pranga për krimin kanë përfunduar Fredi Rrushi, autor i rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit, dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi, bashkëpunëtor në krim.
7 Nëntor 2021, 09:52 -
Kronikë
Rrëzoi në tokë gazetaren dhe operatorin pasi donin të filmonin vendin ku u vra Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë, shkarkohet dhe ndiqet penalisht efektivi i policisë
Efektiv që shty dhe rrëzoi një ditë më parë gazetaren Anila hoxha dhe operatorin që e shoqëronte është shkarkuar nga detyra dhe do të ndiqet penalisht. Gazetarët nuk u lejuan nga policia të filmon dhe t’i afroheshin vendit të ngjarjes, ndërsa një nga efektivët e policisë është nervozuar dhe ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.
7 Nëntor 2021, 09:46 -
Kronikë
‘Polic je ti ore!’ efektivi nervozohet nga mediat në Qafë-Mollë, rrëzon në tokë operatorin dhe gazetaren! Pezullohet efektivi i policisë, SHÇBA nis inspektimet
Një nga efektivët e policisë, është nervozuar nga prania e mediave dhe madje ka shkuar deri aty sa ka shtyre me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren Anila Hoxha, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës
6 Nëntor 2021, 20:13 -
Kronikë
“Pinte kokainë e kishte jetë të shthurur”, zbardhet dëshmia e djalit të Ruzhdi Hoxhës: Borxhet ja pagova unë! Fredi Rrushi më tha që babain do e merrte një vajzë
Djali i madh i Ruzhdi Hoxhës, Saimir Hoxha ka thënë në polici, se ai bashkë me të afërm e kanë kërkuar viktimën për 4 ditë, para se të shkonin në polici
6 Nëntor 2021, 15:39 -
Kronikë
I zhdukur prej 2 javësh, biznesmeni Ruzhdi Hoxha gjendet i vrarë në Qafë-Mollë! Trupi i groposur në humnerë, u nxor pas disa orësh nga RENEA! Arrestohet si i dyshuar shoku i tij, i kërkuar në Itali për drogë
Prej dy javësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, por biznesmeni i inerteve në Kamëz Ruzhdi Hoxha është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës në Dajt.Një ditë më parë është gjetur xhupi i tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë dhe më pas përmes nuhatjes së qenëve të policisë vetëm sot është gjetur edhe trupi i pajetë.
6 Nëntor 2021, 12:22