Detaje nga vrasja ne Elbasan/ Viktima është qëlluar 5 herë me pistoletë, si u larguan 3 autorët nga vendngjarja

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani. Sipas gazetarit Elton Qyno autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë tip pistolete,duke e lënë të vdekur në vend.

Megjithëse në makinën e djegur janë gjetur dy kallashnikovë të djegur, policia dhe prokuroria e Elbasanit thonë se viktima Ramazani është qëlluar plot 5 herë me pistoletë. Vrasja e Ramazanit është kryer poshtë shtëpisë së tij,teksa Ramazani po parkonte automjetin tip Ford Fokus.

Pas kryerjes së vrasjes autorët kanë marrë rrugën kryesore në drejtim të Metalurgjikut dhe me pas drejt Papërit ku kanë djegur makinën. Vrasja lidhet me konfliktet për shpërndarjen e kokainës në qytet pasi viktima njihet nga policia si shpërndarës kokaine në qytetin e Elbasanit. Madje është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një hërë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat.

Hera e fundit që Emiljano Ramazani është proceduar ka qenë në vitin 2017 për shpërndarje kokaine. Prokuroria e Elbasanit ne 2018 ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burgim për akuzën e shpërndarjes së kokainës në qytet, si dhe iu sekuestruan kokainë,disa pasaporta dhe disa telefona. Në fund të procesit gjykata deklaroi të pafajshëm Emiljano Ramazanit duke e liruar nga qelia. Tashmë çështja ndodhej në pritje për tu gjykuar në gjykatën e Apelit Durrës,pasi prokuroria kishte depozituar apelim.


Lajmi kryesor:

Larja e hesapeve trondit Elbasanin, ekzekutohet me 5 plumba i skeduari për kokainë, i përfshirë në disa atentate! 3 autorët djegin makinën, brenda gjenden dy kallashnikovë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?