Elbasani nuk gjen qetësi nga krimi. Ekzekutohet me armë zjarri Emiljano Ramazani, 39-vjeç i njohur ndryshe me nofkën 'Rramani'. 39-vjeçari, prind i 4 vajzave pasditen e sotme rreth orës 16:30 po parkonte makinën e tij tip 'Ford Focus' me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte makinën.
Sipas gazetarit Elton Qyno, autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë tip pistolete 5 herë duke e lënë të vdekur në vend. Megjithëse në makinën e djegur janë gjetur dy kallashnikovë të shkrumbuar, policia dhe prokuroria e Elbasanit thonë se viktima Ramazani është qëlluar me pistoletë.
Si u larguan autorët: Pas kryerjes së vrasjes autorët kanë marrë rrugën kryesore në drejtim të Metalurgjikut dhe me pas drejt Paprit ku kanë djegur makinën. Rreth 30 minuta pas ngjarjes, në aksin Elbasan-Peqin, mes Vidhasit dhe Paprit u gjet e djegur në një kodër me ullishte makina që autorët përdorën në krim, tip ”Volksëagen” me targë me targa AA 819 KX, që rezulton e vjedhur në Tiranë dhe e denoncuar në komisariatin nr. 2. Targat e vjedhura 10 ditë më parë në Tiranë i përkasin një makine "Renault Megane". Sipas gazetarit Merin Maçi, si pasojë e djegies së makinës flakët përfshinë edhe kodrën me ullishte, ndërsa autorët u zhdukën duke humbur gjurmët. Në vendin e ngjarjes në Elbasan, por edhe në kodrën që u dogj makina mbërritën forca të shumta policie të drejtorisë vendore të mbështetura nga RENEA dhe FNSH në kërkim të autorëve duke rrethuar zonën, por deri tani asnjë rezultat.
Pistat dhe e shkuara kriminale e viktimës
Vrasja lidhet me konfliktet për shpërndarjen e kokainës në qytet pasi viktima njihet nga policia si shpërndarës kokaine në qytetin e Elbasanit. Madje është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat. Hera e fundit që Emiljano Ramazani është proceduar ka qenë në vitin 2017 për shpërndarje kokaine. Prokuroria e Elbasanit në vitin 2018 ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burgim për akuzën e shpërndarjes së kokainës në qytet, ku iu sekuestruan kokainë, disa pasaporta e telefona. Në fund të procesit, gjykata deklaroi të pafajshëm Emiljano Ramazanin duke e liruar nga qelia. Tashmë çështja ndodhej në pritje për tu gjykuar në gjykatën e Apelit Durrës, pasi prokuroria kishte depozituar apelim. Emiljano Ramazani që u ekzekutua sot në mes të ditës në Elbasan është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë tre herë i arrestuar dhe dënuar, pasi është kapur me kokainë dhe heroinë, ndërsa dyshohet se ka qenë përfshirë edhe në disa atentate në qytetin e Elbasanit. I njohur ndryshe me nofkën 'Rramani' më 2012 u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë për drogë. Pesë vite më pas ai u kap sërish së bashku me një tjetër person, pasi iu gjet kokainë në makinë. Asokohe iu gjetën 10 doza kokainë, 50.000 lekë dhe 14 aparate celularësh.
Pista e vetme ku po hetohet për momentin është larja e hesapeve mes bandave për konfliktet e vjetra lidhur me aktivitetin kriminal. Report Tv mëson gjithashtu se vëllai i viktimës ka një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit. E ndërsa autorët sipas policisë u larguan në kodrat përballë Paprit, në Elbasan zbarkuan drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe i sektorit të Krimeve Tonin Vocaj, të shoqëruar nga drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kreshnik Ajazi. Një ndihmë për policinë mund të jenë pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit të krimit për të shkuar te autorët, të cilat janë sekuestruar. Gjithashtu janë marrë edhe dëshmitë e disa prej banorëve të zonës që në atë moment ndodheshin aty.
Në vitin 2012 Emiljano Ramazani ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë për drogë gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, por më pas gjykata e la të lirë. Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë që liroi në vitin 2012 Ramazanin nga burgu pasi ishte arrestuar si shpërndarës kokaine në Elbasan. Në vendimin e gjykatës së vitit 2012 për lirimin e Emiljano Ramazanit, kryesuese ishte gjykatësja Shpresa Beçaj dhe anëtare Ariana Fullani. Sipas vendimit, në përgjimin mbi gjashtë muaj nuk është gjetur asnjë provë materiale apo deklarim që të provojë kryerjen e veprës penale për të cilën ishte arrestuar Ramazani.
Kujtojmë se Ariana Fullani u largua nga Gjykata e Lartë në korrik të 2017-ës për t'iu shmangur procesit të Vettingut. Kurse Shpresa Beçaj, u shkarkua nga KPK-ja më 3 korrik për mosdeklarim të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.
( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë vendimi i Gjykatës së Lartë për lirimin e Emiliano Ramazanit 2012
Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani. Sipas gazetarit Elton Qyno autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë tip pistolete,duke e lënë të vdekur në vend.
Megjithëse në makinën e djegur janë gjetur dy kallashnikovë të djegur, policia dhe prokuroria e Elbasanit thonë se viktima Ramazani është qëlluar plot 5 herë me pistoletë. Vrasja e Ramazanit është kryer poshtë shtëpisë së tij,teksa Ramazani po parkonte automjetin tip Ford Fokus.
Pas kryerjes së vrasjes autorët kanë marrë rrugën kryesore në drejtim të Metalurgjikut dhe me pas drejt Papërit ku kanë djegur makinën. Vrasja lidhet me konfliktet për shpërndarjen e kokainës në qytet pasi viktima njihet nga policia si shpërndarës kokaine në qytetin e Elbasanit. Madje është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një hërë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat.
Hera e fundit që Emiljano Ramazani është proceduar ka qenë në vitin 2017 për shpërndarje kokaine. Prokuroria e Elbasanit ne 2018 ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burgim për akuzën e shpërndarjes së kokainës në qytet, si dhe iu sekuestruan kokainë,disa pasaporta dhe disa telefona. Në fund të procesit gjykata deklaroi të pafajshëm Emiljano Ramazanit duke e liruar nga qelia. Tashmë çështja ndodhej në pritje për tu gjykuar në gjykatën e Apelit Durrës,pasi prokuroria kishte depozituar apelim.
Kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu, mbërrin në komisariatin e Elbasanit për ekzekutimin e 39-vjeçarit Emiljano Ramazanit.
Pas shuarjes së flakëve kamionçina ka bërë transportimin e mjetit të djegur të përdorur nga autorët për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Mjeti u braktis dhe u dogj mes ullishtave të Paprit dhe Vidhasit. Makina tip 'Volkswagen" do të ekzaminohet nga policia për të zbuluar prova të reja nga ekzekutimi dhe autorët që e braktisën dhe e dogjën atë.
Detaje të reja dalin nga ekzekutimi në Elbasan i Emiljano Ramazanit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në mjetin e djegur të autorëve tip ”Volkswagen” me targa të vjedhura AA 819 KX që autorët përdorën në vrasje janë gjetur dhe dy kallashnikovë të djegur.
Rreth dy orë pas vrasjes, karrotreci ka larguar nga vendi i ngjarjes makinën e viktimës Emiljano Ramazani, tip 'Ford Focus' me targa AA 945 DG. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket xhami i parë nga krahu i pasagjerit i thyer, i bërë shosh nga breshëria e plumbave të kallashnikovit. Autorët e kanë ndjekur dhe në momentin që ndodhej mes pallateve në parkim i janë afruar dhe e kanë qëlluar duke mos i dhënë asnjë mundësi që të largohet.
Nisur nga e shkuara e viktimës pista e parë ku po hetohet është larja e hesapeve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i krimeve Tonin Vocaj. Ne vend ngjarje dhe Kreshnik Ajazi drejtues i prokurorisë Elbasan
Viktima Emiliano Ramazani është vrarë në mjetin tip "Ford Focus" me targa AA 945 DG. Ai është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve. Makina tip ”Volkswagen” që autorët përdorën në vrasje është me targa AA 819 KX. Por targat e mjetit që autorët përdorën dhe më pas e dogjën janë denoncuar të vjedhura në komisariatin nr. 2 në Tiranë.
Policia jep informacionin zyrtar për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”. Rrethanat e vrasjes së 39 vjeçarit janë ende të paqarta.
"Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes" deklaron policia.
Report Tv siguron foton e Emiljano Ramazanit. I arrestuar dhe dënuar disa herë për drogë, elbasanasi u ekzekutua pasditen e sotme. Ai kishte rënë disa herë në pranga për kokainë dhe heroinë.
Viktima e atentatit sot në Elbasan është një emër i njohur për drejtësinë. Emiljano Ramazani i njohur me nofkën “Rramani” me banim në lagjen “Sul Paprri” ka qenë disa herë i arrestuar dhe dënuar. Në 2012 ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë për drogë. Pesë vite më pas ai është kapur sërish së bashku me një tjetër person, pasi iu gjet kokainë në makinë. Asokohe iu gjetën 10 doza kokainë, 50.000 lekë dhe 14 aparate celularësh.
Report Tv siguron pamjet e makinës që autorët përdoren në vrasje dhe më pas i vendosën zjarrin duke e djegur në zonën mes Paprit dhe Vidhasit rrugës për në Peqin. Makina është tip ”Volkswagen”. Nga flakët ka marrë zjarr edhe ullishta.
Report Tv mëson se viktima nga atentati në Elbasan është Emiljano Ramazani, i njohur edhe me nofkën "Rramami". Në 2017 është arrestuar nga policia për drogë. RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën për të kapur autorët.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në qytetin e Elbasanit pasditen e sotme, pranë një pike karburanti te rrethrrotullimi i luleve.
Disa minuta pas vrasjes është gjetur e djegur një makinë në fshatin Vidhas në aksin Elbasan-Peqin. Makina dyshohet se u përket autorëve të vrasjes.
Policia te kontrrolloje kamerat te vendet ku jane vjedhur makinat dhe targat,mund te jene ndihmesat e te njejtes bande e sa per c'ka thoni ju /LLESHI/ rinise shqiptare hapi vende pune sa te duash,ata duan para te madhe,te shpejte,pa u lodhur.Nuk ju kujtohet ai bisnesmeni qe ne mes te bananeve iu gjet droge,duket qe puna e ndershme e tegetarit as nuk I mjaftonte dhe fitimi I ndershem nuk I hynte ne sy ,por donte dhe <<pak droge>>
PërgjigjuI lumte d'ora atij qe e ka bo se mas qafes e kane te gjith kto, shoku Talo Celos ky vesh llapushi
PërgjigjuU vra rinia u vra !!! Keq ardhje ??? Po ky shtet sa breth sa andej kendej hap vendi pune dheu tee punojne rinia more se e moret me qafe. Do ishte mire we dheu ndonje qeveritar ta kishte ngrene dhew pastaj ta shifnin deren e lemes turp dhe vetem turp
PërgjigjuBravo Ardi Veliu, te doli nje nate diete mor kodosh
PërgjigjuFakti qe ky kriminel ishte i lire tregon sa i kalbur esht ky shtet dhe kjo qeveri.Sa i perket vrasjes uroj qe ti marr nga pas dhe shoket e vet.Do ishte mir ti eliminonte shteti po ngaqe shteti eshte mafie le te eliminojn njeri tjetrin
Përgjigjuramani çam esht ??
PërgjigjuDo jetè kaur nga ata te bregut hahahahaha
Poo
I BEJME thirrje rinise qe te perveshe menget e te punoje,,,,E JO TE MERRET ME DROGE E PISLLEQE SE DO SHKONI PER DHJAME QENI,,,,,THIRRINI MENDJES...
PërgjigjuMe vjen mire se pas ngjarjes ka ardhe dhe vete drejtori i policise se ca lidhje ka ky te shkoje ne vendngjarje hajde gjeje po nejse kto shkojne kot sa me shty diten e me tregu si histori si e kishin vra filanin mire e ka ky www kur te shkojne te shpija e ktij te gjejne talo celen tu pa televizor
PërgjigjuPo lerini ore te han kokat e njeri tjetrit. Me kemb te mbar,marrc me vete dhe plerat tjer si puna yte
PërgjigjuPyeteni nje here talo celen se mos ka qene gjo ke shpija e Rramanit se ai i njef te gjith keto.
PërgjigjuTalua ua pi kafene nje dite para se te vdesin.
Hahaha e madhe kjo, ai pabuksi do kete qene te ky vertete