Konflikti i nisur nga motive pronësie mes çiftit dhe kushëririt të tyre, ka bërë që ky i fundit ti qëllonte 17 herë me armë, duke mos ju lënë asnjë mundësi shpëtimi.
Pas vrasjes së çifti, 73- vjeçari Apostol Kosta, autori i ngjarjes së rëndë ka tentuar të krye vetëvrasje, ku nga plagët e marrë është transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 25.10.2017, në lagjen Palorto, Gjirokastër, nga specialistët e Krimeve të Rënda në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Apostol Kosta, 73 vjeç, banues në lagjen Palorto, Gjirokastër.
Shtetasi i mësipërm ka qëlluar me armë zjarri shtetasit A.K, 61 vjeç dhe A.K, 48 vjeçe, banues në lagjen Palorto, Gjirokastër, të cilët kanë humbur jetën dhe më pas ka tentuar të kryej vetvrasje. Shtetasi Apostol Kosta ndodhet në spitalin e traumës, Tiranë, në gjëndje të rëndë për jetën.
Shkaku i konfliktit ka qënë për motive pronësie.
Në cilësinë e provës material u sekuestruan një armë zjarri automatik model-56 , 5 fishekë model 56, 17 gëzhoja dhe një granat dore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com





