Helikopteri i FA-së pësoi defekt pas remontit të dytë në Francë, Report Tv zbardh dinamikën
Defekti i pësuar dhe helikopteri i FA që bëri ulje të detyruar
4 ushtarakët shqiptarë në bordin e helikopterit të Forces Ajrore “Cougar” po ktheheshin nga Franca pas një remonti të planifikuar të mjetit fluturues ushtarak. Report Tv mëson se gjatë udhëtimit, pak pas nisjes nga Franca dhe nga hangarët e servisit të kompanisë, përgjegjëse për servisin, Airtelis s.a.s, pilotët shqiptarë kanë identifikuar rrjedhje të vajit. Helikopter ka patur temperaturë të lartë në transmision dhe pilotët kanë konstatuar rrjedhje vaji. Falë eksperiencës e profesionalizmit ekuipazhi shqiptar ka mundur të bëjë manovrat e duhura, duke bërë uljen e emergjencës në Itali pa pasoja për jetën e tyre.
Burime për Report Tv thonë se ky ishte defekti i dytë që helikopteri pëson brenda 1 jave 2 herë. Pasi kishte pësuar defekt ishte nisur nga Shqipëria drejt Francës për tu riparuar. Pas garancisë së kompanisë franceze se defekti u eliminua, helikopteri është nisur në fluturim më 23 korrik ku pak minuta pas ngritjes nga toka ka dhënë sinjalet e temperaturës së lartë në transmision duke bërë ulje të detyruar në Pescara. Pas këmbënguljes së palës shqiptare helikopteri është futur sërish në servisë ku ka qëndruar dy ditë.
Kompania franceze me 23 korrik deklaroi se e riparoi defektin, por ditën e djeshme helikopteri pësoi defektin e dytë. Pas rregullimit të defektit dhe herën e dytë, helikopteri u nis sërish, por pësoi sërish të njëjtin defekt të rrjedhjes së vajit ditën e djeshme duke detyruar ekuipazhin të bënte një ulej të detyrueshme, ku fatmirësisht u shmang tragjedia. Report Tv siguron foton e pajisjes ku ka rrjedhur vaji.
Pajisja që ka rrjedhur vaji në helikopter
Aktualisht ushtarakët shqiptarë po qëndrojnë në Itali, në pritje të sqarimeve nga kompania franceze Airtelis s.a.s e cila kishte dhënë garanci për mbarëvajtjen e servisit të helikopterit. Procedura e mirëmbajtjes së helikopterëve është e përvitshme dhe zbatohet me rigorozitet nga Ministria e Mbrojtjes.
Helikopteri shqiptar që bëri ulje të detyruar në Itali
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.9%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
-
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
8 Janar, 22:16
-
Ministri italian i Mbrojtjes: Ushtria jonë është e detyruar të ketë satelitët e Elon Musk
8 Janar, 21:43
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
Belcastro, qyteti i vogël italian 'ndalon' banorët që të sëmuren
8 Janar, 15:40
Ndyresira politikane ju zhdukte Zoti i Madh nga faqja e dheut me cfare keni, tradhetare te poshter blen mallra te felliqesira franceze po rrace me djallezore nuk ka. Mire qe nuk ndodhi fatkeqesi por duhet kishte ndodhur. Por kur do te pastrohet Shqiperia jone e dashur nga plehrat e politkes, kur Shqiptaret t’i djegin kete klase politike tradhetare te poshter si nje leter e panevojshme.
Përgjigju