Mario Zagallo, legjenda braziliane e futbollit u shua në moshën 92-vjeçare, teksa cilësohet si një ndër më të mëdhenjtë në botën e 'lojës së bukur'. Zagallo ka fituar Kupën e Botës në dy edicione radhazi 1958 dhe 1962 me Brazilin, ndërsa si trajneri ia doli të triumfonte në vitet 1970 dhe 1994 po me brazilianët. Ai është personi i parë që ka fituar Kupën e Botës si futbollist e më pas si trajner.
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku vlerëson kontributin e dhënë nga Zagallo dhe i shpreh ngushëllime familjes.
"Zagallo ishte një nga emrat më të mëdhenj që futbolli brazilian ka nxjerrë ndonjëherë. Kampioni i vetëm në futbollin botëror si lojtar dhe trajner. Trashëgimia e tij, karizma dhe e gjithë dashuria kushtuar futbollit ka mbetur. Ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Ngushëllime familjes", shkruan trajneri brazilian i kombëtares shqiptare.