Vrasja për hakmarrje në Tiranë/ Bilali u ndoq dhe u qëllua 15 herë, makina e autorëve e vjedhur në 2017 në Vlorë

TIRANE-Ish-polici Arben Bilali u ndoq për më shumë se 10 minuta nga atentatorët para se të vritej para shtëpisë së tij në Selitë (lexo këtu). Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se Arben Bilali bashkë me një shokun e tij kanë qenë në zonën e shkollës 'Vasil Shanto' me një makinë Golf 4. Pikërisht në këtë vend kamerat e sigurisë kanë filmuar një makinë Mercedez Benz që po ndiqte Arben Bilalin.

Kjo makinë me targa të falsifikuara, që i përkasin një 'FIAT'-i  në Vlorë, që pronari ka bërë denoncim se ja kanë vjedhur në gusht të 2017, nuk është pikasur nga ish-polici për shkak se ai ishte në vendin e pasagjerit. Që nga Shkolla Vasil Shanto deri tek banesa në Selitë, autorët kanë qëndruar pas makinës Golf dhe sapo ka dalë Arben Bilali e kanë qëlluar me breshëri automatiku me silenciator. Më shumë se 15 herë është qëlluar në drejtim të ish-polici, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autorët me kapele në kokë kishin mbuluar fytyrë dhe as kanë dalë nga makina. Arben Bilali dilte rrallë nga banesa, për të mos thënë fare. Prej disa vitesh ai i ruhej atentatit, për këtë arsye dilte vetëm në raste të veccanta nga shtëpia. Jashtë kamerave banorët shprehen se Bilali nuk ka dalë nga banesa as në raste vdekjesh të të afërmve. Fakti që atentatorët kanë patur dijeni për daljen e vetme të Bilalit nga shtëpia, shton dyshimet se një person tjetër ka spiunuar për lëvizjen e ish-policit.

Të 10 personat e shoqëruar, përfshirë edhe mikun e Arben Bilalit, kanë mohuar se kishin dijeni për atentatorët dhe nuk u njihnin ata. Autorët duket se kanë qenë vrasës me pagesë për nga mënyra si kanë kryer ekzekutimin dhe më pas janë larguar nga vendi I ngjarjes. Ata nuk kanë lënë asnjë provë në vendin ku vranë Arben Bilalin dhe ja dolën që Policia të mos bjerë në gjurmë të tyre. Pista kryesore e hetimeve deri më tani është hakmarrja.

Arben Bilalit më herët I janë vrarë dy vëllezërit e tij dhe vet ish polici I shpëtoi një atentati në vitin 2010. Policia thotë se Bilali dyshohet se përgjatë viteve 1994-1997 është përfshirë në një përplasje me një grup kriminal në Tiranë. Ky grup vijon të jetë ende aktiv në kryeqytet, por nuk janë gjetur ende prova që ata I lidh me këtë vrasje. Ish polici u ekzekutua mesditën e së mërkurës, vetëm pak metra larg banesës së tij. Në të njëjtën zonë ishin vrarë edhe vëllezërit e Arben Bilalit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 01/02/2019 03:09

    A di Kush me tregu qa kan ba kta vllezer se Po I vrasin kshu , se kto lajmet tona thon per hasmeri Po ka kan vra kta ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë