TIRANË - Zinxhiri i vrasjeve në Tiranë godet sërish familjen Bilali. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e sotme në zonën e Selitës është ekzekutuar me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë. Ndonëse ishte ruajtur prej vitesh duke u ngujuar, ka qenë ora 14:30 minuta të ditës së sotme kur ndaj Arben Bilalit, 50-vjeç, është hapur zjarr vdekjeprurës nga një automjet tip "Mercedens Benz" me ngjyrë të zezë dhe me targa të huaja. Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasur me disa atentate të përgjakshme.
Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Arben Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Arben Bilali ishte banor i zonës së Selitës dhe ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së tij teksa ai ishte duke ecur në këmbë. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se tre kanë qenë autorët e atentatit të cilët të maskuar kanë hapur zjarr në drejtim të ish-oficerit. Vrasësit janë larguar me shpejtësi në drejtim të "Unazës së Re" çka tregon se ata e kanë njohur mirë zonën. Kamera e një biznesi aty pranë dyshohet se ka filmuar momentin e atentatit, ndërkohë që grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe po i këqyr për të hedhur dritë mbi autorët e këtij krimi.
Report Tv mëson gjithashtu se Bilalit i është bërë një atentat edhe në maj të vitit 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur po në zonën e Selitës. Ndërsa disa muaj më pas, në gusht të vitit 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllanë, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos, 33-vjeç i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia. Ai u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e një bar-kafeje pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Ditën e sotme, në të njëjtën rrugë u ekzekutua edhe ish-oficeri Arben Bilali. Historiku i përgjakjeve vijon që nga viti 1997 kur është ekzekutuar një tjetër vëlla i Arben Bilalit, pikërisht Bujar Bilali.
Report Tv ka siguruar foto të viktimës gjatë atentatit të sotëm në Tiranë, Arben Bilali. Ish- polici u vra pas një atentati në zonën e Selitës, 20 metër larg nga shtëpia e tij. Bilali mori 7 plumba nga të cilët 3 në trup, ndërkohë më parë 2 vëllezër të Bilalit ishin vrarë pas një atentati, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali, ish- mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010. Ky ishte atentati i dytë për Arben Bilalin, pas atij të majit të vitit 2010.
Ish-oficeri i policisë Arben Bilali, 50 vjec, ka ndërruar jetë ketë të mërkurë në orën 14:30 teksa po i drejtohej banesës së tij, të gjendur në një zonë pranë Selitës në kryeqytet. Shtëpia e tij, sikurse mund ta shikoni, është një ndërtesë tre katëshe e pozicionuar pranë rrugës e ajo që tërheq më tepër vëmendje është prania e një kamere në katin e parë të saj.
Kjo deri diku konfirmon edhe faktin se Arben Bilali ruhej nga një atentat i dytë, duke u fshehur në banesën e tij e duke survejuar cdo lëvizje pranë saj. Atentati i parë ndaj tij është regjistruar në gusht të vitit 2010, po në zonën e Selitës, ku i mbeti i plagosur. Vrasja e Arben Bilalit vjen pas atyre të dy vëllezërve të tij, Bujar dhe Leonard Bilali, ndodhur përkatësisht në 1997-ën dhe 2010-ën. Familja Bilali ka qenë në konflikt me atë Xhabafti dhe vrasja e sotme dyshohet për hakmarrje.
Ndalohet nga policia një person i dyshuar si autor i vrasjes së ish-oficerit të policisë Arben Bilali. Report Tv mëson se i ndaluari është rreth moshës 30 vjeç. I riu dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Bilalit mesditën e sotme në zonën e Selitës në kryeqytet. Ai është shoqëruar në komisariat në këto momente dhe po merret në pyetje.
Leonard Bilali është ekzekutuar në një atentat në vitin 2010 në zonën e Selitës në kryeqytet. Ai ishte vëllai i vogël i ish-oficerit të policisë Arben Bilali, i vrarë sot 900 m nga vendi ku i vranë të vëllanë.
Leonard Bilali vrarë më 2010 vëllai i Arben Bilalit
Arben Bilali, ish-oficeri që u ekzekutua sot në Tiranë, kishte edhe bashkëshorten e tij, punonjëse policie. Report Tv mëson se ajo punon si shefe e sektorit të statistikat në Policinë e Shtetit. Ndërsa 50-vjeçari ka qenë efektiv policie në komisariatin nr.2 në kryeqytet si dhe pjesëtar i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Ai ishte larguar nga uniformat blu disa vite më parë. Arben Bilali është vëllai i tretë në familjen Bilali në Tiranë që ekzekutohet në atentat. Më herët, në 1997 dhe 2010, janë vrarë Bujar dhe Leonard Bilali. Ndërsa sot u ekzekutua vëllai i madh, Arben Bilali.
Një kamera sigurie e një biznesi ka filmuar momentin e vrasjes së ish-oficerit Arben Bilali në zonën e Selitës në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv pozicioni i kameras është në vijën e drejtë me vendin ku ka ndodhur ngjarja. Policia ka sekuestuar pamjet filmike.
Ky është njoftimi i policisë për ngjarjen e rëndë mesditën e sotme në kryeqytet ku u ekzektua në atentat, ish-oficeri Arben Bilali. Detaji i vetëm i dhënë nga policia është vetëm mosha e viktimës dhe orari i ngjarjes. Për gjithçka tjetër, policia është treguar e rezervuar. "Informacion paraprak. Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit".
Disa qytetarë janë bërë dëshmitarë të asaj që ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Selitës ku u ekzekutua ish-oficeri Arben Bilali. Sipas dëshmive të tyre kanë qenë tre persona të maskuar të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të 50-vjeçarit dhe më pas janë larguar me një automjet tip "Mercedes Benz S" me targa të huaja në drejtim të "Unazës së Re".
Shqiptarja.com ka siguruar edhe pamje nga vendi ku ndodhi vrasja ndaj Arben Bilalit. Në fotot e reporterit Antonio Çakshiri duken xhamat e një automjeti tipit "Hyundai" të prekur nga plumbat
Kjo ashte demokracija.
Përgjigju