Detaje të reja nga ekzekutimi i mafiozit grek në mes të Athinës, çfarë u gjet në automjetin e viktimës

Detaje të reja nga ekzekutimi i mafiozit grek në mes të Athinës, çfarë u gjet në automjetin e viktimës

Foto nga vendngjarja

1705237678_zjarr.png

Policia greke ka hapur portbagazhin e BMW-së Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekua në Athinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Nga grupi hetimor thanë se në automjetin e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë.

Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock. Vangjelis Zabunis nuk mundi t’i përdorë armët dhe t’i shpëtojë atentatit.

Mbi 80 plumba janë zbrazur ndaj 44-vjeçarit Vangjelis Zabunis nga të paktën 3 persona, në një atentat që tronditi të gjithë opinionin publik grek për nga egërsia e ekzekutimit.

Pak minuta pas krimit, policia gjeti në dalje të Athinës dhe një mjet të braktisur, i cili mendohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda tij u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe një pistoletë.

Vangjelis Zabunis ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke. Në vitin 2018, ai i shpëtoi një atentati  vetëm pasi autorit iu bllokua arma.

Zubunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në krye të listës së të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej me kontrabandë karburantesh, pijesh alkoolike si dhe gjobëvënie.

Policia deklaron se Vagjeli Zubunis u ekzekutua nga vrasës me pagesë, teksa ka rrethuar një pjesë të madhe të kryeqytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.


Lajmi kryesor:

Atentat në mes të Athinës! Ekzekutohet me mbi 90 plumba mafiozi 44-vjeçar, momenti kur atentatorët i 'shpartallojnë' makinën me plumba (VIDEO-FOTO-EMRI)


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore