Detaje të reja nga hetimi i SPAK për lëvizjen ‘MEK’: Hakerat përgjuan komunikimet e Iranit me zyrtarët e BE-së

 

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, dyshohet se ka qenë “përgjigje simetrike” e hakerave iranianë ndaj aktivitetit që organizata MEK nga kampi i Manzës po kryente ndaj Iranit.

Një fakt i tillë rezulton nga vendimi i gjykatës së posaçme, ku në faqen 5 të tij evidentohet se gjatë vitit 2022, institucionet Shqiptare u prekwn nga disa sulme kibernetike të cilat kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të ndryshme kritike.

Ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga struktura të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës së "MEK" që praktikisht janë opozita e regjimit iranian. Muxhahedinwt tw cilwt rezulton se kishin ngritur nw Manzw nw qendwr kibernetike,

Pasojë e sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë ishte publikimi i databazave të ndryshme të Ministrive shqiptare, adresave të e-mailit, numrave të telefonit të zyrtarëve e madje, edhe i të dhënave personale të drejtorit të policisë së kohës, Gledis Nano.

Në dosjen që po heton SPAK, për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” dhe “keqpërdorim i paisjeve” përshkruhet sulmi ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit, i bërë publik më 7 maj 2023. Oficerët e Njësisë C në policinë e shtetit në Tiranë, citojnë në kallëzimin e paraqitur në SPAK, njoftimet e publikuara në internet se Grupt hacktivist "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Muxhahedin -e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente Identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit të zyrtarëve të ministrise dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme.

Sipas kanalit të hakerëve në Telegram, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikes Islamike të Iranit dhe organizatat ishin në shënjestër. Pasi morën kontrollin e faqeve, në hakerat vendosën foto të liderëve të "MEK"-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenel dhe presidenti Raisi me kryq të kuq. Hackerat vendosën edhe sloganet "Vdekje Khamenel-t" një thirrje e hapur kundër regjimit në Iran dhe "Te fala Rajavit", në mbështetje të liderit aktual të grupit opozitar, thuhet në faqen 3 të vendimit të Gjykatës për kontrollet në Manzë.

Aktiviteti kibernetik i MEK dhe grupeve të lidhura me ta, sipas SPAK, ka qenë masiv. Grupi "Kryengritja deri në përmbysje", në qershor 2022, hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit, duke shfaqur slogane të ngjashme në faqet e internetit dhe duke lëshuar të dhëna të brendshme. Hakimi ndodhi pas një sulmi tjetër kibernetik në mars në portalin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik (Ershad) dhe faqet e internetit të lidhura me të, duke treguar fotot e Rajavit dhe duke bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të Iranit.

Dosja e prokurorisë, citon se MEK ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të hakuar korrespondencën e Republikes Islamike me zyrtarët evropiane për të finalizuar një marrëveshje për shkëmbimin e te burgosurve me Belgjikën, e cila do të lironte diplomatin iranian të burgosur Asadollah Assadi, në këmbim të punonjësit të ndihmave belg Olivier Vandecasteele. "MEK" ndërmori një fushatë të ashpër kundër marrëveshjes, duke sfiduar ekstradimin.

Procesverbali për kqyrjen e faqes me emërtimin @gbyamsarnegouni" tregoi se aty janë postuar disa dokumenta dhe video të dyshuara të hakeruara nga sistemet kompjuterike qeveritare në Republikën Islamike të Iranit.


Lajmi kryesor:

Dhuna brenda kampit? MEK s'i jep prokurorisë pamjet e kamerave, pyeten 10 anëtarë! Dyshohet se zhduken dokumente për sulmet kibernetike


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja