Kontrollet në kampin e MEK, Report Tv siguron vendimin e GJKKO: Dyshohet se nga Manza u kryen 2 sulme kibernetike ndaj Iranit! Në hetim për provokim lufte

Hetimet e SPAK ndaj anëtarëve të organizatës MEK në Shqipëri, kanë nisur pas një referimi të Njësisë C kundër krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit. Regjistrimi i procedimit penal nga Prokuroria e Posaçme është kryer në 18 maj të vitit 2023 për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve”. Sipas nenit, 211, të Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të vënë Republikën  e  Shqipërisë  përpara  rrezikut  të  ndërhyrjes  nga  fuqi  të huaja,  dënohet  me  burgim  jo  më  pak  se  pesëmbëdhjetë  vjet.

Sipas referimit dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Në dosje thuhet se republika  Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur dyshime në lidhje me këto sulme  si dhe në mënyrë të vazhdueshme  kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

“Hetimi në lidhje me këtë procedimi ka filluar nga monitorimi i bërë i rrjeteve sociale nga Njësia "C"- Hetimi Krimit Kompjuterik, ku ka rezultuar se me datë 08.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Anadolu Ajansi" është publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Ministria e Jashtme e Iranit konfirmon sulmin kibernetik, por mohon rrjedhjen e dokumenteve". Një grup hakerësh iraniane që e quan veten "Ghiam Sarnegouni" (Kryengritja deri në Përmbysje) pretendoi se kishte sulmuar serverët dhe bazat e të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke rrjedhur 50 TB te dhëna”, thuhet në dosje.

SPAK evidenton se Republika islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Shqipërisë. Institucionet e Shqipërisë janë prekur në vitin 2022 nga sulmet kibernetike, të cilat për pasoje kanë sjelle çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave te policisë së shtetit dhe institucioneve të ndryshme kritike. Sipas të dhënave ky sulm kibernetik dyshohet se mund te jete kryer nga strukturat të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës MEK që praktikisht janë opozita e regjimit Iranian.

Në dosjen prej 8 faqesh, e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, përmendet edhe nota verbale që ministria e jashtme e Iranit ka përcjellë ndaj ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ku flitet për tri skuadra terroriste të të arrestuara së fundmi është zbuluar se janë stërvitur në kampin e organizatës MEK në Durrës brenda territorit të republikës së Shqipërisë.

Në dosje, citohet procesverbali për këqyrjen e të dhënave në internet ku rezultoi se "Grupi në rrjetin social Telegram me emërtimin "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente Identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës te ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Po kështu, hetuesit citojnë edhe kqyrjen e të dhënave në internet në rrjetin social Telegram me emërtimin " @gbyamsarnegouni" ku rezultojnë të postuara disa dokumente dhe video të dyshuara të hakeruara nga sistemet kompjuterike qeveritare në Republikën Islamike të Iranit.

Nga këqyrja konstatohen të publikuara disa video dhe dokumente të ndryshme. Në postimin e bërë me datë 25.04.2022, ora 12:56, konstatohet se është e publikuar një video në të cilën shikohen disa faqe iraniane. Në postimin e bere me date 13.06.2022, ora 18:34 konstatohet një video e dyshuar e marrë nga kamerat e rrugëve në qytetin e Teheranit, në të cilën ka një mbishkrim me emërtimin "TEHRAN TRAFFIC CONTROL".

Dosja e SPAK përshkruan edhe sulmin e dyshuar kibernetik ndaj faqes dhe sistemeve të bashkisë së Teheranit, që mendohet se është kryer nga anëtarët e MEK nga Shqipëria. Bazuar në këto parashtrime të SPAK, gjykata e posaçme ka autorizuar kryerjen e kontrollit brenda kampit me dyshimet e aty fshihen prova dhe pajisje që ndihmojnë hetimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Dezertorët muxhahedinë, 450 braktisën kampin e Manzës, 50 ndodhen në Shqipëri

1687260156_mek.jpg

Report Tv sjell një pjesë të dosjes për kontrollin në kampin e MEK në Durrës, në të cilën shkruhet se SPAK dyshon se MEK ka organizuar disa sulme kibernetike ndaj qeverisë së Iranit. Hetimi i SPAK nën akuzat e sulmeve kibernetike me origjinë nga kampi i muxhahedinëve në Manëz zbulon se ky kamp nuk ishte fushë me lule për të gjithë iranianët e strehuar atje.

Sipas SPAK, nga 3 mijë muxhahedinë që u strehuan në 2018-n në këtë kamp, 450 prej tyre u arratisën. Nga këta, 300 janë larguar ilegalisht nga vendi ynë, 100 të tjerë kanë kaluar kufirin me dokumentacion të rregullt, ndërsa 50 të tjerë qëndrojnë në Tiranë. Në dosje jepen edhe detaje se si nisi përplasja e MEK me qeverinë iraniane, kur u krijuar kjo organizatë dhe vendosja e tyre në Shqipëri.

Pjesë nga dosja

Rezulton se Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit ("MEK"), është krijuar në vitin 1965 si një grupim revolucionar marksist-islamik. Ajo është krijuar nga një grup studentësh të majtë të cilët kishin për qëllim rrëzimin e Shahut të Iranit. Kur Shahu u rrezua nisi një përplasje tjetër mes muxhahedinëve dhe fondamentalistëve të Ajetollah Khomeni që morën pushtetin. Në fund të vitit 1981 shumë anëtarë dhe mbështetës të saj u larguan jashtë vendit dhe qendra e tyre kryesore e strehimit u be Franca. Në vitin 1986 lëvizja e zhvendosi bazën e operacioneve në lindje të Irakut deri në pushtimin e Irakut. Në këtë kohë u vendos që ata të mbaheshin në kampin "Ashraf", ish bazë ushtarake irakene. Më pas ata janë zhvendosur në kampin "Liria" jashtë Bagdatit. Për shkak të pasigurisë për jetën lindi edhe nevoja e zhvendosjes së tyre nga Iraku drejt vendeve të tjera, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria. Në Shqipëri kanë ardhur rreth 3000 shtetas Iraniane (ish-Ashraf/ "MEK") te zhvendosur prej Irakut mbi baza humanitare, ku 73 % e tyre janë meshkuj dhe 27% janë femra.

Rezulton se zhvendosja e parë me një numër prej 201 personash filloi në vitin 2013, e shoqëruar më pas dhe 400 personash në vitin 2014 dhe 500 te tjerë në vitin 2015. Megjithatë, pjesa më e madhe e zhvendosjes ishte gjatë vitit 2016, kur 1942 persona u zhvendosën me fluturime komerciale dhe charter. Me përjashtim të një fluturimi në shkurt 2016, zhvendosjet filluan me 21 Prill nëpërmjet fluturimeve komerciale në masën 2 herë në javë me nga 20 persona në çdo fluturim ndërsa fluturimet charter filluan me 12 qershor deri me 9 shtator 2016. Policia Kufitare e Migracionit regjistroi në mbërritje çdo person si dhe pajisi me Leje Qëndrimi provizore mbi baza humanitare të gjithë të ardhurit. Të mbërriturit fillimisht janë vendosur në dy zona në Tiranë (në apartamente të marra me qira nga UNHCR), përkatësisht në pallatet: "FRATARI" (pranë City Park) dhe "ERA" (në rrugën për Durrës).

Në total 1777 persona (të mbërritur në vitin 2016) janë akomoduar: 1119, të gjithë burra në pallatet "FRATARI" dhe 657 në "ERA" (shumica femra). Drejtuesit e "MEK" kanë siguruar akomodimin për të gjithë dhe nga vitin 2018 e më pas është bërë zhvendosja e të gjithë pjesëtarëve të organizatës në Kampin Ashraf 3 në Manzë, Durrës. Që prej fillimit të zhvendosjeve rreth 450 persona kanë zgjedhur të largohen dhe nga këta rreth 50 persona janë ende në Shqipëri. Nga të larguarit jashtë vendit rreth 100 janë dërguar në mënyrë legale dhe janë vendosur në vende të treta si: SHBA, Itali, Britaninë e Madhe, vendet Nordike, ndërsa rreth 300 janë larguar në mënyrë ilegale.

Ora 19:22
Dosja për kontrollin në MEK/ Dyshohet se MEK hakeroi 5 mijë kamera në Iran, publikuan video në Telegram nga trafiku në Teheran

1687263135_mek.jpg

Në dosjen që Report Tv ka siguruar për vendimin e GJKKO për kontrollin në MEK, shkruhet se dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Konkretisht, si edhe në detajet e tjera që Report Tv ka përcjellë, grupi dyshohet se ka hakuar mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit.

Madje, sipas procesverbalit, thuhet se në një kanal në telegram, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje”, që dyshohet se është i lidhur me anëtarët e MEK në Shqipëri, kanë publikuar video në rrjetin social nga pamjet e sigurisë që kishin hakeruar nga Irani. Në postimin e bërë në Telegram shkruhej se ishin pamje nga kontrolli i trafikut në Teheran.

“Në postimin e bërë me datë 13.06.2022, ora 18:34 konstatohet një video e dyshuar e marrë nga kamerat e rrugëve në qytetin e Teheranit, në të cilën ka një mbishkrim me emërtimin "TEHRAN TRAFFIC CONTROL", shkruhet në dosje.

Ora 19:22
Dosja, SPAK: MEK fuksionon si strukturë e centralizuar dhe hierarkike! Ardhja e tyre zgjoi interesin e Iranit në Shqipëri

1687260156_mek.jpg

Në parashtrimet e SPAK drejtuar GJKKO-së për të kërkuar leje për kontrollin e kampit MEK, nënvizohet se në kampin MEK ka një strukturë të centralizuar dhe hierarkike, ku drejtuesja e kësaj organizate është shtetasja Maryam Rajavi, bashkëshortja e ish themeluesit të organizatës Massoud Rajavi. Gjithashtu shpreh shqetësimin se si Irani ashtu dhe MEK në Shqipëri vijojnë “hakmarrjen”

Sipas të dhënave tona Organizata "MEK" rezulton se : Ka një strukturë të centralizuar dhe hierarkike, ku drejtuesja e kësaj organizate është shtetasja Maryam RAJAVI, bashkëshortja e ish themeluesit të organizatës Massoud RAJAVI. Në kampin e organizatës "MEK" ka struktura strikte sigurie. Ardhja e "MEK" në Shqipëri ka zgjuar interesat iraniane në Shqipëri duke bërë që strukturat e shërbimeve inteligjente të Iranit të kenë një vëmendje të shtuar të aktivitetit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Fokusi i strukturave të inteligjencës iraniane ka qenë rritja e aktiviteteve propagandistike kunder "MEK" me qëllim që të shkëpusë nga organizata sa me shumë anëtarë të saj dhe dobësimin e kësaj organizate deri në shpërbërjen e plotë saj duke zhvilluar një fushatë informacioni mbi rrezikun qe "MEK" paraqet me qëndrimin e saj në Shqipëri. Organizata "MEK" eshte duke bërë të njëjtën gjë dhe nga ana e tyre kanë rritur aktivitetin për t'ju kundërvënë kësaj strategjie

Ora 18:51
Dosja, SPAK: Irani "notë verbale" ministrisë së jashtme shqiptare: Tre skuadra terroriste u stërvitën në kampin e MEK në Manzë

1687260156_mek.jpg

SPAK në dosjen dorëzuar GJKKO ku kërkon marrjen e vendimit për kontroll të kampit MEK në Manzë të Durrësit evidenton se Republika islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Shqipërisë. Institucionet e Shqipërisë janë prekur në vitin 20022 nga sulmet kibernetike, të cilat për pasoje kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave te policisë së shtetit dhe institucineve të ndryshme kritike.

Sipas të dhenave ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga strukturat të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës MEK që prakitikisht janë opozita e regjimit Iranian.

Në dosjen prej 8 faqesh përmendet edhe nota verbale që ministria e Jashtme e Iranit ka përcjelle ndaj ministrinë për Europen dhe Punët e Jashtme ku flitet për tri skuadra terroriste të të arrestuara së fundmi dhe që zbulohet se janë stervitur në kampin e organizatës MEK në Durrës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu ka rezultuar se gjatë vitit 2022, shteti institucionet Shqiptare janë prekur nga disa sulme kibernetike të cilat për pasojë kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të ndryshme kritike. Sipas të dhënave ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga struktura të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës së "MEK" që praktikisht janë opozita e regjimit iranian.

Me date 08.09.2022, Këshilli i Ministrave vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si dhe u bë largimi i gjithe stafit diplomatik nga territori i Republikës së Shqipërisë. Nga monitorimi i burimeve të hapura (rrjete sociale) e në vazhdimësi ka rezultuar se gjatë fundit të vitit 2022, u konstatua një rritje e retorikës kërcënuese nga Repulika Islamike e Iranit dhe strukturave të Inteligjencës së tyre për të kryer sulme të mundshme, përfshirë edhe sulme me dron ndaj organizatës "MEK" me qëndrim prej disa vitesh në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike i ka përcjelle "Note Verbale" Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku ndër të tjera thuhet se sipas inteligjencës së besueshme dhe to dokumentuar e cila është siguruar nga agjencitë e sigurisë të Republikës Islamike Iraniane për tre skuadra terroriste të arrestuara së fundmi, është zbuluar se janë stërvitur në kampit të Organzitës se "MEK" ne Durrës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga analiza e të dhënave të siguruara nga policia gjyqesore, rezulton se organizata "MEK" dhe pjesetare të saj, të akomoduar në vendin tone, paraqiten objektiv i rëndësishëm për Iranin dhe përfaqësuesit e tj zyrtare në Shqipëri.

Rezulton se Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit ("MEK"), eshte krijuar në vitin 1965 si nje grupim revolucionar marksist-islamik. Ajo eshte krijuar nga nje grup studentësh të majtë të cilët kishin për qëllim rrëzimin e Shahut të Iranit. Kur Shahu u rrezua nisi një përplasje tjetër mes muxhahedinëve dhe fondamentalistëve të Ajetollah Khomeni që morën pushtetin. Ne fund të vitit 1981 shumë anëtarë dhe mbështetës të saj u larguan jashtë vendit dhe qendra e tyre kryesore e strehimit u be Franca. Në vitin 1986 levizja e zhvendosi bazën e operacioneve në lindje të Irakut deri në pushtimin e Irakut. Në këtë kohë u vendos që ata të mbaheshin në kampin "Ashraf", ish bazë ushtarake irakene. Më pas ata janë zhvendosur në kampin "Liria" jashtë Bagdatit. Për shkak të pasigurisë për jetën lindi edhe nevoja e zhvendosjes së tyre nga Iraku drejt vendeve të tjera, mes të cileve ishte dhe Shqipëria.

Ora 18:37
Si ra SPAK në gjurmët e sulmeve kibernetike të MEK! Media iraniane: Hakeruan 5 mijë kamera sigurie, publikuan emrat e 11 mijë punonjësve të Ministrisë së Jashtme iraniane

1687365285_serveramek.jpg

Report Tv sjell detaje nga vendimi i GJKKO-së për kontrollin në kampin MEK në Durrës, pas dyshimeve të SPAK se ata kanë kryer sulme kibernetike ndaj qeverisë së Iranit dhe institucioneve të tjera iraniane. Në dosje, thuhet se këto dyshime janë ngritur pas hetimeve që ka zhvilluar që ka zhvilluar Njësia "C" nga Hetimi i Krimit Kompjuterik, si edhe Drejtoria e Antiterrorit, të cilët kanë evidentuar shkrime të publikuar në disa media online iraniane në të cilat shkruhej se grupi i hakerëve “Kryengritja deri në Përmbysje”, që sipas mediave iraniane është i lidhur me anëtarët e MEK në Durrës, kanë kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve iraniane në qershor të vitit 2022.

Media online Iran International, në artikullin e publikuar në datë 07.05.2023 shkruan se Ministria e Jashtme e Iranit ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe grupi "Kryengritja deri në përmbysje” ka publikuar qindra dokumente identifikimi të punonjësve, procesverbale të takimeve, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme.

Në dosje thuhet se në artikullin e publikuar nga media, shkruhet se në qershor 2022, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje” hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit. Pre e sulmeve kibernetike ka rënë edhe Ministria e Kulturës iraniane. Ndërkohë, grupi i hakerave publikonte në telegram foto të liderëve të"MEK"-ut, si dhe foto të liderit Iranit Ali Khamenei, ku mbi fotot e këtij të fundit vendosnin kryqe të kuqe dhe mesazhe me mbishkrimin "Vdekje Khamenel-t".

“Me datë 07.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Iran International" dhe me adrese https://www.iranintl.com/en/202305079860, është publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Hacktvistet synojnë Ministrinë e Jashtme të Iranit, rrjedhje e të dhënave", dhe artikulli vijon si më poshtë: "Grupi hacktivist "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq ("MEK"), publiko qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hackerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikës Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve të"MEK"-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t'a. Gjithashtu në faqe kishte slogane "Vdekje Khamenel-t" dhe "Te fala Rajavit", liderit aktual të grupit opozitar. "Ne Iran po zhvillohet nje revolucion i madh Kryengritja do te vazhdojë derisa te shembet pallati i shtypjes. Revolucioni demokratik i Iranit do të jetë fitimtar", thuhet në mesazhin në faqe. Shumica e faqeve u mbyllen mesditën e së dielës. "Kryengritja deri në përmbysje", tashmë kishte hakuar dhe çaktivizuar disa faqe interneti dhe shërbime të regjimit. Ne qershor 2022, ajo hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit, duke shfaqur slogane te ngjashme në faqet e internetit dhe duke lëshuar te dhëna te brendshme. Hakimi vjen pas një sulmi tjetër kibernetik në mars në portalin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik (Ershad) dhe faqet e internetit të lidhura me te, duke treguar fotot e Rajavis dhe duke bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të vendit”, thuhet në dosje.

Ora 18:26
Kontrolli i kampit MEK, Dosja: Një muaj më parë "Justice Homeland" paralajmëroi: 'Prisni një hakmarrje që do të synojë shqiptarët'

1687364774_server.jpg

Report TV siguron dosjen e vendimit që lejon kontrollin e ambienteve të kampit MEK në Manzë të Durrësit dhe që u ndërmor më 20 qershor. Vendimi i GJKKO-së mban datën 19 qershor dhe është firmosur nga gjyqtarja Etleva Deda. 

Më 16 mars 2023 oficerët e policisë gjyqësore kanë kontrolluar faqen e telegramit "Justice Homeland" ata që morën përsipër autorësinë e sulmit kibernetik të ndodhur në korrik të 2022 u publikuan emailet e punonjësve të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë si dhe ndër të tjera dhe një foto ku me mbishkrimin "Sipas të dhënave të publikuara në faqen e "MEK"-ut, toka e Durrësit është përdorur si seli e kryerjes së sulmeve fizike dhe kibernetike kundër vendeve të tjera. “Prisni një hakmarrje që do të synojë shqiptaret"

Po në këtë faqe një muaj më parë më 3 shkurt 2023 shkruhej se stuhia nuk kishte filluar dhe se Shqipëria po vuante pasojat e strehimit të muxhahedinëve.

Më datë 18.05.2023, janë përpiluar aktet si më poshtë: Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet me emërtimin "Anadolu Ajans!" dhe me adrese https://www.aa.com.tr/en/middle-east/irans-foreign-ministry-confirms-cyberattack-but- denies-leak-of-documents/2891575#/

Procesverbali per kqyrjen e të dhënave ne internet me emërtimin "Iran International" dhe me adrese https://www.iranintl.com/en/202305079860, ku nga kqyrja e këtij artikulli rezultoi që: "Grupi në rrjetin social Telegram me emërtimin "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me baze në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrise dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hakerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikes Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve te "MEK"-ut si dhe foto të liderit suprem te Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t'a".

Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet në rrjetin social Telegram me emërtimin "¿ @phyamsarnegouni" dhe me adrese https://t.me/s/ghyamsarnegouni. Nga kqyrja në këtë grup në këtë mjet social rezultojnë të postuar disa dokumenta dhe video të dyshuara të hakeruara nga sistemet kompjuterike qeveritare në Republikën Islamike të Iranit. Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet në rrjetin social Telegram me emërtimin

"Justice Homeland" https://web.telegram.org/k/#@JusticeHomeland1. Nga postimi i bërë në këtë mjet social me datë 16.05.2023 janë publikuar email-et e punonjësve të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, si dhe ndër të tjera edhe një foto me mbishkrimin "Sipas të dhënave të publikuara në faqen e "MEK"-ut, toka e Durrësit është përdorur si seli e kryerjes së sulmeve fizike dhe kibernetike kundër vendeve të tjera. Prisni një hakmarrje që do të synojë shqiptaret."

Ora 17:54
Vendimi për kontrollin në MEK/ Nga ‘Provokimi i luftës’ te ‘Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike’, akuzat e ngritura në procedimin penal të nisur nga SPAK ndaj muxhahedinëve

Një ditë më parë, Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ushtroi kontrolle në ambientet e kampit MEK në Manzë të Durrësit, pas dyshimeve se anëtarë të opozitës iraniane kryenin sulmeve kibernetike. Report Tv ka siguruar vendimin e GJKKO-së, i cili pas kërkesës së SPAK, dha lejen për të zhvilluar kontrollet në ambientin e kampit në Durrës. Në dosje thuhet se pas hetimeve që ka zhvilluar Njësia "C" nga Hetimi i Krimit Kompjuterik, si edhe Drejtoria e Antiterrorit, SPAK ka regjistruar procedimin penal më 15 maj të vitit 2023 për disa vepra penale si "Provokim i luftës", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike". "Keqpërdorimi i pajisjeve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".

Procedimi penal është regjistruar pasi SPAK, dyshon se Muxhahedinët në Manzë kanë kryer sulme kibernetike në periudha të ndryshme ndaj shtetit të Iranit dhe institucioneve iraniane.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal nr. 130, te vitit 2023, për veprat penale "Provokim i luftës", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike". "Keqpërdorimi i pajisjeve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal", te parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal”, thuhet në dosje.

Ora 17:46
Si nisën hetimet për muxhahedinët e kampit MEK: Nga gjurmimi i rrjeteve sociale tek shkrimi që i parapriu sulmit kibernetik të ministrisë së Jashtme Iraniane

1687364763_server.jpg

Report TV siguron dosjen e vendimit që lejon kontrollin e ambienteve të kampit MEK në Manzë të Durrësit dhe që u ndërmor më 20 qershor. Vendimi i GJKKO-së mban datën 19 qershor dhe është firmosur nga gjyqtarja Etleva Deda. 

Hetimi duhet se ka nisur nga monitorimi i rrjeteve sociale ku më 8 maj  2023 në faqen e internetit me emërtimin "Anadolu Ajansi" është publikuar një artikull në gjuhën angleze ku shkruhej se ministria jashtme e Iranit më 7 maj ishte përballur me një sulm kibernetik, por mohon rrjedhjen e dokumenteve.

Ndërkohë më herët një grup hakerësh iranianë të vetëquajtur "Ghlam Sarnegouni" (Kryengritja deri në Përmbysje) pretendoi se ishin ata autorët e sulmit të bazave të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke rrjedhur 50 TB te dhena.  Sipas raportimeve thuhej se grupi i hakerave ishin të lidhur me grupin opozitar iranianë me bazë në Shqipëri, Mujahideen Kila ("MEK"). 

Hakeret publikuan një sasi të madhe dokumentesh karta identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefoni punonjesve te ministrisë në kanalin Telegram te grupit.

Dokumentet e lëshuara përfshinin korrespondence midis zyrtartve iraniane dhe evroplane mbi marrëveshjen e shkëmbimit të burgjeve midis Iranit dhe Belgjikës, e cila do të lirojë respektivisht diplomatin Iranian Asadollah Assadi dhe punonjesin belg te ndihmes Olivier Vandecasteele.

"Hetimi në lidhje me këtë procedimi ka filluar nga monitorimi i bërë i rrjeteve sociale nga Njësia "C".  Hetimi Krimit Kompjuterik, ku ka rezultuar se me datë 08.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Anadolu Ajansi" dhe me adrese https://ëëë.aa.com.tr/en/middle-east/trans-foreign-ministry- confirms-cyberattack-but-denies-leak-of-documents/2891575#, eshtë publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Ministria e Jashtme e Iranit konfirmon sulmin kibernetik, por mohon rrjedhjen e dokumenteve", dhe artikulli vijon si më poshtë: "Ministria e Jashtme e Iranit të dielen vonë konfirmoi nje sulm kibernetik ne faqen e saj të informacionit, por mohol raportet për rrjedhjen e dokumenteve dhe 18 dhënave.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, tha se faqja e informacionit te ministrisë Ishte hakuar, por "masat e nevojshme" u morën menjëherë për të rivendosur faqen e internetit. Ai megjithate, mohoi pretendimet që qarkullonin mediat sociale për rrjedhjen e dokumenteve dhe bazave te te dhenave si dhe hakerimin e serverève dhe sistemeve të ministrisë.Zëdhënësi theksoi gjithashtu se informacionet dhe imazhet e publikuara në emër të Ministrisë së Jashtme të Iranit në hapesiren kibernetike janë "të rreme dhe të pabaruara".

Më herët të dielën, një grup hakerësh iranianë që e quan velen "Ghlam Sarnegouni" (Kryengritja deri në Përmbysje) pretendoi se kishte sulmuar serverêt dhe bazat e të dhënave të ministrisë, duke hequr 210 faqe interneti dhe duke rrjedhur 50 TB te dhena.

Sipas raportimeve, grupi i hakertve eshte lidhur me grupin opozitar tranian me bazë në Shqipëri, Mujahideen Kila ("MEK"). Grupi eshte cilesuar si nje "organizate terroriste" nga Republika Islamike. Hakeret pablikuan një sasi të madhe dokumentesh karta identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefont punonjesve te ministrisë në kanalin Telegram te grupit. Dokumentet e lëshuara përfshinin korrespondence midis zyrtartve iraniane dhe evroplane mbi marreveshjen e shkëmbimit të burgjeve midis Iranit dhe Belgjikës, e cila do të lirojë respektivisht diplomatin Iranian Asadollah Assadi dhe punonjesin belg te ndihmes Olivier Vandecasteele. Nuk eshte hera e parë që ky grup hakerash pretendon sulme kibernetike ne faqet e internetit që i përkasin institucioneve qeveritare iraniane. Në qershor 2022, ajo pretendoi se kishte hakuar 5000 kamera sigurie, si dhe faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit"

Me date 07.05.2023, në faqen e internetit me emërtimin "Iran International" dhe me adrese https://www.iranintl.com/en/202305079860, &shtë publikuar një artikull në gjuhën angleze me titull "Hacktvistet synojnë Ministrinë e Jashtme të Iranit, rrjedhje e të dhënave", dhe artikulli vijon si mě poshtë: "Grupi hacktivist "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqiperi, Mujahideen-e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrise dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hakerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrine si ambasadat e Republikes Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve 18 "MEK"-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t'a Gjithashtu në faqe kishte slogane "Vdekje Khamenel-t" dhe "Te fala Rajavit", liderit aktual të grupit opozitar. "Ne Iran po zhvillohet nje revolucion i madh Kryengritja do te vazhdojë derisa te shembet pallati i shtypjes. Revolucioni demokratik i Iranit do të jetë fitimtar", thuhet në mesazhin në faqe. Shumica e faqeve u mbyllen mesditën e së dielës. "Kryengritja deri në përmbysje", tashmë kishte hakuar dhe çaktivizuar disa faqe interneti dhe sherbime të regjimit"- thuhet në dosje. 

Nga ana e policisë është referuar fakti se dyshohet se nga organizata "MEK" (Organizata e Mujhahedinëve se Popullit së Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Ndërkohë që Irani kërcënon se do të ndërmarrë sulme  ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

“Me date 18.05.2023, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, në Njësinë "C". Hetimi i Krimit Kompjuterik, pranë Departamentit të Policise Kriminale si dhe oficerëve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme te Policise se Shtetit, është referuar kallëzimi penal për veprat penale "Provokim i luftës", "Pergjimi i paligjshëm i te dhenave kompjuterike". Ndërhyrja në it dhenat kompjuterike", "Nderhyrja në sistemet kompjuterike", "Keqpërdorimi i paisjeve", te parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal.

Nga ana e tyre, është referuar fakti se dyshohet se, nga organizata "MEK" (Organizata e Mujhahedinëve se Popullit së Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Duke qenë se statusi i qendrimit të organizates "MEK" ne Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur keto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës "MEK". Po ashtu, Republika Islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës së Shqipërisë përpara disa kohësh, gjë e cila ka cënuar seriozisht sigurinë kibernetike dhe integritetin kibernetik të shtetit shqiptar" thuhet ne dosje.

Ora 13:57
Report Tv siguron vendimin e GJKKO për kontrollet në kampin e MEK! Dyshohet se kryen sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme të Iranit

1687348514_1687265189A8.jpeg

Report Tv ka siguruar vendimin e GJKKO-së për kontrollet në kampin e MEK në Manzë të Durrësit. Episodi i parë i dyshuar është sulmi ndaj MInistrisë së Jashtme të Iranit, të cilës i janë kopjuar 210 faqe materiale të dhëna prej 50 terrabite.

Ora 13:30
Kontrolli tek kampi i MEK, Reagon Irani: Janë rrezik, Shqipëria t’i largojë

1687347115_mnins.jpg

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kana’ani thotë se Shqipëria duhet t'i marrë seriozisht kërcënimet e paraqitura nga MKO.

Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq (MKO i njohur gjithashtu si MEK, NCRI ose PMOI) do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e mikpritësit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste” thuhet në deklaratën e tij.

 

Reagimi vjen pas operacionit të kontrollit që policia shqiptare ndërmori një ditë më parë në kampine  Manzës ku dhe u gjetën 17 godina me servera kompjuterash dhe muxhahedinët u përplasën me policinë. 

Më tej ai thotë se shpreson se qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e tyre.

Ora 12:19
Kontrollet në kampin e MEK, burime: Informacioni ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, provat do të analizohen

1687260156_mek.jpg

Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi nga prokurori e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit kanë pasur indicie nga jashtë Shqipërisë.  Ndërkohë të gjitha provat e sekuestruara po verifikohen. Nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe urdhër-arreste. Veprimtarinë e tyre dyshohet se e kanë kryer kundër shteteve jashtë Shqipërisë.

Ora 11:18
Kontrollet në kampin e MEK, policia e Durrësit vë nën hetim 6 drejtues të organizatë

1687265231_mek.jpeg

6 drejtues të organizatës MEK janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit, pasi u përplasën një ditë më parë me efektivët e policisë, gjatë kontrollit të kësaj të fundit me urdhër të GJKKO-së, brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Nën hetim janë vënë H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç. Ata po procedohen penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

‘Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe dëmtuan automjetet e Policisë, me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit të GJKKO-së për të ushtruar kontrolle në vendqëndrimin e organizatës MEK, procedohen penalisht 6 shtetas, drejtues të organizatës MEK

Më datë 20.06.2023, shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të planit operacional të hartuar me qëllim ekzekutimin e vendimit penal nr. 262, të datës 19.06.2023, të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë ushtruar kontrolle në ambientet e vendqëndrimit të organizatës MEK, në njësinë administrative Manzë, Durrës, për gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme që mund të gjendeshin në ambientet e rezidencës.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale konform ligjit, shërbimet e Policisë janë ndeshur me kundërshtimin e dhunshëm dhe të vazhdueshëm të shtetasve që strehoheshin në rezidencë, të cilët tentuan të pengonin shërbimet e Policisë për të vijuar kontrollet dhe për të sekuestruar provat materiale, objekt i vendimit të GJKKO-së.

Si pasojë e kundërshtimeve të dhunshme dhe të vazhdueshme, janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe automjete të Policisë së Shtetit. Pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tyre, punonjësit e Policisë janë vetëpërmbajtur deri në ekstrem, duke mos iu përgjigjur proporcionalisht dhunës që po ushtrohej ndaj tyre.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera për këtë qëllim, si dhe pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, për 6 shtetas iranianë, rezidentë në vendqëndrimin e organizatës MEK, konkretisht:

H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç.

Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSH-së, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar me prova ligjore, veprimet e kundërligjshme të kryera nga shtetasit rezidentë në vendqëndrimin MEK, gjatë zhvillimit të operacionit të kryer nga Policia e Shtetit, në zbatim të vendimit të GJKKO-së, për kontrollin në ambientet e brendshme të rezidencës.’- njofton policia.

M.Q./M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2023 01:02

    Let me guess-MEK org. revolucionare marksiste-islamike e krijuar ne 1965 kundershtare e Shahut,i cili ishte vendosur e mbeshtetur nga SHBA,kurse keta te mbeshtetur nga BS ne ate kohe,ashtu sic mbeshtesnin te gjitha levizjet <<marksiste>> te te gjitha ngjyrave ne ate kohe qe nga Che Guevara e Castro ne Kube,levizjet e Nikaraguas e Salvadorit e deri ato ne Afrike,apo Azi e Indokine e ndonje individ te cmendur si /Chakalli/qe morren peng perfaqesuesit e OPEK,apo Arafatin e OCP ku perzihej,nacionalizmi,islamizmi e pak komunizem neper te.Dhe mbasi u permbys Shahu dhe fuqine e mori Ajatollah Komeini,kundershtar i cdo gjeje perendimore,kapitaliste e komuniste,keta nderuan padron e ju bashkuan amerikaneve armiqve per vdekje te Komeinit.Duket qe amerikanet e urrenin Komeinin me shume se ruset,sidomos,pas permbysjes se Shahut dhe krizes se pengjeve dhe duket qe ruset kane perkrahur Komeinin e ndoshta u kane shitur e arme,sa kohe qe behej fjale per lufte kunder U.S.Dhe sot akoma vuajme pasojat e lojerave politike te gjithe asaj periudhe nga vitet 50-80'!

    Përgjigju
  • endrih: 21/06/2023 19:46

    MEK i ka rene shqiperise pervec iranit. Ka dale qe i kane rene keta e jo irani infrastrutkrues sone. Jane UFO te shkojne jashte shqiperise ku te gjejne vend boll i mbajtem.

    Përgjigju
  • Arben: 21/06/2023 16:39

    Sulme te MEK ndaj Iranit? Sikur per kete pune kishin ardhur ketej ata! Kjo gje dihej! Kushedi se ku i'a kane prishur SHBA-se keta?! E pastaj policia jone ben si e pavarur! Ishalla nuk po sulmon policia jone ukrainasit qe strehohen ketej! Se me siguri do kene bere ndonje sulm kibernetik ndaj Rusise!

    Përgjigju
  • Toni: 21/06/2023 14:16

    Amerika e dha lejen. Sa me pare largojini keta nga Shqiperia.

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 21/06/2023 11:39

    Veprim i drejte i policise. Sulmet kibernetike, ligjerisht, jane ekuivalente me sulmet ushtarake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty