'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
Masakra e Dobraçit, Shkodër
SHKODËR - Detaje të reja janë zbuluar nga masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor.
Burime nga grupi hetimor i thanë Report Tv se dy javë më parë policia ka arrestuar në Shkodër personin që kishte vjedhur makinën tip "Range Rover Sport" në Durrës që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.
Arrestimi i tij është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor me pretendimin mund t'i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.
Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment ka pranuar të japë deklarime.
Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.
Mjeti rezultoi të ishte vjedhur dhe denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.
Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë.
Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.
Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital . Tre ditë më pas vdiq në spital edhe Bashkim Basha. Në makinë me Licin dhe Arlind Bushatin udhëtonte dhe një person i tretë, që dyshohet se është Ibrahim Lici. Ky I fundit ka dalë nga makina i ka dhënë ndihmën e parë viktimave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka ardhur ambulanca.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.5%
-
Jo
10.9%
-
S'do votoj
7.5%
Vota total: 677
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjysmëfinalja kundër Dinamos, Thomas Brdaric: Vllaznia me ide të qarta, duam finalen e Kupës
1 Prill, 11:49
-
Arrestimi David Simonit dhe Mikelian Tomës në Shkodër, gjendet lënda plasëse që kishin në motor! E hodhën gjatë ndjekjes nga policia
1 Prill, 11:13
-
Pas 11 vitesh emigracioni në Firence investoi në vendlindje, Rama sjell shembullin e Ndoc Fushës nga Shkodra: Shqipëria ka nevojë për ne
31 Mars, 22:15
-
SPECIALE/ Marubi, historia e dinastisë që ruajti Shqipërinë e zhbërë
30 Mars, 14:23
-
Thomas Brdaric: Me Egnatian gjyqtarja dhe VAR gabuan! Jemi Vllaznia, s'mund të bëjnë çdo gjë me ne
29 Mars, 15:38
-
Arrestimi i dy të rinjve në Shkodër/ Dyshohet se do të vendosnin tritol, përplasen teksa ndiqeshin nga policia! Motori rezultoi me targë të vjedhur! Kyçin gojën
28 Mars, 11:07
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
Violinisti Lorenc Radovani dhe pianistja Fatma Spahiu koncert recital në Shkodër, muzika klasike mirëpritet nga publiku
27 Mars, 16:21
-
Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)
27 Mars, 12:15
-
Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...
26 Mars, 18:09
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
Xhaxhi i bente keta te kendonin si bilbila
PërgjigjuPERDORNI METODAT E PARA VITEVE 1990,,,,TREGON MENJEHERE PASTAJ....
Përgjigju